BREAKING NEWS

Fatmir Mediu zbulon nëse është thirrur nga ambasada e SHBA pas shpalljes non grata të Berishës: U vendos të kishim një qëndrim të përbashkët

Fatmir Mediu zbulon nëse është thirrur nga ambasada e SHBA pas
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha nxjerr prapaskenat “bombë: Basha do të futej në burg nëse nuk i bindej këtij ultimatumi! Ja pse për disa kohë nuk mund të shkonte dot në SHBA

Sali Berisha nxjerr prapaskenat “bombë: Basha do të futej
x
BREAKING NEWS

E papritur! Blendi Fevziu nervozohet keq në mes të emisionit me regjinë: Më çmendët

E papritur! Blendi Fevziu nervozohet keq në mes të emisionit me
x
BREAKING NEWS

Rama bën reagimin e papritur: Do të jetë e pabesueshme, do ta dëgjoni shumë shpejt...

Rama bën reagimin e papritur: Do të jetë e pabesueshme, do ta
x
BREAKING NEWS

Çfarë do të bëni nëse qytetarët nuk janë dakord për ‘Ballkanin e Hapur”? Ja çfarë thotë kryeministri Rama: Politika nuk është spektakël si Big Brother që të zihen njerëzit për brava

Çfarë do të bëni nëse qytetarët nuk janë
x
BREAKING NEWS

Pse nuk krijoni një parti të re? Përgjigjet Sali Berisha

Pse nuk krijoni një parti të re? Përgjigjet Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha paralajmëron zhvillime të reja, zbulon se çfarë do të ndodhë të dielën

Sali Berisha paralajmëron zhvillime të reja, zbulon se
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodh nëse Sali Berisha merr Partinë Demokratike? Escobar: Biden dhe Blinken kanë qenë të qartë

Çfarë ndodh nëse Sali Berisha merr Partinë Demokratike?
x

Kultura

Muzeu Arkeologjik  në Tiranë, studentët njihen me arkeologjinë  

Muzeu Arkeologjik  në Tiranë, studentët njihen me

Përvetësimi i njohurive në lëndën e gramatikës historike kërkon aftësi për të kryer edhe punë krahasimore mes qytetërimeve të ndryshme. Akademia e Studimeve Albanologjike shprehet se për një student të vitit të tretë të Anglishtes, nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja-Universiteti i Tiranës, kjo punë nuk mund të kuptohet pa njohjen e historisë shqiptare, për të cilën një burim kyç është edhe arkeologjia. “Dy grupe studentësh nga kjo degë, vizituan sot muzeun e Arkeologjisë, nën guidën e specialistes Gema Kraja dhe nën drejtimin e pedagoges Rozana Bela”, shprehej ASA për këtë vizitë të martën. Muzeu Arkeologjik i Tiranës është i pari muze i krijuar pas Luftës së II Botërore, gjatë së cilës u shkatërruan edhe institucionet e fundit muzeore. U hap më 1 nëntor 1948 si muze Arkeologjik-Etnografik dhe vazhdoi i tillë deri në vitin 1976, kur u veçua pavijoni etnografik dhe ai u organizua si muze i profilizuar arkeologjik. Materiali i ekspozuar përfshin një periudhë kohore nga epokat e gurit, tek ato të metaleve (bronzit e hekurit), kur lindi e u zhvillua etnosi ilir, periudhën e antikitetit ilir dhe periudhën e antikitetit të vonë e Mesjetën deri në pushtimin osman. Në faqen e ASA-s thuhet se kërkimet intensive arkeologjike në fushën e prehistorisë, antikitetit dhe Mesjetës gjatë viteve në vazhdim bënë të mundur një varg riorganizimesh e rikonstruksionesh të këtij muzeu (1957, 1976, 1982, 1985, 1998) për përmirësimin e mëtejshëm të përmbajtjes dhe ekspozimit. Në sallat e muzeut janë ekspozuar foto të lidhura me materialin e ekspozuar sipas çdo periudhe, si dhe dy harta: njëra paraqet sitet arkeologjike të gërmuara nga arkeologët në vite, nga periudhat më të hershme (që nga stacionet paleolitike) deri në periudhën para pushtimit turk, ku është dhe fundi i koleksionit të muzeut, kurse harta tjetër paraqet shtrirjen e fiseve ilire në antikitet. Muzeu Arkeologjik i Tiranës ka të ekspozuara rreth 2.000 objekte.