BREAKING NEWS

Nuk ka qetësi! Tërmeti shkund Shqipërinë, ja sa ishte magnituda

Nuk ka qetësi! Tërmeti shkund Shqipërinë, ja sa ishte
x
BREAKING NEWS

Arti shqiptar në zi, ndërron jetë poeti dhe shkrimtari i njohur (FOTO+EMRI)

Arti shqiptar në zi, ndërron jetë poeti dhe shkrimtari i njohur
x
BREAKING NEWS

Demokratët morën sot goditjen e madhe, reagon Kreshnik Spahiu dhe bën deklaratën e fortë: Ja pse kjo parti duhet të shkrihet

Demokratët morën sot goditjen e madhe, reagon Kreshnik Spahiu dhe
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e rasteve me Covid në 24 orët e fundit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e rasteve me Covid
x
BREAKING NEWS

“Gërdeci është vrasje masive”/ GJKKO mbylli hetimet për Fatmir Mediun, shpërthen i revoltuar Erion Braçe dhe nuk lë gjë pa thënë: Mos guxoj kush të...(VIDEO)

“Gërdeci është vrasje masive”/ GJKKO mbylli hetimet
x
BREAKING NEWS

GJKKO mbylli hetimet për ish ministrin Fatmir Mediu, SPAK nuk humb kohë dhe bën lëvizjen urgjente, del kundër Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit dhe e paralajmëron

GJKKO mbylli hetimet për ish ministrin Fatmir Mediu, SPAK nuk humb
x
BREAKING NEWS

A do të hetohet Fatmir Mediu? GJKKO jep vendimin për ish ministrin

A do të hetohet Fatmir Mediu? GJKKO jep vendimin për ish ministrin
x
BREAKING NEWS

Arben Pëllumbi bën njoftimin me rëndësi, Partia Socialiste pritet të dalë në një konferencë urgjente

Arben Pëllumbi bën njoftimin me rëndësi, Partia Socialiste
x

Kultura

Në datën 14 dhe 15 qershor rikthehet në amfiteatrin e Durrësit komedia e jashtëzakonshme “Boeing Boeing”

Në datën 14 dhe 15 qershor rikthehet në amfiteatrin e

Komedia “Boeing Boeing” rikthehet për publikun në Durrës. Vepra nga Marc Camoletti, përkthyer nga Nasi Lera dhe me regji nga Kiço LOndo, më 14 dhe 15 qershor vjen në amfiteatrin antik të Durrësit. Teatri Shëtitës “Çajupi” rikthehet me këtë komedi të suksesshme për publikun në qytetin bregdetar, e cila vjen me lojën brilante të aktorëve në role. “Boeing Boeing” në çdo skenë që ka qenë është mirëpritur nga publiku, një komedi e suksesshme që po vazhdon të shfaqet dhe duartrokitjet janë të shumta. Si regjisor, Kiço Londo thotë se komedia “Boeing Boeing” është padyshim komedia më e shfaqur 30 vitet e fundit. “Ajo është dhënë afro 170 herë dhe kërkesat për tu dhënë kudo nuk kanë të sosur”, shprehet Londo. Komedia franceze që i zhvillon ngjarjet në Paris po vazhdon të prezantohet me sukses në skena të ndryshme dhe do të rikthehet sërish në Durrës. Por regjisori Kiço Londo tregon se komedia do të vijojë dhe në skena të tjera për publikun. “Arsyet e këtij suksesi kanë të bëjnë më komedinë e situatave dhe të karaktereve. Me trupën e zgjedhur, dhe me ritmin e jashtëzakonshëm me të cilin kjo komedi luhet. Komedia “Boeing Boeing” do vazhdojë të jepet deri sa kërkesat e publikut të rreshtin”, shprehet më tej regjisori Kiço Londo. Farsa klasike e shkruar në vitin 1960 nga dramaturgu francez Marc Camoletti, arriti të rrëmbejë dy çmime, “Tony Award” në 2008 në Broadëay, dhe çmimin “Revival Edition”, po atë vit. Komedia “Boeing Boeing” është një shfaqje teatrore e rajonit Durrës - Lezhë dhe me shumë sukses është dhënë më parë në sallat e teatrove në Durrës, Elbasan, Fier, Tiranë, Shkodër dhe Korçë.

Aktorët dhe ngjarjet në komedi

Teatri Shëtitës “Çajupi” me “Boeing Boeing” do të jetë mbrëmjet e datave 14 dhe15 qershor, në orën 20:30 në amfiteatrin antik në Durrës. Në këtë komedi marrin pjesë aktorët Amos Muji Zaharia, Gentian Zenelaj, Rudina Dembacaj, Alesia Xhemalaj, Adriana Tolka dhe Katerina Fili. Ngjarjet në komedinë “Boeing Boeing” ndodhin në Paris në ditët e sotme. Një komedi e bujshme, në venat e së cilës rrjedh gjak si ai i komedive të Shekspirit me incidente të hareshme dhe ngatërrim identitetesh, “Boeing Boeing” paraqet aventurat dashurore të beqarit francez Bernard me stjuardesat e tij bukuroshe. Tri stjuardesa njëra më e bukur se tjetra, një franceze një gjermane dhe një amerikane, secila duke besuar se është e fejuara e Bernardit. Më parë Bernardi ka ditur t’i xhonglerojë këto gra, falë zotërimit të orarit të detajuar të fluturimeve të tyre. Kur situata ndryshon dhe të tria gratë e tij mbërrijnë në apartament në të njëjtën ditë, Bernardi me ndihmën e shokut të tij Robert lufton me të gjitha mënyrat, që ato të mos e marrin vesh të vërtetën. Bernard e mban njërën në ajër, njërën në tokë dhe tjetrën të varur. Komedia fillon në momentin kur fati i sjell të gjithë personazhet në të njëjtin vend, pikërisht në shtëpinë e Bernardit. Ai arrin të dalë nga situata falë mikut të tij, Robert.