BREAKING NEWS

“Në mesnatë Alibeaj ndryshoi listat pa na pyetur”/ Dha dorëheqjen nga gara për kryetar Bashkie në Korçë, Gjata zbardh prapaskenat e forta

“Në mesnatë Alibeaj ndryshoi listat pa na pyetur”/ Dha
x
BREAKING NEWS

VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet: Ja momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113 mijë eurot nga biznesmeni

VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet: Ja momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113
x
BREAKING NEWS

"Dal unë në përgjime që flas me..."/ Artan Hoxha thirrje policisë: Shkoni te bandat, te ngjarjet e fundit kriminale në Tiranë makinat janë vjedhur në të njëjtin qytet

"Dal unë në përgjime që flas me..."/ Artan Hoxha
x
BREAKING NEWS

Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Pronarët e Top Channel kanë ndjerë rrezik, ata e dinë se nga vjen sulmi

Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Pronarët e Top
x
BREAKING NEWS

Të shtëna me armë zjarri, reagon policia

Të shtëna me armë zjarri, reagon policia
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Përçahen demokratët e Berishës në Sarandë

Çfarë po ndodh? Përçahen demokratët e Berishës
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 maji/ Ish deputeti reagon për tërheqjen e kandidatëve të PD-së: Bombën ia ka vënë Berisha

Zgjedhjet e 14 maji/ Ish deputeti reagon për tërheqjen e
x
BREAKING NEWS

Kush e ka radhën? Paralajmërimi i bujshëm i ambasadorit britanik: Këtë vit do ketë “non grata” të tjerë

Kush e ka radhën? Paralajmërimi i bujshëm i ambasadorit britanik:
x

Kultura

Muzeu Historik i Shkodrës, një ekspozitë me elementë etnografik të paekspozuar më parë

Muzeu Historik i Shkodrës, një ekspozitë me elementë

Muzeu Historik i Shkodrës në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gruas realizoi një ekspozitë me disa elementë etnografik të pa ekspozuar më parë, me rëndësi në jetën e gruas dhe asaj çfarë ajo përfaqësonte në shoqëri. “Ky aktivitet kishte si synim primar edukimin e brezave të rinj për rëndësinë e artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore”, thuhet nga Muzeu Historik i Shkodrës, që ka ndarë në faqen e tij në Facebook dhe foto nga ekspozita. Kjo ekspozitë do të jetë e vizitueshme në ambientet e brendshme të Muzeut Historik Shkodër deri më datë 17 mars. Ekspozita që u hap këto ditë vjen në vijim të aktivitetit të këtij institucioni. Muzeu Historik i Shkodrës ka nisur të organizohet që në vitin 1947, nën emërtimin “Muzeu Popullor” dhe mori formë të plotë në vitin 1949. Ai u vendos në qendër të qytetit, në një ndërtesë monumentale të shekullit XIX, vlerat e së cilës ia shtonte “Kulla e Sahatit” pranë tij. Muzeu fillimisht u ngrit mbi bazën e koleksioneve të vjetra të kuvendeve të Jezuitëve dhe Françeskanëve themeluar që nga fundi i shekullit XIX, si dhe nga koleksionet e familjeve shkodrane. Më pas ato erdhën duke u shtuar përmes dhurimeve, blerjeve, gjetjeve te rastit dhe gërmimeve arkeologjike. Në vitin 1996, Muzeu Historik i Shkodrës u transferua në banesën monumentale të restauruar (shtëpi karakteristike shkodrane që mban emrin “Oso Kuka”) ku ndodhet edhe sot. Muzeu Historik i Shkodrës është një muze lokal dhe bën pjesë në rrjetin e institucioneve kulturore në varësi të bashkisë së qytetit. Funksioni i tij është promovimi i historisë dhe i traditave kulturore lokale e kombëtare tek qytetarët e komunitetit brenda e jashtë vendit. Muzeu përbëhet nga disa seksione, në atë të etnografisë, arkeologjisë, të artit pamor dhe bibliotekën.

Më të lexuarat