BREAKING NEWS

Vjen lëvizja që nuk pritej/ Basha bën ndryshimin në minutat e fundit, kush është ish-deputeti dhe emri i njohur demokrat që u riktheu pasi mbrëmë u la jashtë listave

Vjen lëvizja që nuk pritej/ Basha bën ndryshimin në minutat
x

Kultura

“Në kërkim të Venerës”, merr çmimin special të jurisë në festivalin e Roterdamit

“Në kërkim të Venerës”, merr çmimin

 Filmi “Në kërkim të Venerës” i regjisores Norika Sefa u shpërblye me çmimin special të jurisë (Special Jury Award) gjatë ceremonisë së shpërndarjes së çmimeve të festivalit të Roterdamit. Një film që ka në role aktorë të njohur nga Kosova, por nuk mungojnë edhe nga Shqipëria. Qendra Kinematografike në Kosovë shkruan se ky vlerësim është sukses i radhës i kinemasë kosovare, ndërsa ka publikuar dhe videomesazhin e regjisores Sefa. Në mesazhin e saj, regjisorja shprehet mes të tjerave se është një vlerësim shumë i rëndësishëm. “Ky film mori 5 vite të jetës sime, jo pak! Jam shumë e lumtur, që e kam pasur fatin me punuar me secilin që qëndron prapa këtij filmi, ata që i kanë dhënë kuptim edhe shumë nuanca kësaj përvoje. Ky çmim është shumë i rëndësishëm për filmin, por gjithashtu një shenjë prestigji, sepse festivale si IFFR pëlqejnë të inkurajojë sfidat narrative dhe inovacionin në gjuhën e filmit. Ky është një motiv i madh për mënyrën si unë punoj”, shprehet regjisorja Norika Sefa. Në film luajnë në role Kosovare Krasniqi, Rozafa Çelaj, Erjona Kakeli, Basri Lushtaku, Bleon Monolli, Fatushe Nushi, Ajan Zharku, Ermal Bilalli, Tristan Halilaj, Shend Miftari, Anisa Ismajli, Sheqerie Buqaj, etj. Me drejtor të fotografisë Luis Armando Arteaga, montazh Stefan Stabenoë, skenografi Arben Shala, zërim Risto Alchinov, kostumografi Desantila Lika, dhe grim Lidona Berisha. Filmi kosovar që ishte pjesë e festivalit të Roterdamit më parë është vlerësuar lart nga kritikët. “Në debutimin e saj të ndjeshëm dhe delikat, Norika Sefa portretizon me hollësi karakterin e Venerës një vajzë moderne që rritet në një mjedis tradicional, hierarkik. Por si mund t’i bëjë Venera zgjedhjet e saj në një situate të tillë? Muzika e veçantë dhe kamera vëzhguese (observational camera work) i shtojnë një ndjesi dokumentari kësaj historie intime”, përshkruhej filmi në mes tjerash në editorialin e festivalit të Roterdamit. “Në kërkim të Venerës” me producent Besnik Krapin është bashkëprodhim në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut i prodhuar nga Circle Pruduction dhe me bashkëproducent Igor Popovskin dhe Gazmend Nelën. Filmi gjithashtu është mbështetur edhe nga Komuna e Kaçanikut dhe Komuna e Prishtinës.