
E rëndë, plagoset me armë zjarri një i mitur në Pukë

“Mu shkrep arma pa dashje”, plagosi shokun, jepet vendimi për efektin e FNSH

Tymi ‘pushton’ qiellin, çfarë po ndodh në gadishullin e Karaburunit

Pas finales së madhe të Conference League, kryeministri Rama falenderon publikisht...: Këta i zbardhen faqen Shqipërisë

“Opozita fshihet pas një copë letre”/ Balla i përgjigjet ‘flakë për flakë’ Alibeajt, ‘thumbon’ ashpër edhe Ilir Metën: PS ka vetëm një kusht për zgjedhjen e Presidentit të ri!

“Jemi gati deri në 12 të natës”/ Alibeaj flet për emrin e Presidentit të ri të vendit dhe i dërgon mesazhin e fortë socialistëve: PS i iku marrëveshjes, ne i qëndrojmë!

Nxehet situata në selinë blu, zbulohet lëvizja që po përgatit Sali Berisha për të nxjerrë ‘jashtë loje’ Alibeajn dhe mbështetësit e tij, ja çfarë pritet të ndodhë në orët në vijim

Zhduket pa asnjë gjurmë 29-vjeçari në Tiranë, Klodiana Lala zbulon lidhjen e tij me të ekzekutuarin Can Kariqin, mikun e ngushtë të Ervis Martinajt (EMRI+FOTO)

Muzeu Etnografik në Krujë, Margariti: Ka nevojë për disa ndërhyrje

Shkruar nga SOT.COM.AL 26 Janar 2022

Muzeu Etnografik në Krujë ka nevojë për disa ndërhyrje. Muzeu do të restaurohet përmes “EU4Culture” dhe është një tjetër objekte i përfshirë në këtë program. Ministrja e Kulturës Elva Margariti shprehet se këto ndërhyrje që do të bëhen në këtë muze do të sjellin përmirësim të artefakteve, etj. “I pozicionuar në zemër të kalasë së Krujës, muzeu Etnografik është një tjetër objekt i trashëgimisë kulturore, që do të restaurohet nga programi “EU4Culture”. Muzeu ka nevojë për disa ndërhyrje në dysheme, tavan, çati, dyer e dritare, por edhe në ndriçim, survejim, mbrojtje nga zjarri, përmirësim të ekspozimit të artefakteve etj. Ndërkohë që mobiljet dhe pikturat murale të shekullit XVIII do të pastrohen dhe forcohen”, shprehet ministrja e Kulturës Elva Margariti në një status të saj në Facebook. Në vendin tonë përmes programit “EU4Culture” të Bashkimit Europian po restaurohen dhe të tjera objekte të trashëgimisë sonë kulturore, që kanë pasur dëmtime më parë. Pak ditë më parë edhe “EU4Culture” shprehej për këto punime në muze. “Punimet do të nisin së shpejti dhe do të ndërmerren me kujdes maksimal”, shprehej programi “EU4Culture” në faqen e tij, që ka publikuar dhe disa foto. Muzeu Kombëtar Etnografik i Krujës ndodhet brenda kalasë së Krujës. Ky muze e ka zanafillën e krijimit të tij në 20 nëntor të vitit 1989 dhe ndodhet në një objekt të ndërtuar në vitin e largët 1764 që është ish-shtëpia e Toptanëve, e cila është një ndërtesë e tipit “çardak”. Ky objekt është klasifikuar si objekt i Trashëgimisë Kulturore dhe monument kulture i kategorisë I. Objektet të cilët janë vendosur në këtë muze përveçse përfaqësojnë periudha të ndryshme të historisë së vendit, pjesa më e madhe e tyre janë objekte autentike edhe sot vazhdojnë të jenë funksionalë. Ky muze është unik në llojin të tij në të gjithë rajonin e Ballkanit për nga stili që përfaqëson. Në katin e parë, jepet një pamje e plotë i zejeve të ushtruara në Krujë dhe në të gjithë Shqipërinë.
Më të lexuarat


“Sezoni i filmave klasikë” në Festivalin e Kanës, AQSHF me filmin “Koncert në vitin 1936” prodhim i vitit 1978

Akrobatja Fiona Rushiti: Performancën e re e kam lidhur me historinë e jetës time

Agim Janina: Mospasurimi i fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve ka krijuar një humnerë të madhe, duke e ndalur pasqyrimin e artit deri në ditët tona

Shqipëria në Sallonin Ndërkombëtar të Librit në Torino

Koncerti kushtuar pianistes së parë shqiptare Lola Gjoka bën bashkë artistët

Ansambli Popullor, një tur në qytetet turistike të vendit, nis nga Saranda

Debati për parkun e Butrintit në Akademinë e Shkencave, studiuesi Auron Tare: Ju që keni firmosurdo t’ju mbetet emri në histori që dorëzuat Butrintin

Parku kombëtar i Butrintit, Margariti: Të shtohen shërbimet

Marrëveshja për Butrintin, arkeologu Apollon Baçe: Nuk ka ndodhur ndonjëherë që një ligj të bëhet në porosi të një fondacioni, parkun po ua japim të tjerëve

Java e Kulturës Greke, një koncert për publikun në Tiranë
