BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Muzeu “Onufri”, i pari ku implementohet audioguida

Muzeu “Onufri”, i pari ku implementohet audioguida

Në Muzeun Kombëtar Ikonografik “Onufri” Berat, prezantohet sot sistemi dixhital i audioguidave. Ministria e Kulturës njofton se sistemi i audioguidave prezanton një model dixhital të ri në Shqipëri me qëllim inkurajimin e iniciativave të ngjashme inovative në muzetë e tjerë, sitet turistike dhe kulturore, duke pasuruar eksperiencën e turistit në Shqipëri. “Tanimë turistët kanë mundësinë të zbulojnë muzeun dhe kryeveprat e tij në katër gjuhë të ndryshme. Shërbimi është i disponueshëm në gjuhën shqipe, italisht, anglisht dhe gjermanisht. Guida mbulon historitë e 40 veprave me vlera të rralla, rrëfyer brenda një orë e gjysmë. Turistët kanë mundësi të eksplorojnë, të mësojnë dhe të vendosin një raport vetjak me veprat dhe muzeun. “Onufri” bëhet kështu i pari muze në Shqipëri që u ofron një shërbim në katër gjuhë, vizitorëve të vet, sipas standardeve europiane. Pritshmëritë janë rritja e performancës së muzeut, çka do të reflektohet në numrin e vizitorëve, por edhe vlerësimin që ata do të japin për shërbimin e ofruar”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës. Implementimi i Sistemit Dixhital të Audioguidave në Muzeun Kombëtar Ikonografik “Onufri”- është ndërhyrje e IntoAlbania (Turizmi Inovativ në Shqipëri), një projekt i financuar nga USAID dhe Sëeden, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Muzeun Kombëtar Ikonografik “Onufri”. Për projektin është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në shtator të vitit 2017, me synim promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare. Partner në rrafshin teknologjik është kompania franceze “Orpheo”, e specializuar në dixhitalizimin dhe shërbimet që ofrohen në muze, në të gjithë botën.  Në ceremoninë sot do të marrin pjesë Enio Jaco, Drejtor Ekzekutiv, Creative Business Solutions, Agron Polovina, Drejtor i Qendrës Kombëtare të Muzeve, Berat; Elva Margariti, Ministre e Kulturës; Mikaela Meredith, Drejtoresha e Misionit të USAID në Shqipëri. Muzeu Ikonografik “Onufri” është i pari në të cilin implementohet audioguida. Të pranishmit do të zhvillojnë një vizitë audio në muze, nën drejtimin e Drejtorit të “Onufrit”, Agron Polovina. Muzeu Kombëtar “Onufri” është përshtatur në ambientet e Kishës “Fjetja e Shën Mërisë”, në kalanë e Beratit, që prej 27 shkurtit të vitit 1986.