BREAKING NEWS

Ja strategjia e Lulzim Bashës për të ardhur në krye të PD dhe si do e përzërë Sali Berishën pasi gjykata të rrëzojë “Foltoren”

Ja strategjia e Lulzim Bashës për të ardhur në krye të
x
BREAKING NEWS

Ja kur ikën Ilir Meta nga Presidenca, 3 skenarët që do të “trazojnë” politikën shqiptare pas 24 korrikut

Ja kur ikën Ilir Meta nga Presidenca, 3 skenarët që do të
x
BREAKING NEWS

“Ky është me të vërtetë një moment historik"/ Vjen lajmi i shumëpritur për Finlandën dhe Suedinë

“Ky është me të vërtetë një moment
x
BREAKING NEWS

Humbje e madhe! Arti shqiptar në zi, vdes në moshë të re ish-gazetarja dhe ikona e njohur e Teatrit, politikani jep lajmin e trishtë: Do të kujtojmë si shoqe, aktore e personalitet me nam

Humbje e madhe! Arti shqiptar në zi, vdes në moshë të re
x
BREAKING NEWS

Gazetarët protestojnë para Kryeministrisë, reporterët "qepin" gojën dhe i bëjnë thirrje Ramës të heqë dorë nga “riedukimi”

Gazetarët protestojnë para Kryeministrisë, reporterët
x
BREAKING NEWS

'Fluturon' sërish çmimi i naftës, sa do të shiten benzina dhe gazi? Bordi i Transparencës merr vendimin

'Fluturon' sërish çmimi i naftës, sa do të
x
BREAKING NEWS

Nga çështja e “detit” me Greqinë, te ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia nëse Shkupi s’pranon propozimin e Macron, Rama shpalos vizionin e tij gjatë vizitës në Holandë

Nga çështja e “detit” me Greqinë, te ndarja e
x
BREAKING NEWS

Denoncimi i LSI për inceneratorët, SPAK vihet në lëvizje dhe merr vendimin për dy të moshuarit 'milionerë' por që jetojnë në azil

Denoncimi i LSI për inceneratorët, SPAK vihet në lëvizje dhe
x

Kultura

Muzeologë dhe specialistë të trashëgimisë: Sfida më e madhe e muzeumeve reflektohet në rolin e tyre në shoqëri

Muzeologë dhe specialistë të trashëgimisë: Sfida

Muzeologë dhe specialiste të trashëgimisë kulturore u bënë bashkë në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve. Muzeu Historik Kombëtar dhe ICOM Shqipëria organizuan dje konferencën shkencore  "Fuqia e muzeve". Kjo konferencë u organizua edhe në bashkëpunim me muzeologë dhe specialist të trashëgimisë kulturore të Kosovës. Në ditën e muzeve, specialistët u shprehën jo vetëm për rëndësinë e këtyre institucioneve në vendin tonë, por dhe në problematikat që hasen me fondet muzeale, me numrin e vizitorëve, buxhetet, etj. Në fjalën e saj në konferencë, kryetare e ICOM Shqipëria, dr. Edlira Andoni ligjëroi temën "Red List" dhe ICOM Shqipëria: "Një kontribut i çmuar në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore për rajonin e Europës Juglindore". Dr. Edlira shpjegoi se "Red list", është një manual praktik i objekteve  të cilat mund t'i nënshtrohen vjedhjes ose dëmtimit. Sipas saj, duke konsultuar këtë manual,institucionet muzeore nxiten mos i bëjnë pjesë të tyre pa hulumtuar origjinën dhe legjislacionin lidhur me to. "Ndër 18 lista të kuqe të objekteve në rrezik, ajo e Europës Juglindore është më e madhja e publikuar nga ICOM. Për hartimin e Listës së Kuqe janë ndjekur këto kritere: Sipas periudhave kohore, fushat e studimit sipas tematikave, kategorizimi i tipologjive të objekteve, etj”, tha ajo. Elsa Zhulali  drejtuese e fondacionit "Grow Albania" në një reagim të saj e vuri theksin tek rënia e numrit të vizitorëve në vitet e fundit, që kjo lidhet edhe me mungesën e fondeve për përmirësimin e muzeve, menaxhimi, etj. “Patjetër që mënyra e ekspozimit të fondeve muzeore lë për të dëshiruar, por siç e thashë kjo do të dojë kohë, por mbi të gjitha kërkon dhe vullnet, ka mundësi për të siguruar fonde nga mistria, institucionet qëndrore, kërkohet ndihmë nga donatorë”, u shpreh mes të tjerave ajo.

Sfida e muzeumeve

Në konferencë dr. Dorian Koçi, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, foli për temën: "Fuqia dhe ndikimi i muzeumeve në shoqëritë e sotme". Ndër të tjera ai tha se muzetë përmes koleksioneve rrëfejnë për të kaluarën tonë dhe ndikojnë në modelimin e ideve të reja. “Në një botë që ndryshon dita-ditës, sfida më e madhe e muzeumeve reflektohet në rolin e tyre në shoqëri. Pyetjet që shtrohen sot për përshtatjen e rolit të muzeve në shoqëri pasqyrohen në tre drejtime: 1-Fuqia e muzeve për një zhvillim të qëndrueshëm. 2- Fuqia e inovacionit në digjitalizimin dhe aksesueshmërinë në muze. 3- Fuqinë e muzeumeve për përsosjen e shoqërisë dhe komunitetit nëpërmjet edukimit të vazhdueshëm përmes programeve dhe koleksioneve historike”, tha ai. Dr. Sadik Krasniqi nga Muzeu Kombëtar i Kosovës pati temën "Muzeologjia kosovare. Sfidat dhe perspektivat" dhe dr. Ermela Broci, nga Akademia e Studimeve Albanologjike, referoi temën "Përshtatja dhe roli i muzeve gjatë periudhës së karantinës të shkaktuar nga pandemia Covid-19".  Dr. Arben Arifi, i Universiteti për Biznes dhe Teknologji në Prishtinë, ligjëroi temën: "Muzetë, edukimi dhe trashëgimia kulturore". Ai vijoi duke vënë theksin te pyetja se pse grabitja dhe cënimi i trashëgimisë kulturore është diçka që na prek kaq drejtpërsëdrejti.