BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Muzika baroke ndërthuret me traditën e Himarës, në festivalin “Vox Baroque”

Muzika baroke ndërthuret me traditën e Himarës, në

 Festivali i muzikës “Vox Baroque” vazhdon koncertet në një edicion të posaçëm në bregdetin e jugut, duke sjellë në Shqipëri grupin austriak "Akademie Der Alten Musik" në kishën e Shën Spiridhonit në Vuno. Mbrëmjen e sotme muzika baroke, ndërthuret me traditën e Himarës, mes produkteve artizanale, në një festë lokale të vetme në Vuno, Himarë. Festivali i muzikës se vjetër “Vox Baroque” ka nisur edicionin e pestë në vendin tonë para disa javësh dhe sipas drejtorit artistik Jusif Beshiri sjell një risi në zhanrin e muzikës, si festivali i parë i cili trajton muzikën e vjetër dhe stilin barok. Në një reagim të tij muzikanti i njohur Beshiri njëkohësisht dhe drejtues i festivalit tregon se koncerti sonte në mbrëmje ka të veçantat e tij, si një edicion special gjatë bregdetit të jugut, por dhe shton gjallërinë artistike këtë sezon. “Ky është një edicion veror dhe vjet e kemi praktikuar për herë të parë. Ka funksionuar shumë mirë sepse i gjithë bregdeti jonë ka një problem gjatë verës, nuk ka aktivitete sa duhet dhe njerëzit i duan veprimtaritë kulturore”, pohon drejtori artistik dhe organizatori i festivalit Jusuf Beshiri. Koncerti zhvillohet sonte te kisha Shën Spiridhonit, Vuno, Himarë, por Beshiri bën me dije se pjesë e aktivitetit është dhe promovimi i trashëgimisë kulturore. Muzikanti Jusuf Beshiri është ndër të rrallët artistë që përpiqet të lëvrojë këtë muzikë të shekullit XVII-XVIII prej pesë vitesh edhe në vendin tonë. Më herët Beshiri është shprehur se e cilëson festivalin dhe si një itinerar muzikor dhe turistik për të gjithë ata që dëshirojnë të shijojnë tingujt e kësaj muzike sëbashku me bukuritë e vendeve, ku kjo do të luhet, duke promovuar vlerat e trashëgimisë kulturore të vendit tonë. “Ne me festivalin tonë jemi duke përfshirë dhe monumentet e kulturës. Ne kemi bërë dhe vjet koncerte në kalanë e Himarës që ishte dhe në bashkëpunim me Ambasadën Austriake. Duke parë që atë vit pati dhe sukses dhe erdhën njerëz edhe këtë vit ne jemi në bashkëpunim me projektin e 100 fshatrave. Koncertin në kishën e Vunoit na e mundësoi dhe Ministria e Kulturës, sepse është një objekt i porsa restauruar. Koncerti në kishën e Vunoit ka një kuantet austriak dhe luajnë me instrumente origjinale antike. Kjo i shkon dhe kishës, pra vendit ku do të luhet koncerti. Por ne kemi dhe një tjetër koncert më datë 19 gusht në Porto Palermo”, vijon më tej Beshiri, organizator i festivalit.

Muzika baroke dhe festivali

Synimi i këtij festivali është të përhapë muzikën baroke të luajtur me instrumente origjinalë, në respekt të plotë të stilit, rregullave dhe mënyrës së interpretimit të asaj kohe. Këto rregulla, siç dihet, ishin të ndryshme si nga pikëpamja gjeografike ashtu edhe nga ajo kohore, nuk shënoheshin në partitura dhe e vetmja mënyrë për t'i njohur dhe mirëinterpretuar sot, është studimi i traktateve teorike dhe i kronikave të asaj kohe. Festivali edhe këtë edicionin të pestë të tij ka bërë bashkë artistë shqiptarë dhe të huaj. Që në edicionin e parë, ky festival drejtuar nga muzikanti Jusuf Beshiri solli risi në zhanrin e muzikës, duke trajtuar muzikën e vjetër dhe stilin barok në disa nga qytetet kryesore të Shqipërisë, konsideruar si qendra të rëndësishme të trashëgimisë kulturore. Një synim tjetër i këtij festivali është të zgjerojë sa më shumë panoramën e barokut duke i sjellë publikut një repertor të pasur jo vetëm me pjesë të kompozitorëve të njohur, por edhe me pjesë qe deri më sot nuk janë luajtur në skenat shqiptare. Synimi i këtij festivali është të përhapë muzikën baroke të luajtur me instrumente origjinalë, në respekt të plotë të stilit, rregullave dhe mënyrës së interpretimit të asaj kohe. I konceptuar të ndikojë njëherësh në zhvillimin rajonal, nëpërmjet edukimit muzikor, por edhe të kthehet në një nxitës të politikave drejt zhvillimit të turizmit kulturor, duke kthyer vëmendjen dhe interesin në disa nga monumentet e rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare./Julia VRAPI