BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

“Muzetë: Një realitet për njerëzit me aftësi ndryshe”, në Muzeun Kombëtar

“Muzetë: Një realitet për njerëzit me aftësi

“Muze që komunikojnë me të gjitha format: Qasje të reja, publik i ri” ishte kjo tema e zgjedhur për vitin 2018 në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, e cila përkon me datën 18 maj 2018. Pikërisht në këtë kuadër, Muzeu Historik Kombëtar e përqendroi vëmendjen në drejtim të një publiku tepër special e të veçantë, tek personat me aftësi ndryshe. Me këtë rast, Muzeu Historik Kombëtar organizoi një “Tryezë të Rrumbullakët” me temë “Muzetë: Një realitet për njerëzit me aftësi ndryshe”. Pjesëmarrës në tavolinën e rrumbullakët ishin dr. Dorian Koçi, drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, Etleva Demollari, drejtoreshë e Muzeut Kombëtar “Shtëpia me Gjethe”, Azbie Ramaj, drejtoreshë e Institutit të Nxënësve që Nuk Dëgjojnë, Lorela Musta, drejtoreshë Ekzekutive e Qendrës “Steps”, Xhemal Xhafa, Drejtor i Institutit të Nxënësve që Nuk Shikojnë “Ramazan Kabashi”. Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar dr. Dorian Koçi tha se mes të tjerave qëllimi i Ditës Ndërkombëtare të Muzeve është të rrisë ndërgjegjësimin për muzetë.“Muzetë janë një mjet i rëndësishëm për shkëmbimin kulturor, pasurimin e kulturave dhe zhvillimin e mirëkuptimit të ndërsjellë, bashkëpunimin dhe paqen midis popujve”, tha ai. Megjithatë dr. Dorian Koçi do të evidentonte faktin se jetojmë në një shoqëri, e cila nuk është plotësisht e hapur ndaj personave me aftësi të kufizuara. Por ai theksoi se me anë të ligjit të vitit 2014 u vendosën parimet themelore të mosdiskriminimit, nëpërmjet të cilave garantohet që personat me aftësi të kufizuara të mos trajtohen në mënyrë të diferencuar; por të kenë mundësi të barabarta. “Që prej vitit 2014 në ambientet e muzeut është bërë e mundur vendosja e rampave dhe e një ashensori, që bëjnë të mundur lëvizjen e njerëzve me aftësi të kufizuara. Madje, jashtë muzeut, ka dhe vend parking enkas për ta. Njerëzit me aftësi të kufizuar duhet të ndjehen të respektuar dhe vlerësuar si vizitorë në Muzeun Historik Kombëtar. Faktori “mirëpritës” është vendimtar kudo, në fushën e publikimeve, shërbimeve dhe programeve që ofrohen”, tha dr. Dorian Koçi. Në fund të kësaj tryeze të rrumbullakët, nga të pranishmit u ra dakord që ky bashkëpunim ka për qëllim të mbështesë personat me aftësi të kufizuara për të pasur akses në të gjitha sferat e jetës, si në qendrat kulturore ashtu dhe në qendra të tjera publike.

Më të lexuarat