BREAKING NEWS

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë
x
BREAKING NEWS

Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar, kolegët e tij japin lajmin e trishtë: Humbje e madhe! (EMRI+FOTO)

Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar, kolegët
x

Kultura

 Muzeu Historik Kombëtar, me aktivitet në kuadër të Ditës së Europës

 Muzeu Historik Kombëtar, me aktivitet në kuadër të

Në kuadër të Ditës së Europës, Muzeu Historik Kombëtar zhvilloi një aktivitet në formë bashkëbisedimi me nxënësit e shkollës "Petro Nini Luarasi". Në fjalën e tij përshëndetëse drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, dr. Dorian Koçi, e cilësoi 9 majin si një ditë ku mbivendosen dy ngjarje të rëndësishme, fitorja kundër fashizmit dhe krijimi i Komunitetit të Qymyrit dhe Çelikut, i cili do të hidhte bazat e Bashkimit Europian. Sipas dr. Koçit, studiuesit e rinj duhet të evidentojnë rrezikun që i vjen shoqërisë ndaj totalitarizmave në mënyrë, që këto të fundit të mos kthehen më. Gjithashtu, dr. Koçi theksoi se e keqja nuk duhet të relativizohet, duke i konsideruar nazistët përgjatë Luftës së Dytë Botërore thjesht si kalimtarë në Shqipëri apo duke relativizuar përpjekjen e shqiptarëve, të cilët u bënë pjesë e koalicionit antifashist. “Shqipëria nga të gjitha të dhënat historike rreshtohet si pjesë e qytetërimit europian dhe atij mesdhetar përgjatë tërë udhëtimit të saj historik. Dita e Europës duhet të jetë një ditë feste dhe antifashizmi shqiptar duhet të nderohet, duke qenë se fillesat e tij i ka pasur që në vitin 1936 dhe diçka e tillë pasqyrohet edhe në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar”, tha ai. Përgjatë aktivitetit, nxënësit ngritën pyetje të ndryshme dhe sollën në vëmendje histori të familjarëve të tyre të cilët kishin dhënë kontributin e tyre në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare. Ky aktivitet u zhvillua në vijim të atyre që janë zhvilluar më parë në MHK. Muzeu Historik Kombëtar u përurua më 28 tetor 1981 dhe është institucioni muzeor më i madh në Shqipëri. Muzeu Historik Kombëtar synon të nxisë mirëkuptimin dhe vlerësimin e historisë së Shqipërisë tek publiku vendor, kombëtar dhe ndërkombëtar dhe të inkurajojë dialogun midis qytetarëve, mbi të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen shqiptare. Për këtë qëllim, ai përfton, ruan dhe studion, provat materiale dhe jo materiale të trashëgimisë historike dhe kulturore të Shqipërisë, të cilat i komunikon dhe i paraqet në një mjedis, që nxit edukimin dhe argëtimin. Ai organizon dhe mundëson gjithashtu aktivitetet, të cilat përkrahin vizionin dhe misionin e tij.