BREAKING NEWS

Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë në Qerret të Kavajës, zbardhet dosja e Prokurorisë: Çfarë u zbulua nga pamjet filmike dhe këqyrja e pishinës

Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë në Qerret të
x
BREAKING NEWS

Super-operacioni anti-drogë i SPAK/ Zbardhen emrat e policëve të arrestuar, nga nënkomisari deri tek kryeinspektori. SHÇBA-ja zbulon detajet (EMRAT)

Super-operacioni anti-drogë i SPAK/ Zbardhen emrat e policëve të
x
BREAKING NEWS

Pse hesht Ilir Meta? Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tregon pse është i shqetësuar presidenti: Ndodhet në një pozitë të vështirë, pritet...

Pse hesht Ilir Meta? Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tregon pse është i
x
BREAKING NEWS

Dhunohet kryetari i bashkisë në Vlorë, dalin dyshimet e para, vihet në pranga një 57-vjeçar (DETAJE)

Dhunohet kryetari i bashkisë në Vlorë, dalin dyshimet e para,
x
BREAKING NEWS

Prapaskenat si vetingu do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të pasurive korruptive nis menjëherë ndjekja penale, 223 politikanë në lupën e SPAK

Prapaskenat si vetingu do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të
x
BREAKING NEWS

Luftë e ashpër në PD, Basha i prerë se beteja e Berishës është e humbur, akuzon ithtarët e ish-kryeministrit se u pasuruan kur ishin në pushtet

Luftë e ashpër në PD, Basha i prerë se beteja e
x
BREAKING NEWS

Integrimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja Yuri Kim del me reagimin e rëndësishëm: Të nisin negociatat pa vonesa!

Integrimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja Yuri Kim del me
x

Kultura

Muzeu Hebraik në Vlorë, 5 studio të huaja në konkurs për projektin

Muzeu Hebraik në Vlorë, 5 studio të huaja në konkurs

Muzeu Hebraik në Vlorë kalon në fazën e konkursit të projektimit arkikektonik. Lajmin e bën me dije ministrja e Kulturës Elva Margariti, që ka publikuar dhe studiot që i janë përgjigjur thirrjes. “Ngritja e Muzeut Hebraik në Vlorë, që do të rrëfejë historinë shqiptaro-hebrenje, e që nuk nis gjatë Luftës së Dytë Botërore, kalon në një tjetër fazë tashmë, atë të Konkursit Ndërkombëtar për Projektin Arkitektonik”, shkruan Margariti në Facebook. Ftesës për të marrë pjesë në konkursin e organizuar nga The_AADF dhe Ministria e Kulturës i janë përgjigjur studiot: Kimmel Eshkolot Architects, Tel Aviv/Izrael; Merz & Renz GmbH + Co. KG, Berlin/Gjermani; studio Terragni Architetti, Como/Itali; Wandel Lorch Götze Wach GmbH; Frankfurt/Gjermani dhe Winkler + Ruck Architekten, Klagenfurt/Austri. Ministrja e Kulturës shprehet se ky muze do të jetë një magnet tërheqës jo vetëm për turistët, si pjesë integrale e qendrës historike të qytetit, por mbi të gjitha për të rinjtë. “Shpresojmë që studiot pjesëmarrëse në konkurs, të mund të kapin shpirtin dhe domethënien që ky muze ka për shqiptarët dhe hebrenjtë, në një bashkëjetesë shekullore”, shkruan Margariti. Vendosur në sheshin kryesor të qytetit pranë 3 muzeve të tjerë, përkatësisht Muzeut të Pavarësisë Kombëtare, Muzeut Historik dhe Muzeut Etnografik, Muzeu Hebraik Shqiptar do të jetë pjesë e kompleksit kulturor. Në kuadrin e bashkëpunimit për projektin e Muzeut Hebraik Shqiptar, në korrik të vitit 2019, profesore Barbara Kirshenblatt-Gimblett u kontraktua nga AADF-ja si konsulente për planifikimin dhe zbatimin e fazës kërkimore. Ekspozita e muzeut do të bazohet kryesisht në rrëfim dhe do të përfshijë histori personale, njerëz në foto dhe video, emra individësh dhe të pjesëtarëve të familjes së tyre dhe paraqitjen e fakteve shumë të ndjeshme historike. Bashkëjetesa e shqiptarëve dhe hebrenjve në Shqipëri është e hershme dhe nuk lidhet vetëm me Luftën e Dytë Botërore.