BREAKING NEWS

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë nga shtëpia/ Bora Zemani reagon për herë të parë për Donaldin dhe bën deklaratën që askush nuk e priste: Ju lutem qetësohuni!

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën epidemiologjike në vend: Një viktimë në 24 orët e fundit, ja sa infektime janë regjistruar

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën
x
BREAKING NEWS

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh çmimin marramendës që kushton: 15 mijë dollarë vetëm në një orë për të udhëtuar. Lëviz me flatra...

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh
x
BREAKING NEWS

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur mëshirë/ Arrestohet djali i humoristit të njohur shqiptar. Zbardhet ngjarja

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur
x
BREAKING NEWS

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon ambasadorja Yuri Kim dhe jep mesazhin e fortë

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon
x
BREAKING NEWS

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do të përballen me reshje masive dhe rrufe gjatë fundjavës. Ja kur pritet më e keqja

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do
x
BREAKING NEWS

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm, ndërron jetë drejtori i këtij gjimnazi në Shqipëri (EMRI)

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm,
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët për të nisur protestat pas 11 dhjetorit, tubime para Kryeministrisë dhe selisë së PD

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët
x

Kultura

Muze, Ministria e Kulturës apo dhe objekte të tjera të trashëgimisë, në programin e restaurimit

Muze, Ministria e Kulturës apo dhe objekte të tjera të

Muzeu Etnografik Krujë, kulla Veneciane, Muzeu Etnografik në Kavajë, etj, do të restaurohen. Po ashtu pjesë e konservimit dhe rijetëzimit veç disa objekteve të trashëgimisë kulturore është dhe Ministria e Kulturës. Kjo u bë me dije të mërkurën nga ministrja e Kulturës Elva Margariti. Ministrja Margariti në një status të saj shprehet se pas tri kantiereve të para, të tjera site presin t'i nënshtrohen restaurimit dhe rijetëzimit. “Në mbledhjen më të fundit komitetit drejtues të programit “EU4Culture”, me Ambasadorin e European Union in Albania, Luigi Soreca e përfaqësues të UNOPS prezantuam sitet e tjera, ku pritet të nisë puna në muajin dhjetor. Bëhet fjalë për Muzeun Etnografik në Krujë; urën e Kurçajt, Kullën Veneciane; Muzeun Etnografik në Kavajë; Hamamin në Durrës dhe Teatrin e Kukullave”, shprehet në një status të saj ministrja e Kulturës. Në vijim ministrja Elva Margariti thotë se projekti do të vijojë dhe për objekte të tjera të trashëgimisë kulturore në vendin tonë. “Po ashtu morëm vendimin për zhvillimin e projektit të konservimit dhe rijetëzimit për Kalanë e Ishmit, rrënojat e Kishës së Shën Marisë në Mamurras; ndërtesën e ish- të Persekutuarëve Politikë, Arqipeshkëvisë në Durrës dhe godinën e Ministrisë së Kulturës”, shprehet ministrja Margariti në një status të saj. Më herët u bë me dije se programi “EU4Culture” do të dedikojë 40 milionë euro në rigjallërimin e qendrave dhe monumenteve të trashëgimisë kulturore të prekura nga tërmeti në Shqipëri. Programi “EU4Culture” zbatohet nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projektit (UNOPS). “EU4Culture” është një nga programet më të mëdha të trashëgimisë kulturore të hartuara ndonjëherë nga Bashkimi Evropian, për sa i përket numrit të monumenteve dhe fondeve të përfshira.