Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Muzika tradicionale shkodrane dhe klasike në skenën “Migjeni”

Postuar: 13/10/2017 - 07:51

Edicioni i XI i Festivalit Ndërkombëtar “Takimet Muzikore të Dy Botëve” këtë vit e hapi siparin në Dropull në 30 shtator me koncertin “Ngjyra Muzikore nga Greqia” të artistëve të famshëm grekë Nantia Patera dhe Dimitris Lappas dhe do të vazhdojë deri në 31 tetor në Tiranë. Edhe në këtë edicion të XI ndërthurja dy botëve vjen tek ndërthurja e muzikës klasike me atë tradicionale. Pas natës greke, mbrëmë teatri “Migjeni” në Shkodër u shndërrua në skenën e natës së dytë të festivalit me ndërthurjen e traditës shkodrane me atë klasike botërore. Këtë rradhë përballja e muzikës tradicionale shkodrane dhe muzika klasike përcolli një atmosferë të veçantë në skenën mitike të Shkodrës.

Artistët e trupës të ansamblit “Migjeni”, këngëtaret Mukades Çanga dhe Rezarta Smaja të shoqëruara nga instrumentistët e ansamblit performuan për publikun këngë qytetare shkodrane, e më pas orkestra e Klubit të Artit dhe të Kulturës të Sigalit në drejtimin e dirigjentit Ermir Dizdarit sollën traditën operistike shqiptare nga Prenk Jakova, themelues i operistikës shqiptare e më pas atë botërore si Shtrauss, Bach, Mozart, etj. Qëllimi i shoqatës  “Argjiros” me këtë festival në 10 vjet të ekzistencës sipas drejtoreshës Ilda Mara ka qenë promovimi i trashëgimisë materiale dhe jomateriale shqiptare dhe asaj të evropiane.

“Kjo në ndërtimin e urave të dialogut kulturor mes popujve, në ndërgjegjësimin e opinionit publik për mbrojtjen dhe transmetimin e kulturave të ndryshme si pjesë e trashëgimisë kulturore, në rivitalizimin e qendrave historike  nëpërmjet eventeve periodike muzikore”, pohon Ilda Mara, që këtë vit po zhvillon edicionin e XI të festivalit. Sipas saj, të ndërthurësh të dy botët në një, të gërshetosh traditën dhe identitetin me klasiken dhe modernen, ndërsa mbetesh besnik ndaj identitetit tënd, do të thotë të kthehesh nga e ardhmja dhe jo nga e kaluara. Ajo pohon se është bërë një përzgjedhje ndërthurje e traditës me klasiken për arsyen se në Evropë ekzistojnë disa zhanre muzike sipas shtratit të tyre gjuhësor apo kulturor, që i përkasin më saktë përhapjes historike të një qytetërimi të një populli.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 54

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/09/2018 - 08:05

Artisti i njohur Saimir Strati do të çelë ekspozitën e tij në Suharekë.

Postuar: 22/09/2018 - 08:04

Ekspertë nga “Europa Nostra”, organizata kryesore e trashëgimisë në Europë dhe Instit

Postuar: 22/09/2018 - 07:58

Studiues dhe historianë u bënë bashkë në aktivitetin, që sillte në vëmendje pasurinë kulturore në

Postuar: 22/09/2018 - 07:54

Grupi polifonik “Ergjëria” dhe artisti i njohur slloven Marko Hatlak çelën edicionin

Postuar: 21/09/2018 - 07:53

“Shqipëria e rigjetur” me autore Lucia Nadin dhe “Skënderbeu- një histori polit

Postuar: 21/09/2018 - 07:52

Komedia romantike “Nina” vepër e autorit francez Andre Roussin pritet të vijë premier

Postuar: 21/09/2018 - 07:49

Për krijimtarinë muzikore shqiptare pak ka vëmendje.