BREAKING NEWS

Ervin Bushati i jep mesazhin e fortë Bashës dhe Kryemadhit: Pas gabimit të pafalshëm që...

Ervin Bushati i jep mesazhin e fortë Bashës dhe Kryemadhit: Pas
x

Kultura

Muzeu kombëtar “Shtëpia me gjethe”, me interesin e të rinjve

Muzeu kombëtar “Shtëpia me gjethe”, me interesin e të

Një grup studentësh, anëtarë të P.V.N Albania (Punë Vullnetare Ndërkombëtare) vizituan muzeun kombëtar të përgjimeve "Shtëpia me Gjethe". Muzeu kombëtar "Shtëpia me Gjethe" shprehet se të rinjtë treguan interes për këtë institucion muzeor, por edhe për ekspozitën “Libra të ndaluar në komunizëm”, që dje shënoi dhe ditën e fundit të saj për publikun. “Ata treguan interes jo vetëm për përmbajtjen e muzeut por dhe për ekspozitën "Libra të ndaluar në komunizëm". Muzeu kombëtar i përgjimeve "Shtëpia me Gjethe" është i hapur çdo ditë nga ora 09 - 19:00. Deri më 31 gusht bileta kushton vetëm 200 lekë, ndërsa çdo të diel hyrja është e lirë”, shprehet muzeu. E realizuar nga bashkëpunimi mes Bibliotekës Kombëtare me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shtetit në kuadër të “Muajit të Kujtesës” krahas ekspozimit të librave të ndaluar ekspozita tregon historikun e censurës në Shqipëri përmes dokumenteve arkivore mbi ndalimin e qarkullimit të librave të caktuar, fshirjen e emrave të redaktorëve apo përkthyesve, pezullimin dhe ndalimin e autorëve të shpallur si armiq të regjimit. Kjo ekspozitë skicon historikun e censurës në Shqipëri përmes dokumenteve arkivore të urdhëresave mbi ndalimin e qarkullimit të botimeve, fshirjen e emrave të redaktorëve ose përkthyesve, hedhjen e librave për karton, pezullimin dhe ndalimin e botimit të autorëve të shpallur si armiq të dënuar nga regjimi i kohës, pastrim të botimeve të elementëve armiq, autorë shqiptarë dhe të huaj, botime brenda Republikës së Shqipërisë, por edhe jashtë saj. Ndërtesa e njohur si “Shtëpia me gjethe” (e quajtur kështu për shkak të bimës kacavjerrëse që mbulonte fasadën e saj), është kthyer tashmë në muzeun kombëtar të përgjimeve. I hapur më 23 maj 2017, është muzeu më i ri në Shqipëri dhe një nga më të veçantët që përpiqet t’u rrëfejë të rinjve dhe të huajve një nga periudhat më të errëta të historisë së vendit. Pozicionuar në qendër të Tiranës, përballë Kishës Ortodokse: “Ringjallja e Krishtit” dhe pranë Bankës Kombëtare, ndërtesa që strehoi për pak kohë Gestapon gjatë pushtimit të vendit në Luftën e Dytë Botërore, ka qenë Selia Qendrore e Përgjimeve të Shërbimit Sekret nga viti 1944-1991.