BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

“Nëntor” në edicionin e 24, piktorët: Nuk duan t’ia dinë në institucione për artistët, një ekspozitë që po e mbajmë vetë

“Nëntor” në edicionin e 24, piktorët: Nuk duan

Ekspozita “Nëntor” vjen në edicionin 24 me punime të artistëve në galerinë e FAB. Ekspozitë vjetore e pikturës organizuar nga grupimi “Nëntor”, që nuk i ka munguar publikut çdo vit. Artistët që janë pjesë e kësaj ekspozite janë të njohur me aktivitetin e tyre, ndërsa këtë nëntor prezantojnë punimet e tyre në FAB. Ekspozita “Nëntor 24” këtë vit nderon dhe kujtimin e piktorit Besim Tula, me vepra të zgjedhura nga krijimtaria e tij. Prej vitesh për ekspozitën “Nëntor” artistët janë shprehur se nuk ka pasur mbështetjen nga institucionet. Madje nuk kanë aplikuar më as në Ministri të Kulturës. Të gjendur në këtë situatë ata kanë vijuar organizimin e saj vetë, duke paguar qeranë e sallave ndër vite, baner, etj. Edhe këtë vit është e njëjta situatë. Ekspozita “Nëntor” e rëndësishme në jetën artistike në Tiranë është vetëm me kontributin e artistëve. Në “Nëntor” piktori i njohur Adrian Devolli prezantohet me një vepër teknikë e përzier mbi kanavacë 160 x70 cm. Pjesëmarrës dhe më parë në këtë ekspozitë, Devolli shprehet me kritika për mungesën e vëmendjes nga institucionet. “Kemi folur shumë nuk dëgjon njeri. Nuk do t’ia dijë asnjë njeri për artistët. “Nëntori” nuk ka pasur, as nuk ka mbështetje nga institucionet. Një ekspozitë që vetë ne po e mbajnë, çdo gjë e kemi paguar vetë si artistë. Përballë këtyre problemeve nuk ka as katalog për ekspozitën. Këto njerëz të paturp në institucione, nuk mund të kenë dot turp”, shprehet Devolli.

“Nëntor” me nivel artistik

Pjesëmarrës në këtë ekspozitë piktori i njohur Anastas Kostandini prezantohet me një vepër që siç tregon është me motive të Ismail Kadaresë. “Tabloja quhet “Ikja e shtërgut”. Madje ka figurën e tij si qëndrore dhe është interesante. Një tablo provokuese disi”, thotë ai. Por dhe piktori Kostandini shprehet se niveli i artistëve që marrin pjesë në ekspozitë është i konsiderueshëm, dhe duhej patjetër që të kishte pasur mbështetjen institucionale. “Është një grupim krejtësisht i mbështetur mbi baza të vetëfinancimit të autorëve. Është kënaqësia për tu ekspozuar në grup. Mirëpo formati i ekspozitës dhe niveli i artistëve që marrin pjesë në të është i konsiderueshëm, kështu që ka nevojë patjetër për mbështetje institucionale, sepse është në interesin e vendit dhe kulturës”, thotë ai. Edhe për piktorin Anastas Kostandini është Për të ardhur keq që një ekspozitë e tillë me këta autorë nuk prodhon dot një katalog. Kjo sipas tij, sepse ka nevojë për financë. ““Nëntori” nuk është mbështetur dhe është gjynah, sidomos për disa organizime të nivelit të tillë artistik siç është “Nëntori” apo “PranverArt”, që duhet të kenë patjetër vëmendje nga Ministria e Kulturës. Nuk është turpi i parë që bën ministria, sepse ka shumë vite kjo që ndodh, nuk është normale që kjo diskutohet akoma”, shprehet ai. Pjesëmarrës këtë edicion janë Adrian Devolli, Agron Mesi, Aleksandër Filipi, Anastas Konstandini, Andi Hila, Ardit Boriçi, Artan Buca, Bashkim Dervishi, Brikena Bërdo, Buron Kaceli, Dea Tili, Denisa Brahimi, Eniela Veveçka, Erina Dibra, Fatmir Juka, Gazmend Leka, Hasan Çapari, Ksenofon Dilo, Kujtim Buza, Llazar Taçi, Merita Selimi, Meri File, Nikolin Ivanaj, Orlis Vathi, Pëllumb Bylyku, Pandeli Lena, Robert Guci, Stefan Taçi, Shpëtim Kërçova, Zef Shoshi. Ekspozita që u hap më datë 15 do të qëndrojë deri më datë 25 nëntor në FAB.