BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Ndahet nga jeta Kozma Lara, artistët: Model i shkëlqyer i punës

Ndahet nga jeta Kozma Lara, artistët: Model i shkëlqyer i punës

Kompozitori i mirënjohur, prof. Kozma Lara u nda nga jeta në moshën 87 vjeçare. Homazhet në nder të tij u zhvilluan në Universitetin e Arteve. Artistë, studentë dhe miq të tij u shprehën me vlerësime për profesorin dhe kompozitorin, i cili lëvroi thuajse çdo gjini të muzikës. Kompozitori Gazmend Mullahi shkruan se ishte ndër themeluesit e shkollës muzikore shqiptare. “Lamtumirë prof. Kozma Lara. Pedagogu dhe njeriu i shkëlqyer ndër themeluesit e shkollës muzikore shqiptare. Klasiku racional e skrupuloz i fundit në muzikën akademike kombëtare, i cili rroi dhe kontribuoi më gjatë. Do kujtohet ndër breza vepra dhe modeli i shkëlqyer i punës, pasionit dhe përkushtimit! Lamtumirë pedagogu im i mrekullueshëm, që më fale plot dashuri formimin tim si kompozitor”, shprehet Mullahi. “I paharruar do të mbetesh profesori ynë!”, shkruan akademiku Vasil Tole. Për kompozitorin Enver Shëngjergji emri i tij do të mbetet i paharruar. “Njeriu i mirë korrekt e i ndershëm. Kam pasur fatin të jem pranë tij për 3 vjet si pedagog në Institutin e Arteve 1970-’73. I paharruar do të mbetet emri i tij për atë që i dha pedagogjisë shqiptareve me veprat e tij pianistike”, shprehet Shëngjergji. Një mesazh ka përcjellë edhe kryeministri Edi Rama i cili e vlerëson Kozma Larën si njeriun që kaloi një jetë të tërë mbi tastierë. “Kompozitori Kozma Lara u nda nga një jetë e tërë mbi tastierën ku shkroi vepra të vyera muzikore”, shkruan kryeministri Rama. Ndërsa në faqen e saj Ministria e Kulturës shkruan se Lara ka dhënë kontributin e tij si pedagog e Shef i Katedrës së Teori- Kompozicionit në Fakultetin e Muzikës, Pedagog i Analizës dhe Kompozicionit. “I paharruar kujtimi dhe vepra e tij!”, shkruan ministria. Kozma Lara (1932-2019), autor i shumë krijimeve muzikore, kuartete, trio, romanca, rapsodi etj, ai ka krijuar edhe shumë këngë për fëmijë. Ka qenë President i Shoqatës muzikore “Tonin Harapi”, i festivalit të përvitshëm të Romancës Shqiptare dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe kompozitorëve të Shqipërisë. Mësimet e para në piano, i kryen me Profesor Tonin Guraziu. Në vitet 1946-49 mbaron shkollën e mesme të përgjithshme 16 Shtatori në Durrës. Ndjek Liceu Artistik “Jordan Misja” në Tiranë ku dhe diplomohet në degën e pianos me prof. Tonin Guraziu në vitin 1954. Në vitin 1958 studion në Konservatorin P. Iliç. Çajkovski në Moskë (ish BRSS), në degën e Kompozicionit, student i profesorit Sergey Artem'yevich Balasanian. Gjatë viteve ka kontribuar në Ansamblin e Ushtrisë, në TOB etj.

Më të lexuarat