BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin: 130 raste të reja brenda 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin: 130 raste të
x

Kultura

 Muzeu Historik Kombëtar, me ekspozitën virtuale “Leonardo - Opera Omnia”

 Muzeu Historik Kombëtar, me ekspozitën virtuale “Leonardo

Ekspozita “Leonardo - Opera Omnia” e kuruar nga historiani i artit prof. Antonio Paolucci dhe e prodhuar nga RAICom, e cila u organizua nga Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës në korrik-gusht 2019 është ftesa e radhës e institucionit muzeor, për ta ndjekur virtualisht nga faqja e tij. MHK shkruan se ekspozita “Leonardo - Opera Omnia”, ishte pjesë e një programi promovues ndërkombëtar për artin dhe edukimin e mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe mblodhi riprodhimet, të stampuara në kanavacë në shkallë reale dhe me rezolucion shumë të lartë të kryeveprave të Leonardo Da Vinci të ruajtura në 11 prej muzeve më të rëndësishëm në botë. “Falë përpjekjeve dhe teknikës së RAI Com, studiuesit, studentët dhe të gjithë dashamirësit e artit të Rilindjes do të mund të admironin në të njëjtin vend dhe në një distancë të afërt pikturat gjeniale të Leonardo-s. Në këtë ekspozitë u paraqitën 17 riprodhime të 17 veprave të Leonardo Da Vinci, të zgjedhura me mjeshtri dhe profesionalizëm. Falë teknikave dixhitale të sofistikuara dhe përdorimit me zgjuarsi të dritave, vizitori vendosej virtualisht përpara veprës origjinale, duke përjetuar përvojën emocionale që përjetimi i kryeveprave të mëdha shkakton”, shkruan Muzeu Historik Kombëtar, ndërsa ka publikuar në profilin e tij në Facebook dhe një link për këtë ekspozitë, që mund të shihet virtualisht nga artdashësit. Projekti “Opera Omnia” është projektuar me qëllim të rikrijimit të përvojës për të ardhur në kontakt me trashëgiminë kulturore italiane përmes shfaqjes së jashtëzakonshme, me riprodhime me definicion të lartë dhe të vërtetë në shkallë të kryeveprat e gjetura në muzetë në të gjithë botën. Itinerari i ekspozitës që paraqet 17 riprodhime të 17 veprave të Leonardos të zgjedhura midis më të rëndësishmeve, publiku do të mund të gjejë riprodhime të veprave si “Darka së fundit” , “Mona Lisa”, “Gruaja me fëmijë”, “Virgjëresha e shkëmbinjve” dhe të tjera. Leonardo da Vinci konsiderohet gjerësisht një nga piktorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. “Mona Lisa” është më e famshmja nga veprat e Leonardos dhe portreti më i famshëm i bërë ndonjëherë.