Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ndahet nga jeta në moshën 75 vjeçare aktori Sulejman Dibra

Postuar: 20/11/2018 - 07:30

Aktori i njohur Sulejamn Dibra u nda nga jeta në moshën 75 vjeçare. Aktori i teatrit dhe i filmave, Sulejman Dibra ka sjellë për publikun role dhe personazhe nga më të ndryshimit që kanë mbetur në kujtesën e publikut. Homazhet në nder të aktorit do të bëhen sot në restorant “Internacional” në Tiranë nga ora 9.00 - 12.00. Për miq dhe kolegë aktori Sulejman Dibra ishte një nga emrat, që kontribuoi në zhvillimin e artit në vend. Në intervistën e fundit më 4 nëntor të këtij viti për gazetën “SOT” aktori Sulejman Dibra tregoi se momenti më i bukur kishte qenë kur interpretoi rolin e Arturo Ui. “Në vitin 1970 ishte dhe momenti më i bukur në jetën time si aktor, sepse unë loza rolin e Arturo Ui. E kam interpretuar 70 herë, por ka qenë shumë i vështirë. Në kinematografi në përgjithësi unë kam lozur role karakteresh. Kam lozur më tepër role negative, por dhe pozitive. Roli më i tmerrshëm ka qenë Bolla e Zezë te filmi “Njësiti gueril”, por dhe roli i Kasketës që ka mbetur te filmi “Operacioni zjarri””, tregonte aktori.

Sulejman Dibra ka lindur më 9 shtator të vitit 1943 në qytetin e Shkodrës. Pas mbarimit të studimeve të lartë në Shkollën e Lartë për Aktor “Aleksandër Mojsiu” në Tiranë, në vitin 1966 rikthehet në qytetin e Shkodrës për të punuar si aktor profesionist në Teatrin “Migjeni” të këtij qyteti. Fillimet e tij nisën në teatrin “Migjeni” në shtator të 1967 për të vijuar më pas me angazhimin e tij dhe me filmat shqiptarë. Në intervistën për “SOT” aktori tregon për problemet me të cilat përballen artistët e brezit të vjetër. Sipas tij ka munguar vlerësimi i duhur nga institucionet e shtetit prej vitesh dhe shumë prej tyre janë me pensione të pakta. Sipas tij edhe për zhvillimin e jetës artistike pak bëhet në vend. Për aktorin shteti duhet të investojë më shumë jo vetëm në teatër, por dhe në kinematografinë shqiptare. Nga spektatorët e Teatrit Kombëtar të para viteve ’90 ai njihet si “Arturio Ui” i Bertold Brehtit si dhe me role të tjera. Sa i takon kinematografisë nga teleshikuesit mbahet mend edhe për rolet Kasketa te “Operacion zjarri”, Bolla e zezë tek “Njësitet Guerile”, Cane te filmi “Prita”, gështenjapjekësi te “Qortimet e vjeshtës”, drejtori te filmi “Tinguj lufte”, gjenerali te filmi “Nëntori i dytë”, hetuesi te “Njerëz dhe fate”, etj. Për meritat e tij artistike, Sulejman Dibra është vlerësuar me titullin “Artist i merituar” dhe Urdhrin "Naim Frashëri i Artë". Gjatë karrierës së tij, artisti Sulejman Dibra ndërsa ka punuar në disa institucione, ka qenë dhe pedagog i jashtëm në Akademinë e Arteve. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/02/2019 - 07:50

Festivali “Metro Sounds-Përrallë Mesdheu” po zhvillon netët në skenën e Teatrit Metropol për publikun. Së fundmi ishte artisti i njohur italian Mario Mariani ai që mori duartrokitjet në festival.

Postuar: 17/02/2019 - 07:49

Komedia “8 Femra” shkruar nga Robert Thomas vjen për publikun në skenën e qytetit të

Postuar: 17/02/2019 - 07:47

Kompozitori Agim Krajka shprehet se për artin dhe kulturën nuk bëhet sa duhet nga institucionet q

Postuar: 16/02/2019 - 07:34

Komedia "Testamenti i ri" vepër shkruar nga Sacha Guitri me regji nga Gëzim Kame u mirë

Postuar: 16/02/2019 - 07:32

Ekspozita “Dinastia Marubi: Njëqind vite të studios fotografike shqiptare” e kuruar n

Postuar: 16/02/2019 - 07:29

Qendrës Kombëtare e Kinematografisë dhe Open Labs e WCUGA nënshkruan një marrëveshje, e cila i je

Postuar: 16/02/2019 - 07:27

Specialistët e trashëgimisë japin alarmin për gjendjen e rënduar me banesat monument kulture në G