
Rrebeshe, breshër dhe rrufe/ Ja çfarë do të ndodhë me motin me 10 gusht

Çfarë po fshihet? Detaje tragjike nga vdekja e aktorit shqiptar dhe gruas së tij/ Autoritetet amerikane po hetojnë nëse kishte konflikt mes çiftit! Në apartament u gjetën shenja…

Ngjarja tragjike në Shkodër/ Zbardhen detaje të reja, ja kush e qëlloi me armë zjarri 12-vjeçarin

E rëndë/ Vritet me çifte 12-vjeçari në Shkodër, dyshimet e para

Aktori dhe bashkëshortja ranë nga kati i 6-të i pallatit në New-York/ Zbardhen detaje të reja, hetimet: Në apartament gjenden disa shenja

Spartak Ngjela lëshon ‘bombën’, zbulon çfarë po lë pa gjumë Berishën e Metën dhe tregon goditjen e fortë që do marrin së shpejti: Prisni dhe shikoni...

“Jemi në një betejë me këtë qeveri”, Berisha plas deklaratën e fortë: Një pronar peshkarexhe kontrabandon naftë, takohet shpesh edhe me Ramën

Viti i ri Akademik / Universiteti i Tiranës jep njoftimin e rëndësishëm, ja kur nis shkolla e lartë (Dokumenti)

Neritan Ceka: Shteti neglizhent ndaj arkeologjisë dhe lihen mënjanë arkeologët shqiptarë, Muzeu Historik Kombëtar të bëhet qendër muzeologjike kombëtare

Shkruar nga Julia Vrapi 29 Qershor 2022

Arkeologjia shqiptare, muzeologjia si dhe kontributi i Karl Patsch bënë bashkë arkeologë, akademikë dhe studiues në konferencën“Fillimet e Arkeologjisë dhe Muzeologjisë në Shqipëri”, që u zhvillua nga Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim dhe me Akademinë e Shkencave dhe Institutin e Arkeologjisë. Arkeologë e studiues u shprehën për figurën e Karls Patsch, por në vijim u diskutuan dhe probleme, që kanë të bëjnë me arkeologjinë në vend apo dhe muzeologjinë. Prof. dr. Neritan Ceka pohon se arkeologjia e sotme është vazhdim i asaj arkeologjie, që u krijua nga shkolla vjeneze, e Karls Patsch por dhe e Hasan Cekës dhe Aleks Budës, që janë krijuesit e arkeologjisë moderne. “Duhet të vazhdojë në një shkollë që është historike, jo thjesht teknike, që synon të sqarojë problemet e mëdha të historisë së Shqipërisë siç janë origjina e ilirëve, origjina e shqiptarëve, kultura e tyre, etj. Jo thjesht gjëra çfarë date është dhe çfarë lloji”, thotë prof. dr. Ceka. Për prof. dr. Neritan Cekën problem është dhe neglizhenca sipas tij e shtetit ndaj zhvillimit të arkeologjisë shqiptare. Akademiku Ceka thotë se po lihen mënjanë specialistët shqiptarë nga institucionet. “Shqetësuese është përballja e arkeologjisë me problemet aktuale. Një nga problemet është neglizhimi total, që i bën shteti ynë arkeologjisë shqiptare, sidomos me rastet flagrante të Butrintit apo të Bylisit, që arkeologët shqiptarë lihen mënjanë dhe vlerësohen arkeologë të huaj, që nuk kanë asnjë kontribut në kulturën shqiptare. Por është dhe ajo që thashë dhe në diskutim, duhet ti kthejmë dinjitetin arkeologjisë shqiptare, dinjitetin e krijuar nga shkolla e madhe e arkeologjisë shqiptare”, shprehet prof. dr. Ceka.
Muzeologët dhe muzeologjia
Prof. dr. Neritan Ceka ndalet dhe tek problemet, që janë sot në fushën e muzeologjisë në vendin tonë. Ai thotë se sot kemi muzeologë, por jo muzeologji. Sipas profesor Neritan Cekës, nga Muzeu Historik Kombëtar duhet të varen dhe muzetë e tjerë shtetërorë. “Ka ardhur koha që të krijohet muzeologjia shqiptare, sepse krijuesi i saj ishte pikërisht Karls Patsch me Muzeun Kombëtar që krijoi në 1922-1923 dhe Hasan Ceka në 1948. Muzeu Historik Kombëtar duhet bërë qendër muzeologjike kombëtare, nga i cili duhet të varen të gjithë muzetë kombëtarë të vendit si “Marubi”, muzeu i ikonave në Korçë, etj, dhe duhet të krijojmë departamentin e muzeologjisë që mungon. Nuk ka muzeologji, ndërkohë që ka muzeologë. Ky departament të jetë në MHK dhe drejtori i tij të jetë drejtori i institucionit kombëtar të muzeve, ku duhet të jenë dhe muzetë e tjerë të karakterit kombëtar”, thotë akademiku. Në konferencë prof. dr. Neritan Ceka referoi temën “Karl Patsch dhe fillimi i arkeologjisë shkencore në Shqipëri”, ku u shpreh se arkeologjia është një disiplinë shkencore që u zhvillua në sajë të arkeologëve me një lloj profesionalizmi, siç ishte edhe Karl Patsch. Prof. ass. dr. Marenglen Kasmi në emër të ASH, falenderoi MHK për organizimin e aktiviteteve të këtij lloji që promovojnë figura kaq të rëndësishme si ajo e Karl Patsch. Drejtori i MHK, dr. Dorian Koçi, në fjalën e tij referoi temën: “Kontributi i Karl Patsch (1965 - 1945) për muzeologjinë shqiptare”. Sipas tij, figura e Karl Patsch është një nga figurat qëndrore të muzeologjisë shqiptare. “Patsch arriti që brenda një periudhe të shkurtër të mblidhte objekte të rëndësishme të arkeologjisë, si edhe vepra me karakter historik. Ai hartoi projektin e Muzeut Kombëtar sipas projektidesë së Muzeut Zemaljski të Sarajevë”, tha ai ndër të tjera. Ulsi Tota prezantoi temën “Kontributi Austro-Hungarez për arkeologjinë shqiptare”, në emër të prof. dr. Luan Përzhita.
Më të lexuarat


Anastas Kostandini: Ekspozita retrospektivë, një përmbledhje e krijimtarisë sime në një hark gati gjysmëshekullor, shpresoj që grafika ime t’ia ketë dalë të ketë fizionominë e vet

Muzeu i Skënderbeut, turistët e huaj njihen me historinë

Aktorët: Mosdhënia rëndësi dramës shqipe godet drejtpërsëdrejti teatrin shqiptar, pa dramaturgë nuk ka teatër

Parku i Apolonisë, një nga destinacionet e rëndësishme turistike

Kulla Veneciane po shndërrohet në një qendër informacioni dhe interpretimi të historisë, pas restaurimit do të nisë procesi i pajisjes teknologjike

Kalaja Rozafa, 38.154 vizitorë nga muaji maj dhe deri tani

Nikolin Gurakuqi: Një teatër serioz punon me regjisorë profesionistë që nuk bëjnë plagjiatura dhe jo me amatorë

Muzetë dhe numri i vizitorëve, Margariti: Statistikat e 6-mujorit të parë janë optimiste

Tre artistë me një ekspozitë të përbashkët, mbi 50 vepra arti në pikturë dhe skulpturë që prezantohen për herë të parë

Miron Kotani: Muzika shqiptare është pothuajse e izoluar, problem mbeten politikat e institucioneve kulturore kryesore në vend
