
Ngjela paralajmëron arrestimin e “peshqve të mëdhenj”, zbulon se shumë dosje të bujshme që ka në dorë SPAK po hetohen nga amerikanët

Putini i tregon “vijat e kuqe: NATO: Nëse dërgon trupa në Suedi dhe Finlandë, ne do të përgjigjemi

Nesër në gazetën "SOT" do të lexoni: Rriten pagat në administratë, ja kush përfiton! Zbulohen dhe sa do të jenë pagesat e kompensimit për efektivët e policisë që shërbejnë larg vendbanimit

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, reagon Bardhi: Berisha duhet të ulë kokën dhe të heshtë, do të turpërohet kur...

“Ka një problem, aty kushtojnë shumë proceset dhe e dyta...”, Sali Berisha njofton lëvizjen e radhës për padinë ndaj Blinken-it

Sali Berisha zbulon prapaskenat: Ja çfarë do të ndodhë me selinë e PD-së nëse gjykata i jep vulën Alibeajt

A po e dëmton opozitën shpallja e tij non-grata? Berisha habit me përgjigjen

“Do të ketë mbi 30 mijë vetë në protestë!”, Arian Çani bën reagimin epik ndaj deklaratës së Luçiano Boçit: Uaaaa, o Ylli e di ç’do të thotë...

Muzeu Etnografik në Kavajë, në restaurim falë programit “EU4Culture”

Shkruar nga SOT.COM.AL 20 Maj 2022

Muzeu Etnografik i Kavajës po i nënshtrohet restaurimit të godinës, ku objektet pritet të kenë një ekspozim më të përshtatshëm. Ministrja e Kulturës Elva Margariti inspektoi punimet në këtë muze. Margariti shprehet se punimet e restaurimit po zhvillohen falë programit “EU4Culture”. “Muzeu Etnografik i Kavajës, zemra e këtij qyteti po i nënshtrohet restaurimit dhe rijetësimit falë programit “EU4Culture”. Së bashku me zv. shefin e Seksionit Politik të Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Jean-Baptiste Le Bras e përfaqësues të UNOPS, inspektuam nga afër punimet që do ta kthejnë këtë objekt në një muze që do t'u flasë brezave jo vetëm me artefakte, por edhe me gjuhën e teknologjisë”, shprehet ministrja e Kulturës në një status të saj në Facebook. Muzeu Etnografik i Kavajës ndodhet në një banesë ndërtuar në vitin 1800 nga familja Arkaxhi dhe e shndërruar në muze në 1971. Më herët u bë me dije se muzeu mban rreth 810 objekte të tipologjive të ndryshme, që përfaqësojnë stilin e jetesës së Kavajës dhe krahinave përreth. Muzeu Etnografik në Kavajë është planifikuar të ruajë funksionin si muze duke ruajtur rolin e tij si një pol interesi si për banorët, ashtu edhe për turistët që kalojnë kohën në zonat e plazhit të kësaj bashkie dhe bashkive fqinje. Ndërhyrjet e propozuara në lidhje me projektin “EU4Culture” përfshijnë: stabilizimi strukturor i muraturës prej qerpiçi të dëmtuar rëndë; ruajtje e plotë e sipërfaqeve të jashtme, të brendshme dhe çatisë; dokumentimi dhe projektimi i bazës së ruajtjes për të gjitha mobiliet, instrumentet dhe pëlhurat; projektimi i kutive dhe platformave të ekspozitës sipas dizajnit bashkëkohor të muzeut; menaxhimi i riskut nga fatkeqësitë; programi dhe planet e mirëmbajtjes dhe të tjera që kanë lidhje me muzeun, etj. Muzeu Etnografik në Kavajë është shpallur monument kulture i kategorisë së parë.
Më të lexuarat


Komedia e zezë “Panik”, premierë në skenën teatrore, pasqyrohet njeriu me të gjithë problematikën e tij

Ekspozita “Close Contact” me instilacione, video, piktura dhe punime të tjera në galerinë FAB

Abigeila Voshtina: Do të kemi një kalendar 2 vjeçar për herë të parë, i cili do të shkruhet dhe do të zhvillohet

Arkivi i Filmit: Filmi “Cuca e maleve” i 1974 u xhirua i gjithi brenda ambienteve të Kinostudios

Ekspozita "Materie, Jo Materie, Kundër Materie", reflektim mbi çështje të hapësirës publike në Tiranë duke trajtuar tema të kujtesës individuale dhe kolektive

Studimet letrare, studiuesit në një konferencë shkencore

Bashkim Kozeli: Drama shqipe do stimulim ligjor jo fjalë, përgjegjësia e Ministrisë së Kulturës që duhet të vërë rregull në teatër për veprat teatrore

Martin Camaj në sistemin letrar shqiptar, akademikët vlerësojnë studimet dhe veprat

GAT një memorandum bashkëpunimi me Asociacionin e Artistëve Vizual të Kosovës për aktivitetet, në plan dhe Muzeu i Tiranës si muzeu i shqiptarëve

Margariti: Abigeila Voshtina të jetë në lartësinë e duhur për të ngritur cilësinë artistike të teatrit
