BREAKING NEWS

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri, zbulohen zonat më 'të nxehta'

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me
x

Kultura

 Muzeu Arkeologjik në Durrës, objekt i rëndësishëm për trashëgiminë kulturore

 Muzeu Arkeologjik në Durrës, objekt i rëndësishëm

Muzeu Arkeologjik në Durrës është i njohur për vlerat e tij. Një muze, i cili është dhe në vëmendjen e vizitorëve në qytetin bregdetar. Ministrja e Kulturës Elva Margariti shprehet se në këtë muze vizitorët mund të shijojnë dëshmitë kulturore. “Muzeu Arkeologjik i Durrësit, aty ku mund të njihni dhe shijoni dëshmitë kulturore të këtij trualli”, shkruan ministrja e Kulturës në Facebook, ndërsa ka publikuar një foto ku shkruhet, e kthyem Muzeun Arkeologjik në Durrës në një nga destinacionet më të preferuara. Muzeu Arkeologjik në Durrës është një objekt i rëndësishëm i ruajtjes së trashëgimisë kulturore të qytetit të lashtë. Pas restaurimit ai u çel për publikun në 2015. Muzeu i parë Arkeologjik në Durrës është hapur më 13 mars të vitit 1951. Ishte nisma e intelektualit Vangjel Toçi, i cili deri në atë kohë ishte bërë mjaft i njohur në Durrës edhe si krijuesi i bibliotekës së qytetit më 10 shtator 1945 dhe që vendosi në eksponatet e muzeut të ri koleksionin e objekteve, që kishte mbledhur me shumë kujdes dhe me mbështetjen e dhjetëra qytetarëve durrsakë. Objektet e para qenë vendosur në një vilë 2-katëshe, që njëlloj si godina e muzeut të ri, ndodhej në shëtitoren “Taulantia”. Një emër që kujton banorët ilirë, të cilët u bënë bërthama e qytetit, që fillimisht u thirr Epidamn e Dyrrah e në kohët e vona Durrës, ashtu siç e quajmë edhe ne tani. Ndërtesa e muzeut të parë rrethohej nga dy oborre të mëdha, me dy portikë krejtësisht origjinalë. Projekti i muzeut aktual lidhet me emrin e arkeologut Vangjel Toçi. Planet për ndërtimin kishin nisur që në fillim të viteve 1980, por dalja e tij në pension dhe përkeqësimi i buxhetit financiar të shtetit e shtynë për një kohë mjaft të gjatë realizimin e tij. Pas restaurimit dhe çeljes për publikun më 2015, vetëm në katin e parë të godinës janë riekspozuar rreth 2100 objekte, që i përkasin periudhës para themelimit të qytetit, deri në shekullin e IV pas erës sonë. Në muzeun më të madh arkeologjik në Shqipëri paraqiten objekte arkeologjike të prehistorisë, periudhës arkaike dhe asaj të antikitetit. Përveç amforave dhe spirancave të zbuluara në fundin e detit, muzeu ka edhe një fond të pasur.