BREAKING NEWS

“Do të nisë së shpejti”, Spartak Ngjela paralajmëron lëvizjen që do të luftojë korrupsionin politik në nivele të larta: Do jetë fundi i...

“Do të nisë së shpejti”, Spartak Ngjela
x

Kultura

“Muzeu lëvizës” dhe “Arkeologu i vogël” pranë fëmijëve

“Muzeu lëvizës” dhe “Arkeologu i vogël”

Muzeu Historik Kombëtar solidarizohet me familjet e dëmtuara nga tërmeti. Pas tërmetit që preku Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, shumë banorë të qytetit të Durrësit dhe zonave të tjera, pas shpalljes si të pa banueshme të banesave të tyre, janë strehuar në hotel “Bonita”. Mes personave të prekur nga tërmeti ka dhe shumë fëmijë, të cilët pas situatës së krijuar ndodhen në një shok të vërtetë psikologjik. Për të kthyer sadopak buzëqeshjen fëmijëve që ndodhen në hotel por edhe të gjithëve banorëve aty, Muzeu Historik Kombëtar prezantoi disa nga projektet edukative të tij. Një autobus i zakonshëm u kthye në një ekspozitë, ku fëmijët u njohën me historikun e disa prej objekteve të trashëgimisë kulturore. Ekspozita e “Muzeut lëvizës” përmbante riprodhime nga koleksionet muzeore të ruajtura në fondet e Muzeut Historik Kombëtar, të cilat i përkasin periudhave të ndryshme historike. Midis tyre fëmijët mundën të gjejnë vazo nga antikiteti, vegla muzikore, kostume popullore etj. Muzeu Historik Kombëtar gjithashtu bën me dije se projekti tjetër ishte edhe ai me titull “Arkeologu i vogël”. Sipas MHK, fëmijët mësuan si të zbulojnë objektet e lashtësisë. “Ata realizuan gërmime arkeologjike duke mësuar mënyrën e përdorimit të mjeteve arkeologjike dhe teknikën e gërmimit. Kjo iu dha mundësinë jenë arkeologë për një ditë dhe të bëjnë zbulimet e tyre për epokat kryesore historike shqiptare. Gjithashtu, ata kryen vizatime, ngjyrosje, forma me plastelinë etj. Nëpërmjet këtyre aktiviteteve, Muzeu Historik Kombëtar mundi të largojë sado pak trishtimin nga sytë e fëmijëve”, shprehet institucioni. Ekspozita “Muzeu lëvizës” është prezantuar dhe më parë në shkolla të ndryshme, po ashtu dhe projekti “Arkeologu i vogël”, prej kohësh po zhvillohet në këtë institucion, duke sjellë herë pas here në muze nxënës nga shkolla të ndryshme të Tiranës. Muzeu Historik Kombëtar është institucioni muzeor më i madh në Shqipëri dhe një nga më të rëndësishmit. Në mjediset e muzeut gjenden rreth 5000 objekte, të cilat i përkasin një periudhe relativisht të gjatë kohore duke filluar nga mijëvjeçari IV para Krishtit dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit XX.