BREAKING NEWS

“Në mesnatë Alibeaj ndryshoi listat pa na pyetur”/ Dha dorëheqjen nga gara për kryetar Bashkie në Korçë, Gjata zbardh prapaskenat e forta

“Në mesnatë Alibeaj ndryshoi listat pa na pyetur”/ Dha
x
BREAKING NEWS

VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet: Ja momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113 mijë eurot nga biznesmeni

VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet: Ja momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113
x
BREAKING NEWS

"Dal unë në përgjime që flas me..."/ Artan Hoxha thirrje policisë: Shkoni te bandat, te ngjarjet e fundit kriminale në Tiranë makinat janë vjedhur në të njëjtin qytet

"Dal unë në përgjime që flas me..."/ Artan Hoxha
x
BREAKING NEWS

Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Pronarët e Top Channel kanë ndjerë rrezik, ata e dinë se nga vjen sulmi

Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Pronarët e Top
x
BREAKING NEWS

Të shtëna me armë zjarri, reagon policia

Të shtëna me armë zjarri, reagon policia
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Përçahen demokratët e Berishës në Sarandë

Çfarë po ndodh? Përçahen demokratët e Berishës
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 maji/ Ish deputeti reagon për tërheqjen e kandidatëve të PD-së: Bombën ia ka vënë Berisha

Zgjedhjet e 14 maji/ Ish deputeti reagon për tërheqjen e
x
BREAKING NEWS

Kush e ka radhën? Paralajmërimi i bujshëm i ambasadorit britanik: Këtë vit do ketë “non grata” të tjerë

Kush e ka radhën? Paralajmërimi i bujshëm i ambasadorit britanik:
x

Kultura

Muzeu i Arsimit në Korçë mirëpret vizitorët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Muzeu i Arsimit në Korçë mirëpret vizitorët nga

Muzeu i Arsimit në qytetin e Korçës këto ditë u vizitua nga një numër i konsiderueshëm turistësh. Kjo bëhet me dije nga vetë muzeu, që ka ndarë dhe foto në faqen e tij nga vizitat e ditëve të fundit. “Këto ditë festash, Muzeu i Arsimit u vizitua nga një numër i konsiderueshëm turistësh. Pjesa më e madhe e vizitorëve përbëhej nga grupet e organizuara të mësuesve që vinin nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut”, thuhet nga muzeu në Facebook, që ka publikuar dhe disa foto të vizitorëve. Më 7 Mars në Ditën e Mësuesit në këtë muze u hap dhe ekspozita “Mësonjëtoret e para përmes dëshmive të kohës”. Një ekspozitë, e cila u organizua në kuadër të 136-vjetorit të çeljes së Mësonjëtores së Parë Shqipe. Në sallën e bibliotekës së muzeut të gjithë ata që do të duan ta vizitojnë, do të shohin për herë të parë objekte personale, dëshmi, dokumente, fotografi, letra të shkruara nga personalitetet e rëndësishme të dy shkollave që u hapën në Korçë, Mësonjëtorja e Parë Shqipe dhe Mësonjëtorja e Vashave. Tashmë pjesë e fondit të muzeut këto objekte, fotografi dhe dëshmi ju përkasin themeluesve, mësuesve dhe nxënësve të këtyre shkollave të para kombëtare dhe janë dhuruar nga pasardhësit e tyre. Mësonjëtorja e parë u çel në 7 Mars në 1887, në kushtet e pushtimit otoman dhe ajo u krijua nga një grup rilindasish, ndërsa ishte e para shkollë fillore me një fizionomi të theksuar kombëtare dhe laike, ku të gjitha mësimet jepeshin në gjuhën shqipe. Sipas dokumenteve të kohës, veprimtaria e kësaj shkolle përshkohej nga idetë patriotike, edukata e punës dhe dashuria për dije. Mësonjëtorja e Parë Shqipe u përkrah gjerësisht nga masat patriotike korçare dhe ato të mërgimit. Drejtuesit e parë të shkollës qenë patriotët e Rilindjes sonë Kombëtare, Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, etj, ndërsa drejtor i parë i saj u zgjodh Petro Nini Luarasi, një nga figurat kryesore të kohës, veprimtar i Rilindjes Kombëtare shqiptare.

Më të lexuarat