BREAKING NEWS

SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po hetojnë dosjen e plotë të “McGonigal” në bashkëpunim me FBI, nga letër-porositë dhe informacionet me inteligjencën amerikane, deri tek marrja në pyetje në fshehtësi të plotë në Nju Jork...

SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të marrin frenat e qeverisë pas largimit të Edi Ramës, çfarë pritet të ndodhë më 8 dhjetor, socialistët në ankth

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të
x
BREAKING NEWS

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron drejtësinë dhe vazhdon të mos zbatojë vendimin e gjykatës, pritet refuzimi i tretë ndaj agjentëve të BKH

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur dosjen “CEZ-DIA”, ja çfarë po ndodh brenda SPAK, Romeo Kara nxjerr prapaskenat e bujshme

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Evi Kokalarit: Ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes ‘Berisha’, ju tregoj një nga provat e DASH në dosjen e tij ‘non-grata’ dhe roli i Argitës duke përdorur Jamarbër Malltezin në korrupsion dhe pasurim nëpërmjet pushtetit

“Bomba” e Evi Kokalarit: Ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes
x
BREAKING NEWS

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra
x
BREAKING NEWS

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fillojnë ditët e “tmerrit”  për Shkëlzenin
x
BREAKING NEWS

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali
x

Kultura

Në zonën e njohur si Mozaiku i Tiranës një qendër informimi për të gjithë mozaikët e Shqipërisë, me hapësira ekspozimi, ateliesh dhe edukimi

Në zonën e njohur si Mozaiku i Tiranës një qendër

Një qendër informimi për të gjithë mozaikët e Shqipërisë po ngrihet në zonën e njohur si Mozaiku i Tiranës. Në këtë zonë prej disa kohësh po zhvillohen punime, që u inspektuan edhe nga ministrja e Kulturës Elva Margariti. Ministrja Margariti shprehet se dita-ditës po merr jetë qendra më e re dedikuar trashëgimisë kulturore. “Në zonën e njohur si Mozaiku i Tiranës po ngrihet një qendër informimi për të gjithë mozaikët e Shqipërisë, me hapësira ekspozimi, ateliesh dhe edukimi. Kjo vepër jo vetëm nxjerr në dritë gjurmët e historisë së qytetit, por ridimensionon gjithë zonën përreth, në shërbim të turizmit kulturor dhe komunitetit”, shprehet Margariti në rrjete sociale, ku ka ndarë dhe video nga punimet që po kryhen në këtë zonë. Punimet në këtë zonë nisën para disa kohësh, por ministrja e Kulturës Margariti thotë se janë drejt përfundimit. Sipas  ministres së Kulturës, Tirana do të ketë dhe një tjetër pol kulturor. “Nëse deri më sot ajo zonë njihej për Mozaikun e Tiranës, shumë shpejt do të vizitohet për një nga qendrat dedikuar trashëgimisë kulturore, historisë dhe ekspozimit të mozaikëve shqiptarë. Tashmë punimet janë drejt përmbylljes dhe kryeqyteti do të ketë një tjetër pol kulturor”, shprehet ministrja Margariti. Më herët për punimet në këtë zonë, në mars të vitit 2021 Margariti tha për mediat se Mozaiku i Tiranës, ka një zonë të vetën, të mbrojtur që identifikohet shumë thjeshtë, pasi është e rrethuar me kangjella dhe e gjithë kjo pjesë administrohet nga Ministria e Kulturës. “Projekti në sheshin e hapësirës urbane që është miratuar nga bashkia është miratuar së fundi edhe nga Ministria e Kulturës” tha Margariti.  

Mozaiku i Tiranës si monument arkeologjik

Në Mozaikun e Tiranës në gusht të vitit 2021 rinisën gërmimet arkeologjike. Gërmimet në këtë zonë u bënë nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Tiranë dhe Universiteti i Tiranës. Ndërhyrjet më të fundit më Mozaikun e Tiranës sipas Ministrisë së Kulturës ishin kryer në vitet 2006-2008, nga profesor Skënder Muçaj. Mozaiku i Tiranës është i vetmi monument arkeologjik brenda territorit të qytetit të Tiranës. Në vitin 1972, gjatë punës për ndërtimin e pallateve të bllokut “Partizani” në lagjen nr. 9 të qytetit të Tiranës, u zbuluan rrënojat e një ndërtese antike, njëri nga ambientet e të cilit ishte i shtruar me mozaik. Sipas autorëve, kemi të bëjmë me një qendër fshatare të shekujve të parë pas Krishtit që në fillim të shek. III u zëvendësua me një vilë fshatare (rustica). Salla me mozaik e pajisur dhe me një absidë ishte ambienti kryesor i saj. Autorët mendojnë edhe që në shek. V-VI vendin e vilës e zuri një bazilikë paleokristiane. Pjesa e gërmuar e monumentit u rrethua dhe u vu në mbrojtje nga Instituti i Monumenteve të Kulturës (IMK). Gjatë viteve 2003-2004 punimet e sistemimit të rrugëve dhe instalimeve të ndryshme të bllokut “Partizani” zbuluan pranë rrethimit të monumentit pjesë të tjera të kompleksit.

Më të lexuarat