
E rëndë/ Të shtënat me armë që lanë tre të plagosur mes tyre dhe dy efektivë Policie, Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj bëjnë lëvizjen urgjente. Blindohet zona, zbarkojnë RENEA dhe FNSH


Muzeu në parkun arkeologjik të Apolonisë është një pasuri e jashtëzakonshme në fushën e trashëgimisë kulturore. Ministrja e Kulturës Elva Margariti shprehet se ky muze pas restaurimit pret vizitorë e ndryshëm. “Mes parkut kombëtar arkeologjik të Apolonisë ndodhet edhe muzeu, i cili pas restaurimit pret e përcjell vizitorë shqiptarë e të huaj. Një pasuri e jashtëzakonshme, dëshmi e jetës dhe kulturës që gjallonte në këto troje”, shprehet ministrja e Kulturës, në një status të saj në Facebook, që ka publikuar dhe foto. Muzeu është i ndërtuar brenda arealit arkeologjik të Apolonisë. Muzeu u hap në vitin 1958 në gjysmëhark rreth kishës së Shën Mërisë. Ende sot janë disa statuja në këtë zonë. Muzeu u rikonstruktua disa herë dhe mori një formë përfundimtare në vitin 1985. Në vitin 1996 iu shtua edhe godina për kërkimet e studimet arkeologjike. Muzeut arkeologjik shënon një periudhë të artë për historikun e këtij qyteti antik. Nëpërmjet objekteve të ekspozuara vizitorët do të mësojnë se Apolonia antike e krijuar nga kolonët grekë rreth viteve 620 Para Krishtit është ndërtuar mbi rrënjët e një qytetërimi shumë më të hershëm. Në galerinë e pafund të objekteve të gjetura dhe tashmë të ekspozuara në muzeun arkeologjik të Apolonisë gjenden skulptura nga më të ndryshme si, portrete aristokratësh, gladiatorë, portrete vajzash, gurë varresh me gdhendje, vegla pune, figura kafshësh, kalorësa, luftëtarë, peizazhe natyrore,etj. Apolonia ndodhet 12 kilometra larg qytetit të Fierit. Apolonia si qytet u themelua në fillim të shekullit të shtatë para Krishtit në tokat e Taulantëve Ilirë nga kolonizatorët grekë, që vinin nga Korinti. Emrin qyteti e mori për nder të perëndisë Apollon. Ndër 24 qytete në të gjithë botën mesdhetare që mbanin këtë emër në Antikitet, Apolonia e Ilirisë ishte më e rëndësishmja dhe luajti një rol të madh si ndërmjetëse tregtare mes helenëve dhe ilirëve. Apolonia ishte në atë kohë një qytet i madh e i rëndësishëm në afërsi të lumit Aoos (Vjosë). Llogaritet që qyteti të ketë pasur rreth 60 000 banorë, një shifër rekord për antikitetin! Apolonia e ruajti madhështinë e saj edhe në periudhën romake. Shkolla apoloniane e arteve të bukura ishte me famë në të gjithë botën antike.
Më të lexuarat


Artistet pjesëmarrëse në ekspozitën “Synime” dhurojnë vepra për fondin e GKA

Aktiviteti për arbëreshin Giovanni Belluscio, studiuesit: Një figurë e rëndësishme

Artistët: Kemi një Ministri Kulture që na përfaqëson, por kurrë nuk dëgjuam një plan për ne

Margariti: Një punë e jashtëzakonshme nga specialistët, në xhaminë e Et’hem Beut

“E bardhë mbi Tiranë” në tablo pikture, Gjergj Meta: E rëndësishme piktura të ketë ndjeshmëri dhe unë të jem vetvetja

Bujar Qamili: Na mori malli për të kënduar, më mungojnë publiku dhe koncertet

Edith Durham dhe shqiptarët, studiuesit vlerësojnë kontributin e saj

Çmimi “Pjetër Gaci” edicioni i njëzetë, konkurrimi në disiplina të ndryshme muzikore

Arti, trashëgimia kulturore dhe e drejta e autorit, në marrëveshjen Shqipëri-Turqi

Autorët: Poezia shqipe meriton të prezantohet më mirë në gjuhë të tjera, shumë antologji të botuara në botë nuk përfaqësojnë vlerat tona
