Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ndahen çmimet e panairit, autorja Krypi: Nuk kemi bibliotekë kombëtare

Postuar: 18/11/2018 - 07:52

Juria e Panairit të 21 të Librit “Tirana 2018”  vlerësoi me çmim të karrierës shkrimtarin Kim Mehmeti me motivacionin: "Për stilin origjinal në krijimin e polifonisë artistike që karakterizon romanin Pusi, si dhe gjithë veprën e tij letrare”. Çmimi për krijimtarinë origjinale më të mirë të vitit shkoi për autorin Brajan Sukaj me romanin “Ciklopi”,  me motivacionin: “Për ndjeshmërinë e thellë njerëzore të përcjellë përmes një ligjërimi sa real aq edhe fantastik”. Çmimi për përkthimin më të mirë ishte për Donika Omarin për përkthimin e romanit “Nga ana e princeshës së vdekur”, të autores Kenize Mourand, me motivacionin: “Për shqipërimin dhe gërshetimin mjeshtëror të identitetit gjuhësor dhe artistik". Çmimi inkurajues për autoren  Iva Nikolli për romanin “Vetëm për ty” me motivacionin: “Për befasinë dhe origjinalitetin në kërkimin dhe përshkrimin e njerëzores”. Çmimi inkurajues ishte dhe për autoren Flogerta Krypi për librin "Gjithçka rreth asgjësë", me motivacionin “Për befasinë dhe origjinalitetin në kërkimin dhe përshkrimin e njerëzores”.

Çmimi për përkthimet nga frëngjishtja, dhënë nga Ambasada Francese shkoi për Ilia Lengu për “Të drejtët” A.Kamy, ndërsa çmimi special i jurisë për Zef Skiro Di Maxha me librin “Poemat arbëreshe”. Autorja Flogerta Krypi gjatë ceremonisë së çmimeve iu drejtua ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, duke i kujtuar se para pak muajsh 12 mijë libra u shkatërruan tek Biblioteka Kombëtare dhe askush nuk mbajti përgjegjësi. “Përveç fondeve që merrni për përkthimin e veprave të huaja, mendoj se ka ardhur koha, që të kërkoni projekte për të financuar autorët shqiptarë. Kjo thirrje shkon për të gjitha institucionet, duke nisur nga ministra e shkatërrimit të kulturës shqiptare, përfaqësuar nga zonja Mirela Kumbaro, që i ka dhënë fund bibliotekës shqiptare. Para disa muajsh janë shkatërruar 12 mijë libra edhe sot nuk mban asnjë përgjegjësi. Jemi i vetmi shtet në botë që nuk kemi bibliotekë kombëtare prej tre vitesh. Studentët lënë kartën për të marrë një libër, ky është turpi i Zotit. Të vish në Shqipëri edhe të mos kesh librat, kjo do të thotë që jemi shndërruar në një komb injorantë. Ne nuk kemi nevojë për çmime, por kemi nevojë për një komb që lexon”, u shpreh Krypi. Për përzgjedhjen e çmimeve janë lexuar në total 131 vepra, në të cilat 50 për qind janë autorë shqiptarë dhe 50 për qind autorë të huaj. Juria e këtij viti përbëhej nga kryetare Lili Sula (pedagoge), dhe anëtarë Ledia Dushi (përkthyese), Arta Marku (gazetare e Kulturës), Agim Baçi (kritik letrar) dhe Rudi Erebara (shkrimtar).

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/02/2019 - 07:50

Festivali “Metro Sounds-Përrallë Mesdheu” po zhvillon netët në skenën e Teatrit Metropol për publikun. Së fundmi ishte artisti i njohur italian Mario Mariani ai që mori duartrokitjet në festival.

Postuar: 17/02/2019 - 07:49

Komedia “8 Femra” shkruar nga Robert Thomas vjen për publikun në skenën e qytetit të

Postuar: 17/02/2019 - 07:47

Kompozitori Agim Krajka shprehet se për artin dhe kulturën nuk bëhet sa duhet nga institucionet q

Postuar: 16/02/2019 - 07:34

Komedia "Testamenti i ri" vepër shkruar nga Sacha Guitri me regji nga Gëzim Kame u mirë

Postuar: 16/02/2019 - 07:32

Ekspozita “Dinastia Marubi: Njëqind vite të studios fotografike shqiptare” e kuruar n

Postuar: 16/02/2019 - 07:29

Qendrës Kombëtare e Kinematografisë dhe Open Labs e WCUGA nënshkruan një marrëveshje, e cila i je

Postuar: 16/02/2019 - 07:27

Specialistët e trashëgimisë japin alarmin për gjendjen e rënduar me banesat monument kulture në G