
SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po hetojnë dosjen e plotë të “McGonigal” në bashkëpunim me FBI, nga letër-porositë dhe informacionet me inteligjencën amerikane, deri tek marrja në pyetje në fshehtësi të plotë në Nju Jork...

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të marrin frenat e qeverisë pas largimit të Edi Ramës, çfarë pritet të ndodhë më 8 dhjetor, socialistët në ankth

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron drejtësinë dhe vazhdon të mos zbatojë vendimin e gjykatës, pritet refuzimi i tretë ndaj agjentëve të BKH

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur dosjen “CEZ-DIA”, ja çfarë po ndodh brenda SPAK, Romeo Kara nxjerr prapaskenat e bujshme

“Bomba” e Evi Kokalarit: Ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes ‘Berisha’, ju tregoj një nga provat e DASH në dosjen e tij ‘non-grata’ dhe roli i Argitës duke përdorur Jamarbër Malltezin në korrupsion dhe pasurim nëpërmjet pushtetit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Naim Berisha: Në sezonin e ri artistik aktorët përballen me probleme të ndryshme, teatri po vuan nga mentaliteti i uzurpimit

Shkruar nga Julia Vrapi 20 Shtator 2023

Problemet me të cilat përballen artistët në jetën artistike bëjnë që herë pas here ti drejtohen institucioneve për zgjidhjen e tyre. Me nisjen e sezonit të ri artistik aktorët e teatrit kërkojnë më shumë vëmendje në jetën artistike, pasi siç shprehen dhe vetë përballen me probleme të ndryshme. Aktori Naim Berisha shprehet për gjendjen me të cilat përballen aktorët në Kosovë, por thotë se është i njohur dhe me gjendjen në teatrot në Shqipëri, ku dhe këtu artistët janë shprehur herë pas here për rritjen pagave, përmirësimi i infrastrukturës ligjore, etj. Aktori Naim Berisha thotë se në Kosovë ka çështje për të cilat nuk po iu kushtohet vëmendje edhe pse janë shqetësuese për aktorët. “Në këtë fillim të sezonit të ri artistik, aktorët po vazhdojnë të përballen më probleme të shumta, përfshirë diskriminimin në pagë, ku një pjesë e aktorëve privilegjohen kundërligjshëm duke marrë pagë më të lartë se paga e tyre meritore dhe disa aktorë tjerë po ashtu kundërligjshëm diskriminohen, duke marrë pagë me të ulët se paga e tyre meritore. Edhe pas dy raporteve të dala nga Institucioni i Avokatit të Popullit, kjo çështje po vazhdon të mos adresohet, përkatësisht të injorohet”, thotë aktori Naim Berisha. Sezoni artistik tashmë ka nisur në teatrot shqiptare, por aktori Naim Berisha sjell në vëmendje dhe ndarjen e roleve në teatrin në Kosovë. Ai thotë se ky është një problem që është shndërruar pothuajse në epidemi. Sipas tij një pjesë e aktorëve në bazë afrimiteti angazhohen në shfaqje të caktuara të konsideruara më të rëndësishme. “Një problem tjetër me të cilin po përballën aktorët e Teatrit Kombëtar, është edhe çështja e ndërhyrjes në ndarjen e roleve, i cili problem tanimë është shndërruar pothuajse në epidemi, ku një pjesë e aktorëve në bazë afrimiteti angazhohen në shfaqje të caktuara të konsideruara më të rëndësishme në role kryesore dhe një pjesë tjetër angazhohen në shfaqje të konsideruara më periferike dhe në role po ashtu periferike në kundërshtim me kualitetin e tyre artistik dhe energjinë interpretuese. Pra edhe në këtë fillim sezon diskriminimi i aktorëve është evident”, thotë Naim Berisha. Sipas aktorit Berisha po ashtu aktorët e teatrit, po përballën edhe me çështjen e kushteve të punës, duke u detyruar që aktivitetin artistik ta zhvillojnë në ambiente të improvizuara për shkak të largimit nga objekti zyrtar me arsyetimin se i njëjti do t'i nënshtrohet rinovimit.
Institucionet e teatrit të jenë shembull funksionimi
Si aktor Naim Berisha dhe më parë ka reaguar mbi problemet në jetën artistike me teatrin, por thotë se këto institucione si në Shqipëri dhe në Kosovë duhet të jenë shembull pozitiv për institucione të tjera. “Teatri në Kosovë dhe Shqipëri po vuan nga mentaliteti i uzurpimit...prandaj ai duhet të lirohet nga kjo mënxyrë. Këto institucione duhet të hapen kundrejt të gjithë artistëve dhe të jetë shembull pozitiv funksionimi për institucionet tjera dhe për vet shoqërinë”, shprehet aktori Naim Berisha këtë sezon të ri artistik që ka nisur. Disa javë më parë aktori promovoi dhe librin e tij “E vërteta e aktorit”, që siç u shpreh pasqyron të vërtetën e trajtimit institucional dhe ligjor të aktorit si kategori e veçantë e performuesve të artit. Aktori Naim Berisha me shfaqjet e tij nuk ka munguar dhe në skenat në Tiranë. Me shfaqjen "Artisti i vetëm" ka qenë në fillim në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental dhe më pas në Teatrin Kombëtar, si dhe me shfaqjen "Club Albania" po në TK.
Më të lexuarat


Poezitë e kthyera në këngë nën interpretimin e aktoreve Yllka Mujo dhe Luiza Xhuvani, të shoqëruara në piano nga Merita Tërshana

Nikolin Gurakuqi: Nuk është e lehtë të shkruash opera, nga Ministria e Kulturës duhet më shumë stimulim për kompozitorët shqiptarë

Koncerti “Up-Wards” mbylli edicionin e parë të festivalit “Wednesday in Jazz” në TKOB

Artistët: Opera e parë shqiptare “Mrika” një vepër me muzikë të bukur, ajo përfaqëson realitetin shqiptar të asaj kohe

Gjergj Prevazi: Konkurrenca teatrore rrit përgjegjshmërinë për të selektuar vlera, t’i inkurajosh regjisorët e rinj është dhe duhet të jetë detyrë e çdo teatri

QKLL: E kemi sjellë figurën e shkrimtarit Petro Marko të jetë më i pranishëm në aktivitete

Opera “Carmen” në TKOB, drama e jetës së një gruaje, e cila sfidoi rregullat shoqërore dhe shpërfilli traditat e asaj kohe do të hapë kalendarin artistik të muajit dhjetor

Trashëgimia kulturore në shek. XXI diskutohet në konferencën në Napoli

“Vazhdë” me punët e tetë artistëve, që reflektojnë mbi aktin e përcjelljes së njohurive ndër breza si një element themelor i njerëzimit

Mbrëmja kinematografike në Francë për festat e nëntorit hapet me filmin “Përrallë nga e kaluara”
