BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Kultura

Në datat 3 dhe 4 qershor nuk duhet humbur më asgjë, ulja e “Boeing Boeing” e Teatrit Shëtitës, në amfiteatrin e Durrësit

Në datat 3 dhe 4 qershor nuk duhet humbur më asgjë, ulja e

Teatri Shëtitës “Çajupi”  me komedinë e suksesshme “Boeing Boeing”, në datat 3 dhe 4 qershor do të jetë në amfiteatrin antik të Durrësit. Komedia e suksesshme me regji nga Kiço Londo rikthehet në Durrës për publikun këto ditë të muajit qershor, ndërsa në faqen e Teatrit Shëtitës mes të tjerave thuhet se vepra do të jetë në orën 20:30 për publikun. “Teatri Shëtitës “Çajupi” nis fluturimet në amfiteatrin antik me avionin special “Boeing Boeing”. Ky avion do të fluturojë në datat 3 dhe 4 qershor ora 20:30”, shkruan teatri. Në këtë komedi marrin pjesë aktorët Amos Muji Zaharia, Gentian Zenelaj, Rudina Dembacaj, Alesia Xhemalaj, Adriana Tolka dhe Katerina Fili. Farsa klasike e shkruar në vitin 1960 nga dramaturgu francez Marc Camoletti, arriti të rrëmbejë dy çmime, "Tony Award" në 2008 në Broadway, dhe çmimin  "Revival Edition", po atë vit. Komedia “Boeing Boeing” është një shfaqje teatrore e rajonit Durrës - Lezhë dhe me shumë sukses është dhënë më parë në sallat e teatrove në Durrës, Elbasan, Fier, Tiranë, Shkodër dhe Korçë. Vepra vjen e përkthyer në shqip mjeshtërisht nga Nasi Lera dhe nën regjinë e Kico Londo. Ngjarjet në komedinë “Boeing Boeing” ndodhin në Paris në ditët e sotme. Një komedi e bujshme, në venat e së cilës rrjedh gjak si ai i komedive të Shekspirit me incidente të hareshme dhe ngatërrim identitetesh, “Boeing Boeing” paraqet aventurat dashurore të beqarit francez Bernard me stjuardesat e tij bukuroshe. Tri stjuardesa njëra më e bukur se tjetra, një franceze një gjermane dhe një amerikane, secila duke besuar se është e fejuara e Bernardit. Më parë Bernardi ka ditur t’i xhonglerojë këto gra, falë zotërimit të orarit të detajuar të fluturimeve të tyre. Kur situata ndryshon dhe të tria gratë e tij mbërrijnë në apartament në të njëjtën ditë, Bernardi me ndihmën e shokut të tij Robert lufton me të gjitha mënyrat, që ato të mos e marrin vesh të vërtetën. Bernard e mban njërën në ajër, njërën në tokë dhe tjetrën të varur. Komedia fillon në momentin kur fati i sjell të gjithë personazhet në të njëjtin vend, pikërisht në shtëpinë e Bernardit. Ai arrin të dalë nga situata falë mikut të tij, Robert.

Kërkesat për komedinë  

Aktorja e njohur Alesia Xhemalaj vjen me rolin e një prej stjuardesave në këtë komedi të suksesshme, që po vijon të shfaqet për publikun këtë kohë. Si aktore ajo thotë se rikthimi në qytetin e Durrësit do të thotë shumë për të. Xhemalaj thotë se është një qytet që e do të bukurën, e do artin dhe e vlerëson atë. “Mbaj mend përpara tre vitesh, që kemi dhënë shfaqjen “Boeing Boeing” pritja nga publiku durrsak ka qenë mbresëlënëse. Një fakt i rëndësishëm ky, që na bën të rikthehemi për herë të dytë këtu. Kërkesat dhe mesazhet nga njerëzit kanë qenë të shumta dhe produksioni vendosi ta risjell sërish. Mezi presim të ngrihemi në fluturim në datën  3 dhe 4”, thotë aktorja Xhemalaj, një nga emrat e vlerësuar me rolet e saj në jetën artistike. Në kohë pandemie, por kasti i artistëve “Boeing Boeing” e nisi udhëtimin me guxim. Aktorja Alesia Xhemalaj tregon se publiku kishte nevojë për teatrin. Ajo thotë se artistët sfiduan kohën dhe rifilluan me shfaqjet. Aktorja shprehet se pandemia ashtu si në çdo fushë të jetës ndikoi shumë dhe në art. “Mbyllja e urave kulturore bëri atë që unë e quaj tkurrja e shpirtit, por kurrsesi tharja e tij. Publiku kishte nevojë për teatrin, por akoma më shumë teatri kishte nevojë për publikun. Dhe ishte në atë moment, që Teatri Shëtitës vendosi të kapërcente këtë pengesë nën masa të rrepta sigurie, dhe dhamë shfaqje përjashta në nëntor të vitit të kaluar në temperaturën 17 gradë. Aty vërtetuam, që as i ftohti nuk mund ta ndal magjinë e teatrit. Përsëri këtë vit sfiduam kohën dhe rifilluam shfaqjet. Tashmë “Boeing Boeing” është një avion, i cili vetëm ngjitet duke marrë në bordin e tij njerëz nga gjithë Shqipëria, Kosova dhe në vazhdim dhe jashtë kufijve. I përulem publikut me madhështi. Rroftë teatri!”, shprehet aktorja. “Boeing Boeing” është shfaqja më e suksesshme teatrore e 30 viteve të fundit. Para Durrësit shfaqja “Boeing Boeing” ishte në Pukë për publikun.