Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ndahet nga jeta “valltari fluturues” Rexhep Çeliku, homazhet në Muzeun Kombëtar

Postuar: 13/01/2018 - 09:55

Rexhep Çeliku “valltari fluturues”, Nder i Kombit, një nga ikonat e Ansamblit Popullor pas një sëmundje të rëndë u nda nga jeta në moshën 63 vjeçare. Figura emblematike dhe e veçantë e tij në skenë, kaq emocionuese sa edhe mbresëlënëse në portretin e tij, por edhe në gjithë gjymtyrët e tij, me të drejtë është simbolizuar në thënien mbresëlënëse “Njeriu që vallëzon me shqipet” ose “Shqiponja e skenës shqiptare”. Rexhep Çeliku ishte solisti i parë i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve. Gjatë një karriere për disa dekada ai realizoi një numër të madh shfaqjesh brenda dhe jashtë vendit, duke rrëmbyer duartrokitjet e publikut. Miq dhe kolegë, personalitete të politikës e më gjerë kanë shprehur ngushëllimet për ikonën e ansamblit. Për artistët e Ansamblit Kombëtar mjeshtri i valles Rexhep Çeliku ishte një personaliet i shquar. “Lamtumire korifeu i skenës, shqiponja e valles shqiptare, “Nderi i Kombit” - Rexhep Çeliku”, shkruan TOB në faqen e tij. Ministrja Kumbaro shkruan: “Fluturove shumë lart sot shqipe, për të vallëzuar veç me engjëjt atje lart. Lamtumirë Rexhep Çeliku”. “Një dhimbje e madhe na ka pushtuar ne gjithë kolegëve të tij. Është e tmerrshme se si do e përballojmë ikjen e tij të parakohshme”, janë fjalët e këngëtares Irini Qirjako. “Dhimbje e madhe të ndahesh nga ne sot, Xhepi. Do të na mungosh dhe do të të kujtojmë çdo ditë”, shkruan koreografi Genc Kastrati. Solistja Ledia Sulaj shprehet se profesori i saj Rexhep Çeliku është një ikonë e pa përsëritshme e vallëzimit të folklorik shqiptar. “Për të flasin vetë veprat, çmimet, titujt e tij ndër vite, por unë dua të ndalem tek ana njerëzore, sepse ishte shumë i thjeshtë që në mësimet e para në Shkollën e Baletit, ishte motivues kërkues dhe të impononte respekt dhe na bënte ne të ndiheshim që ishim me fat që po mësonim nga “valltari fluturues”. Në një moment timin personal po studioja për një temë në universitet dhe më duheshin materiale mbi lëvizjet e valles tonë me rrethin e Korçës. Kujt tjetër mund ti kërkoja një bashkëbisedim? Me siklet dhe pak ndrojtje i kërkoj mjeshtrit, më habiti se tha patjetër që po të ndihmoj unë dhe ecëm të dy në një kafene afër për të biseduar edhe pse binte shi. Një njeri me zemër të madhe që lumturohet teksa kalonte njohuritë e tij tek brezi i ri”, kujton solistja Sulaj. I lindur në Tiranë në vitin 1954, Rexhep Çeliku prej vitit 1976 ishte solist dhe koreograf i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore dhe numëron në repertorin e tij artistik rreth 8 mijë shfaqje, ku ka interpretuar 32 mijë role brenda dhe jashtë vendit. Homazhet në nderim të tij do të mbahen sot në Muzeun Historik Kombëtar nga ora 11:00-13:00./Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 22

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/07/2018 - 08:19

 Kinemaja verore së shpejti në odeonin e kalasë së Gjirokastrës dhe rikthen vëmendjen te filmi shqiptar. Për disa net me radhë për publikun do të shfaqen filma të autorëve të njohur shqiptarë por dhe të huaj.

Postuar: 15/07/2018 - 08:17

Jo vetëm mungesa e mbështetjes financiare që është shumë problem për krijuesit e muzikës shqiptar

Postuar: 14/07/2018 - 17:28

Para disa minutash në mediat online u përhap lajmi se shkrimtari Ismail Kadare është në gjendje t

Postuar: 14/07/2018 - 16:50

Shkrimtari i njohur shqiptar është shtruar ne urgjencë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore

Postuar: 14/07/2018 - 10:11

Ëndrra e regjisorit Gëzim Kame për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar është e kahershme.

Postuar: 14/07/2018 - 07:19

Projektligji për Akademinë e Shkencave i nxjerrë për konsultim nga Ministria e Arsimit sjell ndry

Postuar: 14/07/2018 - 07:17

Veprat e dramaturgut Bashkim Kozeli nuk kanë munguar në skenat teatrore.