BREAKING NEWS

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të pazareve, nuk kanë çfarë humbin dhe duan kreun e opozitës, pas 11 dhjetorit rrezikohet përplasje

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e papritur: Në varreza me...

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e
x
BREAKING NEWS

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40 për qind e buxhetit shkonte në xhepin e tij, paratë i transportonte me çanta

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike nga përfundimi i projektit gjigant: Do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike
x
BREAKING NEWS

Kush është zv.kryeministri që doli tek përgjimet e Rezart Taçit? Braçe shpërthen i revoltuar dhe “hedh topin” tek Arben Ahmetaj: Unë siguroj dokumentin e plotë dhe në atë datë unë kam qenë vetëm deputet

Kush është zv.kryeministri që doli tek përgjimet e Rezart
x

Kultura

"Në kufijtë pafund të krijimit pamor” me piktura dhe skulptura nga Liliana Çika, një ekspozitë kushtuar gruas

"Në kufijtë pafund të krijimit pamor” me piktura dhe

"Në kufijtë pafund të krijimit pamor” prezanton për publikun punët e artistes Liliana Çika. Ekspozita personale e artistes së njohur u çel për publikun në Muzeun Historik Kombëtar, kuruar nga Suzana Varvarica. Artistja befason me ekspozitën e saj në muze, ku për publikun ka prezantuar një përzgjedhje të punëve të saj. Në fjalën e saj kuratorja Suzana Varvarica shprehet se në këtë ekspozitë të tetorit në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, arti i saj ka krijuar një atmosferë befasuese. “Së pari sepse piktura është dominuese dhe së dyti krijimtaria tejkalon nga një art realist në një art modern. Arti i Liliana Çikës është vlerësuar gjerësisht dhe nga kritika italiane, ku kritiku i njohur Vittorio Sgarbi e ka cilësuar artin e saj si një mbështetje fondamentale e suksesit të manifestimit artistik", shprehet kuratorja Varvarica. E pranishme në ekspozitë vetë artistja Liliana Çika thotë se me punët e saj i është dedikuar gruas. “Skulpturat janë bërë rreth viteve ’90, ka dhe disa që janë bërë në vitet 2000 sapo arrita në Itali, që hapa ekspozitën e parë personale në një kështjellë në Toskana. Një ekspozitë me skulptura që ishte me sukses, kryesisht me figurën e gruas sepse gruaja është ajo që krijon jetën dhe mbijeton mbi çdo lloj fatkeqësie. Unë i jam dedikuar gruas dhe në këtë ekspozitë është gruaja kryesore, në të gjitha format e saj”, shprehet artistja. Në Tiranë këto ditë për ekspozitën e saj personale, artistja Liliana Çika tregon se piktura te ajo lindi vite më parë. “Në kohën që unë perceptova pas një fatkeqësie që më ndodhi. Nuk desha të dorëzohesha dhe iu kushtova pikturës, sepse në skulpturë nuk e ndjeja më baltën, plastikën ashtu si më përpara. Në këtë ekspozitë janë 38 piktura dhe janë 8 statueta”, thotë artistja.

 Krijimtaria dhe aktiviteti

Liliana Çika ka lindur në Tiranë në 1953. Ajo përfundoi Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë në Atelienë e skulpturës monumentale, me profesor skulptorin e njohur Hektor Dule. Në 1978 emërohet në muze arkeologjik si skicografe, dhe në vazhdim po me këtë lloj pozicioni pune dhe në muzeun Etnografik në Durrës deri në 1998. Emigroi në Itali dhe punoi në atelietë e mobilieve klasike në Siena. Ka hapur dhjetëra ekspozita në Itali dhe Shqipëri. Arti i Lilianës shtrihet midis pikturës dhe skulpturës dhe përshkon hapësirën figurative, duke përzgjedhur si subjekt figurën femërore si kryefjalë të tematikës së saj, e cila qëndron si simbol i forcës dhe sensualitetit. Në realizimin e veprave të saj artistja përzgjedh materiale të ndryshme si drurin, allci, gurin, deri te ngrohtësia e ngjyrave të vajit e akrilikut. Liliana bëhet protagoniste e koleksionit Sgarbi, ku sipas tij prezenca e veprave të saj në koleksionin e tij vërteton një vlefshmëri të impenjimit të saj stilistik. Ndërsa kritiku Paolo Levi evidentoi temën dhe historitë e qënies femërore. Liliana Çika ka marrë pjesë në ekspozita dhe konkurse të ndryshme, duke marrë çmime dhe mirënjohje.