
Drejtësia makthi i presidentit, pasuria miliona euro rrezikon ta bëjë subjekt të SPAK, nga vilat e 13 apartamentet, te shpenzimet mijëra paund në Londër

Muzeu Historik Kombëtar, me një material për figurën e Mihal Gramenos

Shkruar nga SOT.COM.AL 6 Shkurt 2021

Në kuadër të promovimit të koleksioneve dhe përkujtimit të figurave, datave apo ngjarjeve të rëndësishme të historisë së Shqipërisë, Muzeu Historik Kombëtar prezanton për publikun videon edukuese-promovuese mbi figurën e Mihal Gramenos, emrin e të cilit e mbajnë shkolla dhe rrugë në trojet shqiptare. Në video prezantohet objekti "Kuleta e Mihal Gramenos", ekspozuar në pavijonin e Rilindjes së Muzeut Historik Kombëtar. Të premten Muzeu Historik Kombëtar përkujtoi 90-vjetorin e ndarjes nga jeta të atdhetarit të shquar Mihal Grameno (13 janar 1871- 5 shkurt 1931). Mihal Grameno është një ndër figurat e atdhetarizmit shqiptar, publicist, shkrimtar dhe veprimtar i lëvizjes patriotike e demokratike. Mihal Grameno lindi në janar të vitit 1871 në Korçë. Mësimet e para i mori në qytetin e lindjes. Në moshë të re emigroi në Bukuresht të Rumanisë, ku u lidh me shoqërinë patriotike shqiptare “Drita”. Në vitet 1907-1908 iu bashkua çetës së Çerçiz Topullit dhe së bashku me luftëtarët e çetës kombëtare luftuan në Shqipërinë e Jugut për çlirimin kombëtar. Në vitin 1909 mori pjesë në Kongresin e Manastirit. Gjatë viteve 1915-1919 jetoi në Amerikë, punoi për lëvizjen e atdhetarëve shqiptarë të atjeshëm. Më pas vazhdoi veprimtarinë si publicist duke mbrojtur idealet demokratike. Mihal Grameno është një ndër novelistët e parë të letërsisë sonë. Kështu përmendim novelat e tij "Oxhaku" (1909), "E puthura" dhe “Varri i Pagëzimit”. Ai shkroi dy veprat: komedinë "Mallkimi i gjuhës shqipe" (1905) dhe dramën historike "Vdekja e Pirros" (1906), të cilat trajtojnë tema patriotike. Gjithashtu, Mihal Grameno drejtoi gazetat "Lidhja orthodhokse" (1909-1910) dhe "Koha" (1911-1926). Vdiq në Korçë më 1931. Veprimtaria publicistike e Mihal Gramenos ndahet në katër etapa. Shkrimet publicistike të Mihal Gramenos shquhen për frymën popullore, për patosin luftarak, ironinë e sarkazëm therëse. Mihal Grameno mbetet në letërsinë shqiptare, në radhë të parë, si publicist. Shkrimet e tij dhanë ndihmesë në krijimin e novelës e të dramës. Është ndër autorët e parë që solli në letërsi në mënyrë të gjerë, personazhe nga shtresat e varfra të shoqërisë shqiptare.
Më të lexuarat


Pranvera e Frankofonisë çelet me aktivitetin "Letërsia franceze dhe frankofone në shqip”

Margariti: Aneksi i Bibliotekës Kombëtare, një kantier që po e shndërron në qendër kulture

Specialistët kritika Ministrisë së Kulturës dhe IMK: Përgjegjëse për qendrën historike, a e dinë agallarët që Gjirokastra është pasuri botërore?

Shfaqja “Dorëzimi në Spokan” me regji nga Ilir Bokshi, në konkurrim në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit

Jaho Brahaj: Xhubleta s’mund të mendohet jashtë arealit të trashëgimisë dhe të kulturës sonë, Shqipëria i vetmi vend në Europë pa muze etnografik kombëtar

Poezia e Alda Merinit - një poezi që sugjeron botë, jep shpresë, sfidon veten dhe të tjerët me enigmat e saj...

QKLL hap thirrjen për aplikime të veprave shqip në gjuhë të huaj

Ndahet nga jeta kompozitori Agim Krajka, artistët: Arti e muzika shqiptare humbi një ikonë

Muzeu i Arsimit, ministrja Margariti: Edhe pak ditë nga përurimi

“Rinia tok në valle”, qëllimi jo vetëm njohjen e kulturës materiale, por edhe shpirtërore
