BREAKING NEWS

Lëvizjet e fundit në SPAK/ Paralajmëron Spartak Ngjela: Të akuzuarit e mëdhenj ja vetëm do shpronësohen, por do burgosen

Lëvizjet e fundit në SPAK/ Paralajmëron Spartak Ngjela: Të
x

Kultura

“Muzeu Lëvizës -Tirana vjen tek ti”, në qytetet e Kosovës

“Muzeu Lëvizës -Tirana vjen tek ti”, në qytetet e

“Muzeu Lëvizës -Tirana vjen tek ti” po vazhdon të ndalojë në qytete të ndryshme në Kosovë. Pas qyteteve të Prizreni dhe Gjakovës, këtë të premte ishte në qytetin e Pejës. Një muze i improvizuar brenda një kamioni, që strehon në miniaturë rrugëtimin dhe kujtesën e një qyteti përgjatë një shekulli. Gjatë të premtes pejanët patën mundësinë të shohin elemente të historisë së Tiranës, elemente dinamike të ndryshimit urban të qytetit, historinë etnografike, kulturën, artin, arkitekturën, etj, duke paraqitur Tiranën në gjitha dimensionet e një kryeqyteti me imazhe fotografike. Aktiviteti për shënimin e këtij përvjetori të Tiranës edhe në Pejë fillimisht nisi me një takim në mes të përfaqësuesve nga Bashkia e Tiranës dhe Unionit të Bashkive Shqiptare me kryetarin e komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherin. Adriola Kambo, drejtoresha ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare të Rajonit, me rastin e hapjes së këtij muzeu lëvizës në Pejë tha mes të tjerave se “Tirana vjen tek ti” është një projekt, që synon promovimin e turizmit të kryeqytetit shqiptar, por edhe një koncept i turizmit rajonal që të promovojmë njëri-tjetrin. “Pra jo vetëm të festojmë 100 vjetorin e Tiranës kryeqytet, por edhe të promovojmë qytetet tona shqipfolëse”, tha ajo. Qeveria e Lushnjës mori vendim më 9 shkurt 1920, që ta vendoste kryeqytetin e Shqipërisë përkohësisht në Tiranë, duke e lënë të hapur çështjen e vendosjes përfundimtare të kryeqytetit kur të mblidhej e para asamble kushtetuese. Me miratimin e të gjithë pjesëtarëve të Kongresit të Lushnjës, anëtarët e Këshillit të Lartë, së bashku me pjesëtarët e qeverisë dhe të Këshillit Kombëtar, hynë më 11 shkurt 1920 në Tiranë, fill pasi repartet e ushtrisë italiane ishin larguar nga qyteti dhe vendosur në Durrës. Banorët e Tiranës e pritën me entuziazëm hyrjen e organeve të larta shtetërore, në kryeqytetin e përkohshëm të Shqipërisë, të cilin asambleja kushtetuese e vitit 1925 e shpalli përfundimisht kryeqytet të saj. Sidoqoftë jeta e Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë fillon më 11 shkurt 1920. Ndërkaq që edhe në Tiranë gjatë këtyre muajve janë zhvilluar aktivitete të ndryshme, me rastin e shënimit të Tiranës kryeqytet.