
‘Plumbi i Artë’/ Tronditi botën e krimit, Gjykata e Posaçme merr vendimin për Nuredin Dumanin, pasi ‘zbërtheu’ prapaskenat e errëta të bandave që veprojnë në vendin tonë

“Komshinjtë te Gjiri i Lalzit”/ Artan Hoxha iu publikon Berishës e Metës foton që po shpërndahet me shpejtësi dhe i ‘thumbon’ ashpër: Nuk paska qenë aq budalla Enveri...

DOSJA 'Plumbi i Artë'/ ‘Plakën e mbylli Talo në banjë, unë përkëdhela ...’, Dumani zbardh detaje të rënda për grabitjen e shtëpisë së emrit të njohur! U veshën si policë të anti-drogës për të grabitur 500 mijë euro

Ndihmonte vrasësit që të mos arrestoheshin/ Jep dëshminë e tij ish zyrtari i lartë i Policisë, Leonard Palushi që u arrestua nga personat VIP me urdhër të SPAK

Zbulohet mashtrimi i Berishës me gjyqin në Francë, ish-kryeministri pranon se padia e tij ndaj Blinken nuk mund të merret në shqyrtim dhe sulmon deputetin e CDU

Skandal, “Foltorja” nuk paguan dot pagat e administratës së SHQUP, rrezikon t’i ndërpriten dritat dhe uji, “Rithemelimi” nuk njihet nga institucionet

Spartak Braho: Rama-Manja po luajnë blofin me thirrjet ndaj SPAK për të hetuar Berishën dhe Metën, PS ka përgjegjësi politike për zyrtarët e korruptuar që kanë rënë në burg

Pas arrestimit të bosëve të krimit që mbështeten nga politika, SPAK gati fletë-arrestet për ministra, kryebashkiakë dhe drejtorë të lartë të përfshirë në abuzime me tenderat

Muzeu Etnografik në Krujë, ekspozimi aktual i artifakteve do të përmirësohet

Shkruar nga SOT.COM.AL 22 Janar 2022

Muzeu Etnografik i Krujës është një tjetër sit i trashëgimisë kulturore, i cili do të restaurohet nga programi “EU4Culture”. Herë pas here “EU4Culture” program i Bashkimit Europian publikon objektet ku punohet përmes tij, ndërsa një prej tyre është dhe muzeu Etnografik në Krujë. Programi “EU4Culture” ka bërë me dije dhe se ku do të ndërhyhet në këtë muze, ku puna pritet të nisë së shpejti. Sipas “EU4Culture” muzeu ka nevojë për disa ndërhyrje si në ndriçim, survejim, mbrojtje nga zjarri, etj. “Ekspozimi aktual i artifakteve do të përmirësohet në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me kuratorin dhe drejtorin e muzeut. Dyshemeja, çatia, tavani, të gjitha dyert dhe dritaret do të riparohen aty ku është e nevojshme. Mobiljet dhe pikturat murale të shekullit të XVIII do të pastrohen dhe forcohen. Punimet do të nisin së shpejti dhe do të ndërmerren me kujdes maksimal”, shprehet “EU4Culture” në faqen e tij, që ka publikuar dhe disa foto. Muzeu Kombëtar Etnografik i Krujës ndodhet brenda kalasë së Krujës. Ky muze e ka zanafillën e krijimit të tij në 20 nëntor të vitit 1989 dhe ndodhet në një objekt të ndërtuar në vitin e largët 1764 që është ish-shtëpia e Toptanëve, e cila është një ndërtesë e tipit “çardak”. Ky objekt është klasifikuar si objekt i Trashëgimisë Kulturore dhe monument kulture i kategorisë I. Objektet të cilët janë vendosur në këtë muze përveçse përfaqësojnë periudha të ndryshme të historisë së vendit, pjesa më e madhe e tyre janë objekte autentike edhe sot vazhdojnë të jenë funksionalë. Ky muze është unik në llojin të tij në të gjithë rajonin e Ballkanit për nga stili që përfaqëson. Në katin e parë, jepet një pamje e plotë i zejeve të ushtruara në Krujë dhe në të gjithë Shqipërinë. Fillohet me punimin në hekur dhe baltë si edhe shajak, kantina e verës e rakisë, punishtja e vajit, etj. Kati i dytë organizohet në 5-6 dhoma kryesore ku tregohet mënyra e jetesës vite më parë.
Më të lexuarat


Komedia “Kukulla”, regjisorja Elma Doresi: Një vepër, e cila trajton tema shumë njerëzore, qëllimi jonë të prekim realitetin

Plani i Menaxhimit për Beratin dhe Gjirokastër, IKTK një takim me studentë e pedagogë

Ekspozita “Muri” me punimet e 11 artistëve, piktori Adrian Devolli: Kemi humbur besimin te institucionet, çdo gjë me kontributin tonë

Muzeu Etnografik në Kavajë, në restaurim falë programit “EU4Culture”

Ekspozita "Jorgan and Artisans - Lost Nostalgia”, një reflektim mbi artin dhe zanatet e punimit të një objekti ikonik të banesës shqiptare

QKLL: Bojan Adamiç njohu shumë mirë kulturën dhe traditat tona

Edmond Doko: Kënga shqiptare sot nuk ka lidhje me realitetin, por është e kufizuar vetëm tek performancat vulgare

Festivali i artit në Tiranë, Helidon Haliti: Përfaqësohen mes tyre disa shkolla të Europës

Muzeologë dhe specialistë të trashëgimisë: Sfida më e madhe e muzeumeve reflektohet në rolin e tyre në shoqëri

Filmi shqiptar “Mbjellja e pemëve”, në Marketin e Filmit në Kanë
