BREAKING NEWS

Goditi agresorin që qëlloi kreun e opozitës, policia ndalon 2 truproja të Berishës

Goditi agresorin që qëlloi kreun e opozitës, policia ndalon 2
x
BREAKING NEWS

“Isha 10 metra larg, kur dëgjuam incidentin...”/ Neutralizoi agresorin që goditi Berishën, Erzen Breçani rrëfen momentin e ndërhyrjes: Lëvizje të dyshimta u kapën në oborrin e PD-së para protestë, por...

“Isha 10 metra larg, kur dëgjuam incidentin...”/ Neutralizoi
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Berishës, Flamur Noka zbulon prapaskenat: Kam informacione të sigurta që tregojnë se...

Sulmi ndaj Berishës, Flamur Noka zbulon prapaskenat: Kam informacione
x
BREAKING NEWS

“Rrezikojmë të shkojmë në luftë civile”, Jozefina Topalli bën paralajmërimin e fortë: Uroj të reflektojmë, pasi...

“Rrezikojmë të shkojmë në luftë civile”,
x
BREAKING NEWS

"Gerti Shehu i infiltruar"/ Deklarata e fortë e deputetit të PD-së: Ja pse prokuroria ka lëshuar një dokument informal

"Gerti Shehu i infiltruar"/ Deklarata e fortë e deputetit të
x
BREAKING NEWS

Dhuna ndaj Berishës/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse: Autori ka precedentë për plagosje, në momentin e sulmit dyshohet se ka pasur me vete...

Dhuna ndaj Berishës/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse: Autori ka
x
BREAKING NEWS

“Ishte për t’u bërë”/ Dhunoi Sali Berishën, Klodiana Lala zbardh detaje të forta nga biseda e truprojës me autorin

“Ishte për t’u bërë”/ Dhunoi Sali
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon ashpër Ambasada Britanike: Dhuna nuk ka vend në demokraci, mbështesim...

Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon ashpër Ambasada Britanike: Dhuna nuk
x

Kultura

Muzeu Arkeologjik në Durrës mbyllet për shkak të rinovimit dhe do të hapet tetorin e vitit 2023

Muzeu Arkeologjik në Durrës mbyllet për shkak të rinovimit

Qendra Muzeore Durrës bën me dije se Muzeu Arkeologjik i Durrësit do të mbyllet sot në ora 19.00  dhe do të qëndrojë kështu deri në tetorin e vitit të ardhshëm. Sipas QMD kjo bëhet për shkak të punimeve. “Sikurse e kemi bërë të ditur edhe më parë, ky muze do t'i nënshtrohet një procesi rinovimi dhe transformimi, falë mbështetjes nga “Eu4Culture”. Falënderojmë përzemërsisht miqtë dhe qytetarët me të cilët kemi ndarë këtë hapësirë të mrekullueshme kulturore dhe urojmë të ritakohemi në muzeun tonë, me një pamje, funksion dhe vizion krejt të ri!”, thuhet nga QMD në një njoftim në faqen e saj në rrjete sociale. Më parë në faqen e programit “Eu4Culture” shkruhej se Muzeu Arkeologjik është një element thelbësor i qasjes së “trashëgimisë së lidhur” me vizibilitetin kulturor në Durrësin e lashtë. Për më tepër thuhej në material, muzeu është një burim me rëndësi arkeologjike ndërkombëtare. “Duke marrë parasysh kushtet ekzistuese, ndërtesa ka pësuar dëmtime në shumë lokacione për shkak të tërmetit. Në disa lokacione, struktura mbajtëse është prekur. Fasada, dritaret dhe sipërfaqet e brendshme gjithashtu pësuan dëmtime të vogla; mungesa e përgjithshme e mirëmbajtjes është gjithashtu e dukshme kudo, veçanërisht në katet e sipërme dhe zonat e pasme/të jashtme. Rijetësimi i propozuar ofron mundësinë që siti të jetë në pararojë të muzeologjisë dhe konservimit, duke zbatuar gjithashtu një model të qëndrueshëm biznesi”, thuhet në faqen e programit të BE. Ndërhyrjet e propozuara dhe që synohen të zbatohen për rehabilitimin e muzeut, në lidhje me projektin “EU4Culture” përfshijnë kategori të ndryshme si stabilizimi strukturor i strukturës së parafabrikuar të betoni, riparimi i sipërfaqeve të brendshme, projektimi për ekspozita të përkohshme dhe shfrytëzimi i tarracave të sipërme të hapura, menaxhimi i riskut nga fatkeqësitë, programi dhe planet e mirëmbajtjes, etj. Në infrastrukturë përmirësimi i instalimeve elektrike për ndriçimin, përmirësimi i sistemit të ngrohjes dhe ajrimit, etj.