
Arti në zi/ Aktori i njohur gjendet i varrosur në kopshtin e shtëpisë (Emri)

"Çmendet" moti/ Përmbytet Tirana, rrugët mbulohen nga inertet dhe uji (Video)

Lajm i trishtë/ Humb jetën nga kanceri gazetarja e njohur (Emri+Foto)

"Çmendet" moti në Tiranë, shkarkime elektrike dhe stuhi e pazakontë shiu (Video)

Lulzim Basha tregon se çfarë do të bënte ndryshe në PD, ja vendimi që duhej të merrte kur Berisha u shpall 'non grata'

A do të ketë protesta? Lulzim Basha bën thirrjen e rëndësishme për qytetarët

Lulzim Basha reagon ndaj akuzave të bëra nga Sali Berisha

Lulzim Basha tregon arsyet e rikthimit pas dorëheqjes së Alibeajt nga PD-ja


Poezitë e autorëve të njohur shqiptarë erdhën nën interpretimin e aktorëve, në një aktivitet që u zhvillua këto mbrëmje marsi. Ministrja e Kulturës Elva Margariti shprehet në rrjete sociale se nuk mund të kuptohej kjo mbrëmje që u zhvillua në Sarajet e Toptanasve dhe pa muzikën. “Sarajet e Toptanasve u veshën me muzikë, poezi dhe artin e projektimit. Një yjësi poezish të autorëve shqiptarë e të huaj erdhi nën interpretimin e ngrohtë të aktorëve të mëdhenj Viktor Zhusti, Yllka Mujo, Luiza Xhuvani, Ndriçim Xhepa e Kastriot Çaushi, si homazh në Ditën Botërore të Poezisë. Nuk mund të kuptohej kjo mbrëmje pa Vikena Kamenicën e djemtë e bendit, zërin dhe muzikën, që na i sollën vargjet në një tjetër dimension. Shumëkush që ishte aty, mori një motiv me vete”, shkruan ministrja Margariti, që ka ndarë dhe disa foto nga ky aktivitet. Mbrëmja me poezi dhe muzikë, që u zhvillua në 22 mars ishte në vijim dhe të aktiviteteve të tjera që u zhvilluan për Ditën Ndërkombëtare të Poezisë që shënohet më 21 mars. UNESCO miratoi për herë të parë 21 marsin si Ditën Botërore të Poezisë gjatë konferencës së saj të përgjithshme të 30-të në Paris në vitin 1999, me synimin për të mbështetur larminë gjuhësore përmes shprehjes poetike dhe për të rritur mundësinë që gjuhët e rrezikuara të dëgjohen. Dita Botërore e Poezisë, është rasti për të nderuar poetët, për të promovuar leximin, shkrimin dhe mësimin e poezisë, për të nxitur afrimin midis poezisë dhe arteve të tjera si teatri, vallëzimi, muzika dhe piktura. Gjatë kësaj dite, në shumë vende të botës zhvillohen konferenca, mbrëmje poetike e takime për të lexuar e analizuar poezi. Poezia është një ndër gjinitë letrare, ku porosia e poetit shprehet me anë të vargjeve dhe si e tillë ajo ashtu konsiderohet si lloji më i vjetër i krijimtarisë letrare.
QSPA: Nikollë Keta hartoi një varg veprash
Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët kujtoi kontributin e hulumtuesit së gjuhës shqipe dhe poetit Nikollë Keta (Nicolò Chetta). Lindi në fshatin arbëresh Kundisa (Contessa Entelina), të Siçilisë kolonia e parë e arbëreshëve, më 1742. Kreu studimet në kolegjin arbëresh të Palermos ku ishte ndër të parët studentë të atij kolegji dhe ndër më të shquarit. QSPA shkruan se në seminar pati mësues Gjergj Guxetën dhe dijetarin Paolo Maria Parrino. “Ai ndoqi rrugën e meshtarisë, u bë prift dhe më 1777 u bë vetë rektor i atij seminari ku përgatiteshin meshtarët e rinj në shërbim të arbëreshëve. Keta hartoi një varg veprash, ndër të cilat një fjalor Italisht-Shqip, një “Fjalor etimologjik i gjuhës shqipe””, shprehet QSPA ndër të tjera.
Një shfaqje nga krijimtaria e Andersenit në skenë për fëmijët
Këtë fundjavë në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës do të jetë shfaqja “Princeshat dhe bizelja magjike”. Përrallë nga Hans Kristian Andersen. Me regji nga Xhuliano Brisku në këtë shfaqje janë në role Elion Alika, Jorida Meta dhe Madi Selimi. Shfaqja do të jetë në skenë të shtunën ora 10:30 dhe 11:30 si dhe të dielën po në të njëjtat orare. Përralla “Princeshat dhe bizelja magjike”, e cila është shkëputur nga përralla klasike e Andersenit kësaj here vjen në formë muzikale dhe komike. Një mbretëri e tërë ka rënë në dëshpërim pasi princi nuk arrin dot të gjejë një princeshë. Me ndihmën e bizeles magjike më në fund ai gjen princeshën e zemrës. Përrallat e Andersen, të përbërë nga 156 tregime në nëntë vëllime, janë përkthyer në më shumë se 125 gjuhë.
Koncerti “Pranvera filloi me ardh” me pjesë nga autorë shqiptarë dhe të huaj
Koncerti “Pranvera filloi me ardh” erdhi për publikun me një program të pasur muzikor. Koncerti u zhvillua më 22 mars në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, me pjesëmarrjen e Orkestrës Frymore dhe nxënësve të degës së muzikës. Drejtues Saimir Kalaja dhe në programin muzikor ishin pjesë të zgjedhura nga repertori vokalo-simfonik i autorëve tanë dhe të huaj. Drejtues kori Ariola Sulejmani, drejtues artistik Orges Mema. Koncerti që u zhvillua këto mbrëmje në skenën e Durrësit vjen në vijim të veprimtarisë artistike dhe kulturore në këtë qytet. Koncerti ishe organizim i Bashkisë së Durrësit, Qendrës Kulturore Durrës dhe shkolla e muzikës “Jan Kukuzeli”.
Më të lexuarat


Problemet e arkeologjisë shqiptare në konferencën shkencore në Shkodër

Dokumentari “Fraktura” dhe një diskutim publik në ish burgun e Spaçit mbi të ardhmen e këtij siti, duke synuar muzealizimin e tij

Problemet në albanologji, akademikë e profesorë mblidhen në Shkodër

Greis Shametaj: “Flauti Magjik” një opera që përfshin komiken, aventurën, urrejtjen, ku në përfundim mbizotëron dashuria

Aleksandër Filipi: Mozaiku “Shqipëria”në Muzeun Historik Kombëtar glorifikon historinë shekullore të popullit tonë, restaurimi i shton jetëgjatësinë veprës

Shfaqje me fëmijët dhe ekspozitë pikture në COD në 1 Qershor

Piktura dhe skulptura nga 66 autorë ekspozohen në “PranverArt”, ekspozita në edicionin e 14-të me rreth 100 punime

Konferencë shkencore mbi probleme të reja të albanologjisë në kohën e sotme

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Dropull vjen në Tiranë, për publikun do të shfaqen katër filma të vlerësuar me çmime

“Gjirafat s’vallëzojnë dot” një shfaqje dansi argëtuese dhe edukative në Teatrin Eksperimental
