
Video/ Ikin dritat gjatë koncertit të Noizy-t, revoltohet turma duke bërtitur njëzëri: Rama ik!

Kërcet thika mes kushërinjsh, 5 persona dërgohen me urgjencë drejt spitalit

U plagos nga pronari i shtëpisë, punonjësi i IMT-së rrëfen tmerrin: Ishte i dehur, iu hodha sipër dhe i kapa armën pasi...

Foto/ Çfarë po ndodh? Trafik kilometrik në aksin Elbasan-Tiranë

“Sezoni turistik në Jug po dështon prej...”, deputeti i PD akuzon ashpër kryeministrin dhe publikon foton: Ja çfarë po përpiqet të bëjë Rama

Moti bën kthesën drastike, çfarë ndodh me temperaturat javën e ardhshme

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

“Qeveria turp i Shqipërisë!” Salianji pas artikullit të The Sun: Rama nuk po bën asgjë për të parandaluar shpopullimin dhe trafikimin e qytetarëve

Muzeu Kombëtar i Pavarësisë në Vlorë, në administrim të Ministrisë së Kulturës

Shkruar nga SOT.COM.AL 27 Nëntor 2021

Muzeu Kombëtar i Pavarësisë në Vlorë kalon në administrim të Ministrisë së Kulturës. Këshilli i Ministrave miratoi së fundmi përcaktimin e funksionimit, organizimit e të mënyrës së zhvillimit të veprimtarisë së Muzeut Kombëtar të Pavarësisë, ku shfuqizoi dhe vendimin e 2006 për muzeun. “Vendimi nr. 293, datë 17.5.2006, i Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen “Kombëtar” të Muzeut të Pavarësisë, Vlorë dhe për ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit të tij, nga Bashkia e Vlorës në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve”, shfuqizohet thuhet në vendim. Mjediset, ku ushtron veprimtarinë Muzeu Kombëtar i Pavarësisë, janë në përgjegjësi administrimi të ministrisë përgjegjëse për trashëgiminë kulturore. Vendimi thotë se misioni i Muzeut Kombëtar të Pavarësisë është përkujtimi dhe promovimi i vlerave të periudhës historike të shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar, trashëgimisë historike, që lidhet me një nga ngjarjet më të rëndësishme të Shqipërisë, Shpalljen e Pavarësisë më 28 Nëntor 1912, si një nga momentet më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar. Burimet e financimit t? Muzeut Kombëtar të Pavarësisë janë: a) buxheti i shtetit; b) burime t? tjera sipas legjislacionit n? fuqi”, thuhet në vendim. Muzeu Kombëtar i Pavarësisë ka përgjegjësi funksionale të organizojë punën për të siguruar: a) dokumentimin e fakteve historike, lidhur me Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe krijimin e shtetit shqiptar në vitin 1912, nëpërmjet studimit, kërkimit, arkivimit të këtyre fakteve, si dhe bashkëpunimit me subjekte publike e private, shqiptare apo të huaja; b) ruajtjen e trashëgimisë kulturore lidhur me Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe krijimin e shtetit shqiptar në vitin 1912; c) ofrimin e shërbimit për publikun dhe promovimin e publikimin e fakteve historike lidhur me Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe krijimin e shtetit shqiptar në vitin 1912. Ndër të tjera thuhet se drejtori i Muzeut Kombëtar të Pavarësisë emërohet ose lirohet nga detyra nga ministri përgjegjës për trashëgiminë kulturore, sipas kritereve të miratuara nga Këshilli Kombëtar i Muzeve.
Më të lexuarat


Pandeli Koçi: Kritika letrare ka ngelur në formë recensionale ose ‘miqësore’, institucionet të zhvillojnë veprimtari për problemet dhe zhvillimin e letërsisë

Punime mirëmbajtëse në Parkun e Butrintit, një nga zonat me të rëndësishme të trashëgimisë

Piktori Hasan Nallbani me një ekspozitë personale, për publikun shfaqen peizazhe, portrete dhe kompozime

Artistët e “MIK Festival” në shtëpinë muze të Sterio Spasses, me qëllim dhe promovimin e zonës

Hamami i vjetër i shekullit XVII-XVIII në Durrës, pas restaurimit do të shtohet edhe elementi digjital për të treguar historinë e objektit

Armand Bora: Teatri Kombëtar dhe Teatri i Operës e Baletit kanë të njëjtin status dhe është detyrim që edhe trajtimi i trupës artistike të jetë pa diferencime

Kalaja e Gjirokastrës dhe Parku Arkeologjik i Antigonesë, 19.420 vizitorë gjatë muajit korrik

Digjitalizimi i 75 regjistrave të vjetër dhe i 171 dokumenteve, që ruajnë gjurmët e fotografëve të koleksionit, përfundon në muzeun “Marubi”

Tabela të reja shpjeguese në qytetin antik të Orikut

Skënder Jaçe: Për filmat është shumë problem mungesa e kinemave në vend, në ‘Open Cinema’ shfaqen premiera dhe prodhime kinematografike ndër vite
