
Rama përjashton rreth 35 deputetë nga lista e 25 prillit, ja emrat e PS, PD, LSI dhe partive të tjera që pritet të kandidojnë në 12 qarqet

Muzeu Etnografik në Berat, dëshmi e kulturës dhe traditës

Shkruar nga SOT.COM.AL 5 Shkurt 2021
Muzeu Etnografik në Berat ka një koleksion të pasur prej 1300 objektesh, dhe është dëshmi e rëndësishme e kulturës, traditës interesante e të pasur të kësaj treve. Qendra Muzeore Berat herë pas here publikon materiale për objektet që janë në këtë muze Etnografik, i cili ka një koleksion shumë të pasur. Në katin përdhes të muzeut një rrugicë e improvizuar e pazarit mesjetar, paraqet nëpërmjet objekteve të ekspozuar zeje përfaqësuese dhe më të zhvilluara të trevës; qëndistarinë, argjendarinë, punimin e bakrit dhe veshje e zbukurime që flasin për nivelin aristokratik të jetës së shtresave të mesme e të pasura qytetare. Në pjesën e hapur të hajatit janë prezantuar zeje, që ushtroheshin në kushtet e shtëpisë për nevoja familjare. Hajati lidhet në mënyrë të natyrshme me pusin dhe oborrin ku janë të ekspozuar objekte gurgdhendjeje dhe qeramike. Në katin e sipërm në mjediset e dhomave të banesës paraqitet mënyrën e jetesës, organizimi, traditat e zakonet në një familje qytetare të pasur në Mesjetën e Vonë. Pazari mesjetar në muze është me imitimin e një rrugice në të dyja anët e së cilës gjenden dyqane të vogla prej druri me qepena, ku prodhoheshin, ekspozoheshin e shiteshin artikuj të ndryshëm si: tekstile të qëndisura me ar e argjend, aksesorë për gra e burra argjend e bronz, kostume prej shajaku, këpucë e punime bakri. Çardaku është mjedisi kryesor i banesës beratase, tërësisht, i konstruktuar me dru,i hapur e pa tavan. Strehët e gjera e të dala krijojnë lehtësi në kryerjen e aktivitetit familjar e artizanal në muajt e ngrohtë të vitit. Qoshku është element i veçantë dhe i preferuar i çardakut. Hapësira e madhe, mundësitë për të pushuar dhe soditje bënin çardakun mjedisin më të frekuentuar nga familjarë në të cilin zhvilloheshin edhe festat familjare. Oda e miqve në muze është mjedisi më i rëndësishëm në banesën tradicionale e vlerësuar për elementët arkitektonike e dekorativë i destinuar për nderimin e miqve, dhe zhvillimin e ceremonive familjare. Bie në sy eleganca e oxhakut, dollapët e murit,tavani i zbukuruar, kompleksi musëndër-mafil, minderet me velenxa, qilima dhe servisi i ushqimit ne qendër. Në dhomën e punës në muze janë ekspozuara tezgjahët dhe objekte pune për endjen e tekstileve, etj.
Më të lexuarat


Pranvera e Frankofonisë çelet me aktivitetin "Letërsia franceze dhe frankofone në shqip”

Margariti: Aneksi i Bibliotekës Kombëtare, një kantier që po e shndërron në qendër kulture

Specialistët kritika Ministrisë së Kulturës dhe IMK: Përgjegjëse për qendrën historike, a e dinë agallarët që Gjirokastra është pasuri botërore?

Shfaqja “Dorëzimi në Spokan” me regji nga Ilir Bokshi, në konkurrim në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit

Jaho Brahaj: Xhubleta s’mund të mendohet jashtë arealit të trashëgimisë dhe të kulturës sonë, Shqipëria i vetmi vend në Europë pa muze etnografik kombëtar

Poezia e Alda Merinit - një poezi që sugjeron botë, jep shpresë, sfidon veten dhe të tjerët me enigmat e saj...

QKLL hap thirrjen për aplikime të veprave shqip në gjuhë të huaj

Ndahet nga jeta kompozitori Agim Krajka, artistët: Arti e muzika shqiptare humbi një ikonë

Muzeu i Arsimit, ministrja Margariti: Edhe pak ditë nga përurimi

“Rinia tok në valle”, qëllimi jo vetëm njohjen e kulturës materiale, por edhe shpirtërore
