BREAKING NEWS

Zbardhet çfarë vendosi GJKKO për ish-deputetin e PS, Alqi Bllako. Prokurori tregon veprimet hetimore, ja kërkesa urgjente e avokatëve

Zbardhet çfarë vendosi GJKKO për ish-deputetin e PS, Alqi
x
BREAKING NEWS

Reagon menjëherë BE-ja pas takimit me Qeverinë dhe ka një mesazh të fortë: Kemi shqetësime serioze për ...

Reagon menjëherë BE-ja pas takimit me Qeverinë dhe ka një
x
BREAKING NEWS

TRAGJIKE/ Gjendet i vdekur pronari i hotelit, policia zbardh detajet për biznesmenin: U dogj brenda dhomës

TRAGJIKE/ Gjendet i vdekur pronari i hotelit, policia zbardh detajet për
x
BREAKING NEWS

10 ditë të nxehta për Vuçiçin, duhet të zgjedhë të njohë Kosovën dhe të bojkotojë Putinin, ose do të pësojë të njëjtin fat si Rusia, ja takimet e vështira që e presin presidentin serb

10 ditë të nxehta për Vuçiçin, duhet të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Berisha është fajtor për vrasjen e rreth 3 mijë vetëve, ka djegur njerëz të gjallë dhe ka eliminuar kundërshtarë politikë, bashkë me Metën janë bashkëpunëtorë për grabitjen e floririt të Krrabës, ja çfarë ndodhi pasi e vodhën...

Frrok Çupi: Berisha është fajtor për vrasjen e rreth 3
x
BREAKING NEWS

Nis protesta para Kryeministrisë. Zbardhet çfarë po ndodh

Nis protesta para Kryeministrisë. Zbardhet çfarë po ndodh
x
BREAKING NEWS

Çfarë do të ndodhë në hapësirën shqiptare? Niko Peleshi jep lajmin: Nënshkruhet sot kontrata 6 milionë dollarë

Çfarë do të ndodhë në hapësirën shqiptare?
x
BREAKING NEWS

Rama mbledh në “Vilën 30” ambasadorët e huaj, zbardhet arsyeja e takimit

Rama mbledh në “Vilën 30” ambasadorët e huaj,
x

Kultura

Në muajt gusht-shtator kërkime arkeologjike në Dobër/Vagala

Në muajt gusht-shtator kërkime arkeologjike në Dobër/Vagala

Instituti i Arkeologjisë në bashkëpunim me Universitetin Oxford (Britani e Madhe) gjatë periudhës gusht-shtator realizuan kërkime arkeologjike në Dobër/Vagalat, në fushën e Livadhjasë, lugina e poshtme e Pavllës. Akademia e Studimeve Albanologjike  pjesë e së cilës është dhe Instituti i Arkeologjisë shkruan se objektivi i projektit është të sqarojë kontekstin në cilin, në fillim të shekullit të shkuar, është zbuluar një grup i jashtëzakonshëm skulpturash, që u vendos në Butrint nën kujdesin e arkeologut Dhimosten Budina dhe sot janë të ekspozuara në Muzeun e Butrintit. “Zona, objekt i kërkimeve zhvillohet në dy nivele: i poshtmi dallohet nga prania e një muri madhështor tarracimi, përgjatë rrugës Livadhja-Konispol, e cila mendohet se ndjek rrugën antike që lidhte qytetet e Foinikes dhe Butrintit; i epërmi dallohet nga prania e disa strukturave ku veçohet banesa e fortifikuar-vilë e Dobrës, e gërmuar në vitet 80’ të shekullit të shkuar nga arkeologu Dhimitër Çondi. U gjurmua shtrirja e mundshme e strukturës monumentale, e cila lidhet pashmangshmërisht me praninë e një tempulli, dhe u nxorën në dritë të dhëna të reja mbi vijimësinë kronologjike të strukturave, nga periudha helenistike deri në atë mesjetare”, thuhet nga ASA. Projekti bashkëdrejtohet nga arkeologët Belisa Muka, Milena Melfi dhe Oliver Gilkes dhe në të morën pjesë arkeologë të Institutit të Arkeologjisë, si dhe studentë nga Universiteti i Oxfordit, Fakulteti i Studimeve Klasike dhe Universiteti i Tiranës, Departamenti i Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore. Instituti i Arkeologjisë në aktivitetin e tij zhvillon një veprimtari kërkimore, duke organizuar projekte bashkëpunimi edhe me universitete e institucione simotra të vendeve perëndimore. Projektet shumëvjeçare të gërmimeve bashkuan përvojat e arkeologëve shqiptarë me ato të arkeologëve dhe specialistëve nga vende të ndryshme.