Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Muzeu Historik Kombëtar, në listën e më të vizituarve në Shqipëri

Postuar: 11/09/2018 - 07:24

 Sipas faqes theculturetrip.com, në top listën e muzeve më të vizituara në Shqipëri është Muzeu Historik Kombëtar, ku gjatë muajve janar-gusht 2018 ka pasur një rritje prej 41 përqind më shumë vizitorë krahasuar me të njëjtën periudhë me vitin 2017. "Nëse planifikoni të vizitoni Tiranën, ju nuk mund të humbisni muzeun më të madh në Shqipëri, Muzeun Historik Kombëtar. Ju mund ta gjeni lehtë, sepse ai është e vendosur në sheshin qendror të Tiranës, sheshin "Skënderbe", dhe ka një mozaik me ngjyrë të mrekullueshme që paraqet fazat më të rëndësishme të historisë shqiptare. Muzeu rrëfen historinë e vendit nga paleoliti në sundimin komunist. Mes të tjerave ju mund të gjeni një ekspozitë të mrekullueshme të ikonave nga Onufri dhe kopja e shpatës të Skënderbeut që heroi shqiptar përdorte për të luftuar osmanët", thuhet në faqen e huaj që ka shkruar për MHK, material që është publikuar dhe nga vetë institucioni. Muzeu Historik Kombëtar disa javë më parë bënte me dije se ka rritje të numrit të vizitorëve për periudhën janar-maj të këtij viti. MHK njofton se të dhënat statistikore tregojnë për këto arritje krahasuar me një vit më parë. “Vëmë re, se numri i vizitorëve vendas dhe të huaj gjatë muajve janar-maj 2018 është dyfishuar në krahasim me të njëjtën periudhë për vitin 2017”, njofton Muzeu Historik Kombëtar. Sipas të dhënave të publikuara në faqen e MHK, numri i vizitorëve për periudhën janar-maj të këtij vitit është 16.508 vizitorë, ku një vit më parë arrinin 8.281 vizitorë. Totali për të ardhurat nga biletat për periudhën janar-maj të këtij viti është në shifrën 2.120.840 lekë, ndërsa një vit më parë po e njëjta periudhë ishte në vlerën 1.112.180 lekë. Muzeu Historik Kombëtar synon të nxisë mirëkuptimin dhe vlerësimin e historisë së Shqipërisë tek publiku vendor, kombëtar dhe ndërkombëtar dhe të inkurajojë dialogun midis qytetarëve, mbi të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen shqiptare. Për këtë qëllim, ai përfton, ruan dhe studion, provat materiale dhe jo materiale të trashëgimisë historike dhe kulturore të Shqipërisë, të cilat i komunikon dhe i paraqet në një mjedis, që nxit edukimin dhe argëtimin. Ai organizon dhe mundëson gjithashtu aktivitetet, të cilat përkrahin vizionin dhe misionin e tij.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 5. Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/09/2018 - 08:05

Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit nis mbrëmjen e sotme dhe është cilësuar si ngjarja më e rëndësishme teatrore e vitit nga Teatri Kombëtar. Ky festival organizohet me rastin e Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut.

Postuar: 23/09/2018 - 08:03

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” sjell premierën e re “Kumt&rdqu

Postuar: 23/09/2018 - 07:58

Krijimtaria në vend nuk mbështetet sa duhet për zhvillimin e saj, por problem mbetet dhe zbatimi

Postuar: 22/09/2018 - 08:24

Ekspertë nga “Europa Nostra”, organizata kryesore e trashëgimisë në Europë dhe Instit

Postuar: 22/09/2018 - 08:05

Artisti i njohur Saimir Strati do të çelë ekspozitën e tij në Suharekë.

Postuar: 22/09/2018 - 07:58

Studiues dhe historianë u bënë bashkë në aktivitetin, që sillte në vëmendje pasurinë kulturore në

Postuar: 22/09/2018 - 07:54

Grupi polifonik “Ergjëria” dhe artisti i njohur slloven Marko Hatlak çelën edicionin