BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Ndahet nga jeta Maks Velo, miqtë dhe kolegët: Do ta kujtojmë përmes veprës

Ndahet nga jeta Maks Velo, miqtë dhe kolegët: Do ta kujtojmë

Arkitekti Maks Velo u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare. Arkitekti ndërroi jetë të enjten në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku ishte shtruar disa ditë më parë pasi vuante nga anemia e theksuar. I njohur edhe si piktor, studiues dhe shkrimtar, ndarja e tij nga jeta për miq dhe kolegë është një humbje e madhe. Arkitekti i njohur Arben Biçoku shprehet se Maks Velo është një mik, që do ti mungojë. Arkitekti pohon se kontributet e Maks Velos shkojnë përtej arkitekturës. “Kam pasur njohje e miqësi me të. Jo vetëm, që është një nga emrat e shquar të arkitekturës shqiptare, por është një nga ata figura që na ka frymëzuar. Një njeri i pakompromis dhe i bindur në idetë e veta; i pakompromis në diktaturë, dhe po ashtu i pakompromis në demokraci. Kontributet e Maksit shkojnë shumë përtej arkitekturës. Ai qe po aq krijues në pikturë, skulpturë, letërsi. Ka qenë një studiues dhe koleksionist i artit popullor të gdhendjes. Kur e arrestuan, Maksit i sekuestruan një koleksion të mrekullueshëm të gdhendjeve në dru të realizuar nga artistët popullorë”, tregon Biçoku. Në reagimin e tij, Biçoku shprehet se ruan në kujtime momente kur ishte bashkë me arkitektin dhe piktorin Maks Velo, ku ai përmend dy prej tyre. “Në ditën e humbjes së tij më vijnë në mendje mjaft episode. Në vitin 2005 isha në një juri ndërkombëtare arkitekture së bashku me Maksin. Kryetar i jurisë qe arkitekti kroat Vedran Mimica. Maksi diskutonte me shumë kompetencë dhe anëtarët e jurisë e dëgjonin me respekt. Në pushim Vedran Mimica i tha kur unë kam qenë student në Kroaci na shpjegonin arkitekturën moderne të shqiptarit Maks Velo”, tregon arkitekti Biçoku. Një tjetër episod që arkitekti Arben Biçoku kujton ishte dhe në vitin 2008. “Isha në një takim e po pija një kafe me arkitektin e shquar zviceran Fabio Reinhard. Më thotë është e vërtetë, që tek ju është një arkitekt që e kanë çuar në burg për artin e tij modernist. Po i them dhe i tregoj për Maksin. Më pyet a mundem ta takoj? I telefonoj dhe shkojmë së bashku në studion e Maksit. Maksi me kërkesën e tij i demostron disa projekte të tij të viteve ’60 -’70. Shoh lot në sytë e Reinhard. I thotë paske bërë një arkitekturë moderne kohe para nesh. Ndarja nga jeta e Maksit është një dhimbje për ne miqtë e tij. Por do ta kujtojmë përmes veprës së tij, objekteve që projektoi, pikturave e librave të tij”, shprehet arkitekti Arben Biçoku. Arkitektja Shpresa Leka thotë se është humbje për komunitetin e arkitektëve. “Një zë kurajoz dhe i lirë. Provoi në veten e tij persekutimin e reagimit monist pa u lëkundur në idetë e tij. Në demokraci e tha po ashtu fjalën e tij jashtë çdo ndikimi”, shprehet ajo. Në mesazhin e tij arkitekti Gjergji Kotmilo shprehet se Maks Velo ishte njeri me personaliet. “Vërtetë u preka, për një njeri me personalitet, që me shumë sinqeritet u përpoq të jepte ndihmesë në shumë fusha të artit dhe kulturës”, pohon ai. Maks Velo lindi në Paris më 31 gusht të vitit 1935. Velo u diplomua në Institutin Politeknik, në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit.

Më të lexuarat