BREAKING NEWS

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund "makthi" rus, Von der Leyen jep lajmin fantastik

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund
x
BREAKING NEWS

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë zbulon se çfarë po ndodh në vend

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë
x
BREAKING NEWS

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin paralajmërimin, zbulojnë planet e Putinit për Ballkanin

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin
x
BREAKING NEWS

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet nafta, benzina dhe gazi

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet
x
BREAKING NEWS

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha “syri” i Moskës në Tiranë, ja kush është oligarku rus që ka shpërndarë para në Shqipëri dhe ka bashkëpunuar me kreun e “Foltores”

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të përjashtohen nga politika, kreu i “Foltores” nis kërcënimet ndaj deputetëve të PD që kanë paralajmëruar votimin e nismës së dekomunistizimit

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë të dobëta dhe asgjë nuk është e garantuar, kërkon nga qeveria që të zgjedhë se cilën rrugë do ndjekë, me Perëndimin apo me Lindjen

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë
x
BREAKING NEWS

Prag lufte, ndizet “fuçia e barutit” që mund ta hedhë në erë Evropën, Dodik kërkon të instalojë në Ballkan skemën që po përdor Vladimir Putini në Ukrainë

Prag lufte, ndizet “fuçia e barutit” që mund ta
x

Kultura

Muzetë dhe numri i vizitorëve, Margariti: Statistikat e 6-mujorit të parë janë optimiste  

Muzetë dhe numri i vizitorëve, Margariti: Statistikat e 6-mujorit

Numri i vizitorëve në muzetë e vendit ka shënuar rritje. Ministrja e Kulturës Elva Margariti shprehet se është një numër më i lartë se një vit më parë për këtë 6-mujor. “Statistikat e gjashtëmujorit të parë janë optimiste sa i takon numrit të vizitorëve. Krahasuar me një vit më parë, më shumë vizitorë kanë shijuar pasuritë e muzeve”, shprehet Margariti në Facebook. Sipas statistikave që ka publikuar ministrja Margariti, në 2020 vizitorë në muze në 6-mujorin e parë janë 11,842 ; në 2021 janë 31,387 dhe 89, 218 në vitin 2022. Në vendin tonë janë disa muze që kanë status kombëtar si në Tiranë, Korçë, Berat, Shkodër, etj. Muzeu Historik Kombëtar u përurua më 28 tetor 1981 dhe është institucioni muzeor më i madh në Shqipëri. Në mjediset e muzeut gjenden rreth 4750 objekte, të cilat i përkasin një periudhe relativisht të gjatë kohore duke filluar nga mijëvjeçari IV para Krishtit dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit XX. Muzeu është konceptuar që prezantimi i tij të bëhet nëpërmjet tetë pavioneve. Pavioni i lashtësisë është më i rëndësishmi dhe nga më të pasurit në Muzeun Historik Kombëtar me afro 400 objekte të ndryshme. Objektet e paraqitura nisin me paleolitin e vonë, ku kultura prehistorike dëshmohet e gjallë dhe e fuqishme në trojet tona. Në stendat e muzeut gjenden objekte që i përkasin epokës së bronzit (2100-1200 para Krishtit) si dhe objekte të epokës së hekurit (1200-450 para Krishtit), periudha këto që përvijojnë tiparet e popullit ilir. Prej shekullit të VII para Krishtit kemi vendosjen e kolonive helene gjatë vijës bregdetare të detit Jon dhe Adriatik. Nga kjo periudhë i kanë rezistuar kohës disa enë prej qeramike dhe disa shpata. Pavarësisht nga ndikimi helen qytetërimi ilir thekson dukshëm karakterin autokton të tij, e cila dëshmohet me origjinalitetin e armatimit ushtarak. Në MHK ndër të tjera gjendet pafka prej argjendi e një princi ilir, e cila është zbuluar në një varr monumental në Selcën e Poshtme.