BREAKING NEWS

‘Pa shiko sa të thella qenkan punët!’, përgjimet e antimafias italiane, paralajmëron Artan Hoxha dhe zbulon emrin kush është ‘peshku i madh’

‘Pa shiko sa të thella qenkan punët!’, përgjimet e
x

Kultura

Ndahet nga jeta Kujtim Prodani, artistët: Humbje e madhe për artin shqiptar

Ndahet nga jeta Kujtim Prodani, artistët: Humbje e madhe për artin

Kantautori Kujtim Prodani ndërroi jetë në moshën 57-vjeçare. I shtuar prej disa ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi” kantautori ndërroi jetë të mërkurën, si pasojë e infektimit me covid-19. Lajm i trishtë dhe dhimbje e madhe u shprehën artistë të ndryshëm, miq dhe kolegë, si dhe përfaqësues të politikës për kantautorin e njohur që me muzikën e tij ishte vlerësuar në artin shqiptar. Kompozitori Gazmend Mullahi shkruan se kjo që ndodhi ishte fatale. “Lajm i hidhur. E humbëm dhimbshëm dhe një tjetër Prodan artist. Kujtimi, ai që çdo gjë në jetë e mori me nge, shtruar duke i qëndruar gjërave fort i vendosur, i bindur dhe konseguent përfshirë dhe beqarinë. U ngute vetëm me ikjen tënde dhe kjo qe fatale, e pariparueshme, e pakthyeshme. Pas le vargun e gjatë të kujtimeve, të muzikës tënde që zgjatoi trashëgiminë e prindërve të tu, mision i marrë dhe i kryer më së miri. Do më mungojnë batutat e vogla, të shpejta, ç’puese dhe ngacmuese inteligjente që bënin online në distancë. Do heshtë pasioni zjarr i yti mbi pianon “flakë” të kuqe, që do na djegë si mall kur ti kujtojmë . Kujtim- kujtim mbete!”, shkruan Mullahi. Kompozitori Miron Kotani shprehet se është një lajm i tmerrshëm. “Në kulmin e moshës, pjekurisë artistike, prodhimtarisë e projekteve pa fund i palodhuri e i shtrenjti, miku ynë i mirë artist, i paharruari Kujtim Prodani! Humbje shumë e madhe për artin shqiptar”, shprehet ai. Regjisor i operës Nikolin Gurakuqi thotë se kantautori Kujtim Prodani ishte muzikant i mrekullueshëm. “Megjithëse me një fizik të fuqishëm sportiv, ai nuk ja doli dot ta mundë virusin. I dashur, i qeshur, i edukuar, modest, muzikant i mrekullueshëm, shpesh ndanim bashkë mendime artistike, e hapësira të përbashkëta sportive. Pushofsh në paqe pranë prindërve të tu artisteve të shquar Agim e Anida i dashur artist, miku ynë i shtrenjtë Kujtim!”, shprehet ai. Lajm i hidhur farmak, largimi i parakohshëm i Kujtim Prodanit, djalit artist të prindërve artistë, të mëdhenjve të muzikës sonë Agim Prodani dhe Anita Take, shprehet akademiku Vasil S. Tole .“Në muzikën që shkroi e interpretoi vijoi traditën e Prodanëve në muzikë, duke e pasuruar atë me tingujt e shpirtit të tij të bardhë, të sinqertë e të qeshur”, thotë ai. Kujtim Prodani është autor i 57 teksteve këngësh. Në nëntor 2003 mori pjesë në “Kënga Magjike”, dhe që prej atëherë aktiviteti i tij artistik nuk është ndalur.