BREAKING NEWS

TRAGJIKE! Zi në Ministrinë e Kulturës, ndërron jetë papritur regjisorja e njohur shqiptare (EMRI)

TRAGJIKE! Zi në Ministrinë e Kulturës, ndërron jetë
x
BREAKING NEWS

Plas keq në mbledhje/ Incident në Komision, Alibeaj humb toruan dhe urdhëron: Garda nxirreni jashtë zonjën, do t'ju kallëzoj penalisht

Plas keq në mbledhje/ Incident në Komision, Alibeaj humb toruan dhe
x
BREAKING NEWS

“SHISH dhe anti-terrori gati”, Artan Hoxha bën publike detajet e rëndësishme, zbardh çfarë po ndodh në jug të vendit: Lista e zezë...

“SHISH dhe anti-terrori gati”, Artan Hoxha bën publike detajet
x
BREAKING NEWS

Helmimi masiv nga uji në Krujë/ Qindra persona të shtruar, Prokuroria nis hetimet e menjëhershme: Kemi urdhëruar ekspertim për...

Helmimi masiv nga uji në Krujë/ Qindra persona të shtruar,
x
BREAKING NEWS

"Ka vrarë Remzi Hoxhën dhe ...", Frrok Çupi flet me emra dhe plas ‘bombën’ për Sali Berishën

"Ka vrarë Remzi Hoxhën dhe ...", Frrok Çupi flet me
x
BREAKING NEWS

Abuzuan me tenderat prej miliona lekësh në spital, SPAK kërkon burg për zyrtarët

Abuzuan me tenderat prej miliona lekësh në spital, SPAK kërkon
x
BREAKING NEWS

“Kaq i lartë është alarmi”, Frrok Çupi rrëfen situatën me të cilën është përballur dhe tregon çfarë po ndodh në vend: Histori të frikshme. Ja si duhet të veprojë politika

“Kaq i lartë është alarmi”, Frrok Çupi
x
BREAKING NEWS

Tragjike/ Gjendet i vetëvarur në oborrin e banesës 37-vjeçari. Zbardhen dyshimet

Tragjike/ Gjendet i vetëvarur në oborrin e banesës
x

Kultura

 Në 24 dhe 25 shtator, komedia brilante “Duke edukuar Ritën” në teatrin “Petro Marko” të Vlorës

 Në 24 dhe 25 shtator, komedia brilante “Duke edukuar

Komedia brilante “Duke edukuar Ritën” për dy mbrëmje do të jetë për publikun në skenën e teatrit të qytetit të Vlorës. Performanca e rrallë teatrore me komedinë “Duke edukuar Ritën” e Teatrit Shëtitës “Çajupi” do jetë mbrëmjen e së premtes 24 shtator dhe të shtunës 25 shtator në teatrin “Petro Marko”, në orën 19:00 për publikun. Vepra e autorit Willy Russell vjen në skenë me regji nga Kiço Londo dhe interpretimin e dy aktorëve të njohur Laura Nezha dhe Mehmet Xhelili. Dy aktorët me role në këtë shfaqje ofrojnë shumë në fushën e aktrimit. Aktorët Laura Nezha dhe Mehmet Xhelili ndër më të rëndësishmit e teatrit shqiptar, përputhen saktësisht me mjedisin realist dhe dekadent të komedisë. Një shfaqje e bukur. Një lojë brilante e dy aktorëve, si dhe një regji me fantazi, ku të tria bëjnë që shfaqja të ngjalli emocion. Pak shfaqje të tilla kemi parë këto 30 vjetët e fundit në skena. Komedia pas Elbasanit do të jetë dy net me radhë për publikun në Vlorë, ku regjisori Londo thotë se kjo është vepër për të mos e humbur. “Moral të fortë për shoqërinë konsumiste aktuale. Të tilla shfaqje të jepen për të ngulitur në subkoshiencën kolektive dëshirën për rritje personale”, thotë ai. Vepra teatrore e vlerësuar me çmim e autorit Willy Russell, e cila ka qenë një sukses botëror në teatër, por edhe në adaptimin e tij në film, e nominuar për çmimin “Oscar”, mori jetë nga Teatrit Shëtitës në një performancë moderne nga regjisori Kiço Londo. Në materialin rreth komedisë “Duke edukuar Ritën”, thuhet se një dashuri "e papërshtatshme", me humor dhe kthesa vjen për të tronditur botën tonë teatrale dhe për të na kujtuar se nuk është kurrë vonë dhe gjithçka është e mundur, kur ndjekim atë që mbrojnë zemrat dhe ëndrrat tona!

Shfaqja në skenë

Ky është rasti që me regjinë e Kiço Londos, në një hapësirë të shfrytëzuar shumë mirë të shihni Mehmet Xhelilin, pedagogun e alkolizuar të Ritës në një interpretim tepër të këndshëm. Ai vjen i zgjuar, i rrjedhshëm, që e mban veten me të madhe e që të mbyt me fjalë, por që gjendet në zbrazëtinë e shpëlarë me të cilën shfaqet në fillim e që më pas bie në dashuri të thellë me studenten e tij. Interpretimi i Laura Nezhës bëhet më i fuqishëm me zhvillimin e shfaqjes. Gjallëria e Laurës në pjesën e parë, është një prekje tepër organike. Në pjesën e dytë të shfaqjes personazhi i Laurës bëhet më i mprehtë, më i urtë e i rrumbullakosur mirë. Drejt finales interpretimi Xhelili- Nezha bëhet gjithnjë e më shumë prekës dhe përfshirës, pa humbur asnjë nga tiparet e zgjuara e me dritë të karaktereve që çifti interpreton. Komedia “Duke edukuar Ritën” është përkthyer nga Artur Lena. Me regji nga Kiço Londo, as regjisorë janë Klaudia Piroli dhe Flobensa Bezati. Komedia e shkëlqyer "Duke Edukuar Ritën" e Teatrit Shëtitës “Çajupi” shënoi premierën në data 30 dhe 31 korrik, në Teatrin Veror të Universitetit të Arteve.