Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Prag lufte mes Turqisë dhe Greqisë! Kryeministri Rama befason gazetarin grek, ja çfarë i thotë për Erdogan

Prag lufte mes Turqisë dhe Greqisë! Kryeministri Rama befason
x

Kultura

Muzeu Historik Kombëtar, me ekspozitën virtuale “Shpirti Arbëresh në Veshje”

Muzeu Historik Kombëtar, me ekspozitën virtuale “Shpirti

Muzeu Historik Kombëtar fton për të vizituar virtualisht ekspozitën “Shpirti Arbëresh në Veshje”, e cila u organizua nga institucioni në shtator 2018, në kuadër të 550-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut. Veshjet e paraqitura në këtë ekspozitë përfshinin historinë e arbëreshëve të Italisë së Jugut, duke përshkruar shpirtin e një populli që ka identitetin e vet kulturor. Ekspozita pasqyronte shtatë shpërnguljet e shqiptarëve, sipas periudhave të caktuara, duke filluar me shpërnguljen e parë (1416-1448) në krahinën e Katanxaros (Garafa, Karfici, Puhëriu, Shën Koli, Vina etj.); më pas vjen shpërngulja e dytë (1459-1462) në krahinën e Avelinos (Greçi e Picilia). Shpërngulja e tretë (1468-1506) lidhet me krahinën e Kozencës (Ejanina, Falkunara, Farneta, Ferma, Frasnita, Kastërnexhi, Maqi, Marri, Mbuzati, Pllatani, Shën Japku, Shën Mitri, Shën Sofia, Shën Vasili, Ungra, etj). Stendat e radhës pasqyronin shpërnguljen e katërt (1532-1534) në krahinën e Palermos (Hora e Arbëreshëve, Sëndastina, Shën Pali, etj), si edhe shpërnguljen e pestë (1647-1664) në krahinën e Kampobasos (Këmarini, Munxhufuni, Posrtkanuni, Ruri etj.). Duhet theksuar fakti se shpërnguljet e fundit të shqiptarëve, shpërngulja e gjashtë dhe e shtatë, zhvillohet pothuajse në pjesën më të madhe të katundeve të përmendura me lart. Kostumet janë një “status simbol” i ambientit shoqëror, ato i bashkojnë dhe i barazojnë njerëzit. Kukullat, modele në miniaturë, dëshmonin kulturën arbëreshe. Të skematizuara dhe të thjeshtësuara në përpunimin e tyre, ato i ofronin etnologut një fushë hulumtimi mbi veshjen e lashtë të shqiptarëve. Veshja e gruas ka paraqitur në historinë e popullit tonë një element të krenarisë gjatë momenteve më të errëta të historisë. Funksionet që bartin këto kostume janë të ndryshme dhe tregojnë rendin shoqëror, moshën, klasën, punën, zinë dhe përfaqësimin e besimit fetar. Kukullat me veshje arbëreshe sjellin një imazh të paqes dhe vëllazërimit, të të dy popujve, brigjet e të cilëve lagen nga i njëjti det. Gjatë kësaj kohe herë pas here MHK po vijon duke prezantuar ekspozita virtuale që janë hapur me herët në këtë institucion, e tillë është dhe e fundit “Shpirti Arbëresh në Veshje”.