BREAKING NEWS

Albin Kurti gjatë konferencës merr vendimin e menjëhershëm për taksën ndaj Serbisë, ja çfarë u vendos dhe kur do hyjë në fuqi

Albin Kurti gjatë konferencës merr vendimin e menjëhershëm
x

Kultura

Muzeu kombëtar "Marubi" i bashkohet nismës “Muaji i Kujtesës”

Muzeu kombëtar "Marubi" i bashkohet nismës “Muaji i

Muzeu kombëtar i fotografisë “Marubi” i është bashkuar nismës "Muaji i Kujtesës", të Ministrisë së Kulturës. Muzeu bën me dije se gjatë këtij muaji në ditën e parë të javës do të publikohen imazhe të ndryshme. “Çdo të hënë të muajit shkurt do të publikojmë një imazh nga ngjarjet e viteve '90 që ruhen në kujtesën tonë kolektive si pararoje të lirisë së fjalës e të besimit”, pohon muzeu. Së fundmi, muzeu kombëtar i fotografisë “Marubi” publikoi me foto imazhin e besimtarëve, që orientohen drejt hyrjes së një hapësire të shenjtë, që shënon edhe rihapjen së Xhamisë së Plumbit në Shkodër më 16 nëntor 1990, pas mbylljes së saj në vitin 1967 në kuadër të Revolucionit Kulturor. “Mijëra besimtarë u grumbulluan të kremtonin atë të premte, ritin e faljes nën drejtimin e Haxhi Hafiz Sabri Koçit. Kjo datë shënon edhe rihapjen e xhamive në Shqipëri pas vitesh ateizmi. Foto Angjelin Nenshati, “Hapja e Xhamisë së Plumbit” Shkodër, 16.11.1990, koleksion i familjes Angjelin Nenshati”, shkruan muzeu. Muzeu kombëtar i fotografisë “Marubi”, mban në arkivin e tij rreth 400,000 negativë në pllaka xhami, të organizuar në mënyrë të përkryer dhe të klasifikuar sipas vitit të shkrepjes dhe përmbajtjes së fotografisë. Në katet e muzeut janë edhe studiot e fotografit të famshëm, Pietro Marubit, dhe pasardhësve të tij. Dyzet vitet e karrierës së Pietro Marubit ju dedikuan mijëra fotografive të ngjarjeve të rëndësishme, si edhe jetës së përditshme shqiptare. Shumë prej tyre janë portrete të qytetarëve të thjeshtë, figurave të famshme si Edith Durham, si edhe kurtizaneve të asaj kohe, fotot e të cilave përmbajnë elemente nude, duke krijuar kështu një koleksion jo vetëm interesant apo të bukur, por edhe avant-garde për kohën. Njeriu ishte subjekti kryesor i Marubit. Ai ndihmoi edhe mjekësinë e asaj kohe, duke fotografuar simptomat e sëmundjeve të ndryshme të cilat ishin ende të panjohura. Në muze sot gjejmë edhe urbanistika e planimetri të qyteteve ndër vite, peizazhe natyrore, shtëpi karakteristike të qytetit dhe fshatit, veshje tradicionale të zonave të ndryshme si dhe mijëra ushtarë e komandantë të luftës së I-rë dhe të II-të botërore. Në muze herë pas here hapen dhe ekspozita të ndryshme.