BREAKING NEWS

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet një person në makinë

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet
x

Kultura

Muzeu i Sinës në Dibër, një destinacion turistik e kulturor

Muzeu i Sinës në Dibër, një destinacion turistik e kulturor

Muzeu i Sinës në Dibër u përurua në vitin 1985. Muzeu më parë iu nënshtrua një procesi restaurimi, dhe ministrja e Kulturës Elva Margariti pohon se është një destinacion kulturor më shumë. “Restauruam Muzeun e Kastriotëve në Sinë, një destinacion turistik e kulturor, që i shtohet Dibrës”, shprehej ditët fundit në një status të saj ministrja e Kulturës. Themelet e këtij muzeu me rëndësi historike janë hedhur me 16 tetor 1982, por u përurua në vitin 1985. Kjo vepër u ndërtua në nder të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Platforma dhe programi i muzeut u përgatit nga studiuesi prof. Kristo Frashëri, pranë Institutit të Historisë Tiranë. Ky muze është me karakter historik, në të dy dhomat janë paraqitur dokumente nga studiues të huaj dhe vendas. Në vitin 2018, në kuadër të “Vitit Mbarëkombëtarë të Skënderbeut” u bë dhe restaurimi i këtij muzeu nga Ministria e Kulturës. Gjergj Kastrioti Skënderbeu (6 maj 1405- 17 janar 1468) personifikoi një epokë të tërë të historisë kombëtare të shqiptarëve, që mori emrin e tij. Nën udhëheqjen e tij lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë të lartë e të organizuar, shënoi kthesë vendimtare në zhvillimin politik të vendit dhe forcimin e vetëdijes kombëtare. Numrin më të madh të betejave i zhvilloi në Dibër. Ai ishte një diplomat, strateg, ushtarak mjaft i zoti dhe e quajti veten si “Zot i Arbrit”. Skënderbeu kishte marrëdhënie të mira me shumë mbretëri, si: Venedikun, Napolin, Raguza, etj. Gjergj Kastrioti Skënderbeu, njihet sot në të gjithë botën si luftëtar i madh, që ndaloi ofensivën turke drejt Europës Perëndimore. Në një nga dhomat në muze janë të paraqitura dokumente, që flasin për familjen e Gjergj Kastriotit, rininë e tij, etj. Janë disa 6 stenda: 1) -Dibra dhe Kastriotët, 2)-Gjon Kastrioti, 3)- Rinia e Skënderbeut, 4)-Skënderbeu në prag të kryengritjes së përgjithshme, 5)-Skënderbeu dhe kryengritja e përgjithshme, 6)- stenda me harta që nga Gjon Kastrioti deri tek Skënderbeu. Dokumentet janë nga historianë të huaj dhe vendas. Në dhomën tjetër paraqiten bëmat e Skënderbeut, ngritja e shtetit të parë, si dhe Skënderbeu në fushën ndërkombëtare dhe vlerësimet pas vdekjes, etj.