BREAKING NEWS

Nuk përmbahet Andi Bushati, sulmon ashpër Ramën: Albin Kurti po merr thika pas shpine nga Tirana

Nuk përmbahet Andi Bushati, sulmon ashpër Ramën: Albin Kurti po
x
BREAKING NEWS

Eksperti i kriminalistikës habit me deklaratën: Droga futet me anije peshkimi, por edhe me avionë civilë

Eksperti i kriminalistikës habit me deklaratën: Droga futet me anije
x
BREAKING NEWS

Ish-kandidati i PD-së tregon fajtorët e përçarjes së opozitës, nuk i kursehet ish-kryeministrit dhe Alibeajt

Ish-kandidati i PD-së tregon fajtorët e përçarjes së
x
BREAKING NEWS

Pse zbarkoi DEA në Shqipëri? Eksperti Karamuço zbardh prapaskenat dhe i del kundër ministrit: Ja sa agjentë kanë ardhur

Pse zbarkoi DEA në Shqipëri? Eksperti Karamuço zbardh
x
BREAKING NEWS

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda plas deklaratën ‘bombë’: Ja kush është qyteti që konsumon më shumë kokainë në Shqipëri

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda plas deklaratën
x
BREAKING NEWS

"Luizi ka marrë një të dytën e shikimeve të Joe Biden"/ Rakipi pyet Fevziun për spektaklin që ka “mbërthyer” shqiptarët: Po largohen masivisht, kush ka mbetur është zhytur në kotësinë e Big Brother

"Luizi ka marrë një të dytën e shikimeve të Joe
x
BREAKING NEWS

Çështja “McGonigal”/ Ish-presidenti i Dhomës amerikane plas deklaratën: Ka informacione që nuk janë publikuar dhe…

Çështja “McGonigal”/ Ish-presidenti i Dhomës
x
BREAKING NEWS

“Ti i di më mirë këto, por nuk do të flasësh!”/ Plas debati në studio, Rakipi kapet me Fevziun për naftën kontrabandë dhe oligarkët

“Ti i di më mirë këto, por nuk do të
x

Kultura

Muzeu Historik Kombëtar në vitin që lamë pas 55.306 vizitorë

Muzeu Historik Kombëtar në vitin që lamë pas 55.306

Muzeu Historik Kombëtar është institucioni muzeor më i madh në Shqipëri dhe një nga më të rëndësishmit. Në vitin që lamë pas ky muze pati 55, 306 vizitorë. Kjo bëhet me dije nga vetë institucioni, i cili ka publikuar dhe të dhënat në faqen e tij. “Vizitorët e Muzeut Historik Kombëtar në 1 vit. Për vitin 2022 me 55,306 vizitorë në total. 230 për qind më shumë vizitorë në total në krahasim me vitin 2021 me: 16,757 vizitorë në total; 893 për qind më shumë vizitorë në total në krahasim me vitin 2020 me: 5,571 vizitorë në total”, shkruan MHK. Muzeu Historik Kombëtar u inaugurua më 28 tetor 1981. Për ngritjen e këtij muzeu u mblodh një ekip me specialistët më të mirë të vendit, të fushave të historisë, gjuhësisë, arkeologjisë, etnografisë, hartografisë, arkitekturës e artit. Për këtë muze u punua në mënyrë të organizuar, sipas seksioneve përkatëse, për gati 3 vjet, deri në hapjen e tij. Grupi i punës drejtohej nga personalitete të shquara si, Aleks Buda, Stefanaq Pollo, Selami Pulaha, Skënder Anamali, Iljaz Goga, Rrok Zojzi, Abaz Dojaka, Ramadan Sokoli, Enver Faja, Nina Shehu, Vilson Kilica, etj. Muzetë historikë kombëtarë janë ndër përçuesit më të rëndësishëm të interpretimit zyrtar të historisë së një vendi, krahas dhe me sistemin kombëtar të arsimimit të tij. Ata luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e identitetit për kombin si dhe për përcjelljen e këtij vetimazhi tek vizitorët dhe në botën e jashtme. Por muzetë dallojnë nga ajo çka jep historia e shkruar, pasi për një muze gjuha e të shprehurit janë objektet muzeore të ekspozuara, shoqëruar me të dhënat për to. Në mjediset e muzeut gjenden rreth 5000 objekte, të cilat i përkasin një periudhe relativisht të gjatë kohore duke filluar nga mijëvjeçari IV para Krishtit dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit XX.