BREAKING NEWS

Lëvizjet e fundit në SPAK/ Paralajmëron Spartak Ngjela: Të akuzuarit e mëdhenj ja vetëm do shpronësohen, por do burgosen

Lëvizjet e fundit në SPAK/ Paralajmëron Spartak Ngjela: Të
x

Kultura

Muzeu “Marubi” çel ekspozitën me imazhe nga fotografi Dedë Jakova

Muzeu “Marubi” çel ekspozitën me imazhe nga fotografi

Muzeu kombëtar i fotografisë “Marubi” hapi ekspozitë me imazhe nga fotografi Dedë Jakova. Një ekspozitë, që zhvillohet këtë kohë duke kërkuar respektin e rregullave të pandemisë. Më herët muzeu lajmëronte se ceremonia e inaugurimit do të bëhej pa praninë e publikut. Në materialin që ka publikuar muzeu në Shkodër thuhet se Dedë Jakova është ndër autorët me korpusin fotografik më voluminoz në arkivin e muzeut. “Puna për hulumtimin e koleksionit të tij na ka njohur një fotograf të kujdesshëm, të zhdërvjelltë, një performues të jashtëzakonshëm, një personazh qendror të një pjese të madhe të shkrepjeve të tij, një kurues të imazhit si nga ana cilësore e materialit fotografik - përfaqësues i vetëm në rang kombëtar i filmave fotografikë “Ferrania” e “Lomberg” - ashtu edhe nga ajo estetike e ndjesore në momentet që ai përzgjedh të fotografojë, që nga imazhet lojcake me miq e deri tek parakalimet e momente të tjera zyrtare”, shprehet muzeu. Ekspozita që u hap në muzeun kombëtar “Marubi” është e kuruar nga Lek Gjeloshi. Dedë Jakova (1914-1973) lindi në Shkodër, në një familje intelektualësh. U shkollua në kolegjin saverian të qytetit, ndërsa mësimet e para mbi fotografinë i mori pranë Kel Marubit. Në vitin 1932 hapi studion e vet, “Foto Jakova”, dhe në gjysmë e viteve ’30-të ishte përfaqësues në rang kombëtar i filmave fotografikë “Ferrania” e “Lomberg”, për të cilët kishte eskluzivitetin. Realizoi me botues të ndryshëm kartpostalet e kohës dhe kishte primatin si shoqërues e fotograf i alpinistëve në majat më të larta të vendit. Në qytetin e lindjes ishte i njohur dhe si “fotografi i rinisë”, por kishte edhe veprimtari në fushat e tjera, si fotoreporter i jetës së qytetit, ngjarjeve të ndryshme historike, social-politike si dhe atyre etnografike e sportive. Në materialin e ekspooztës përgaitur nga kuyratori mes të tjerave thuhet se aktiviteti i tij, i zhvilluar kryesisht në Shkodër, përshkohet nga kalime të forta ideologjike e politike: prej frymës së monarkisë e ndikimit të fashizmit italian, në konsolidimin e regjimit diktatorial të komunizmit. Në këtë sistem u ndesh me procesin e shtetëzimit, në vitet ’60-të, i cili kulmoi me mbylljen e studiove fotografike private. Në vitin 1970 iu bashka fotografëve të tjerë që e dorëzuan në shtet fondin e tyre, duke lënë në trashëgimi prej rreth 58.000 negativësh në xham, planfilm e film rul.