BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Muzeu Etnografik në Berat, dëshmi e kulturës dhe traditës

Muzeu Etnografik në Berat, dëshmi e kulturës dhe traditës

Muzeu Etnografik në Berat është i njohur për vlerat e tij në trashëgiminë tonë. Nga Qendra Kombëtare e Muzeumeve Berat këtë herë është publikuar një material për veshjen e sakos, e cila shoqërohet dhe me disa foto të saj. QKMB  shprehet se sakoja me sahat ka qenë veshje përfaqësuese e vajzave e grave qytetare beratase, në fundin e shekullin XIX e fillim shekullin XX. “E qëndisur mjeshtërisht nga ilakcinjtë e Beratit me fill e kordona të ndryshëm ari të gërshetuar duke e pasuruar me elementet zbukurues me reliev, sakoja u bë pjesë e pandarë e kostumeve ceremoniale, jo vetëm për aristokracinë, por edhe për shtresën e mesme tregtare e zejtare të pasur. Sakoja vishej me linjë mëndafshi të gjatë deri në fund të këmbëve ose me fund kadife të qëndisur. Në mes hijshëm vendosej brezi filigran i punuar nga kujunxhinjtë e Beratit. E qëndisur me elemente floreale lule me tetë petale, fleur de lis(zymbyla) e në pjesën e poshtme në qoshe dy shqiponja. Sakoja në pjesën e përparme ka të qëndisura gjashte “diej” të vegjël në formën e madhësinë e një sahat xhepi e ndaj quhet “sako me sahat””, thuhet në këtë material. Në dy qoshet e sakos gjenden elemente floreale e pjesë të karriges mbretërore në formën e qiparisit. Ndërsa në pjesën e prapme në shpinë ka të qëndisur një shqiponje në përmasa më të mëdha se dy të parat,një sahat, karrige mbretërore te ndërthurur me elementë të shumët floreal. Muzeu Etnografik ka një koleksion të pasur prej 1300 objektesh, është dëshmi e rëndësishme e kulturës, traditës interesante e të pasur të trevës së Beratit. Në katin përdhes një rrugicë e improvizuar e pazarit mesjetar, paraqet nëpërmjet objekteve të ekspozuar zeje përfaqësuese dhe më të zhvilluara të trevës; qëndistarinë, argjendarinë, punimin e bakrit dhe veshje e zbukurime që flasin për nivelin aristokratik të jetës së shtresave të mesme e të pasura qytetare. Në pjesën e hapur të hajatit janë prezantuar zeje që ushtroheshin në kushtet e shtëpisë për nevoja familjare. Hajati lidhet në mënyrë të natyrshme me pusin dhe oborrin ku janë të ekspozuar objekte gurgdhendjeje dhe qeramike. Në katin e sipërm në mjediset e dhomave të banesës paraqitet mënyrën e jetesës, organizimi, traditat e zakonet në një familje qytetare të pasur në mesjetën e vonë.