Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Nesër premiera e filmit “Jeta mes Ujërave”, një dramë me ngjarje në Tiranë

Postuar: 19/07/2017 - 07:42

Filmi artistik “Jeta mes Ujërave” vjen premierë nesër në ekranin e kinemasë. Me skenar dhe regji nga Ardit Sadiku filmi sjell një tjetër histori shqiptare. Në role regjisori ka angazhuar një kastë aktorësh, të cilët këtë herë janë pjesë e filmit të tij më të fundit artistik me metrazh të gjatë. Regjisori bën me dije se për filmin e tij që i takon zhanrit dramë ideja nisi që nga titulli i një gazete që ka lexuar. “Isha duke pirë kafe dhe pashë një titull në gazetë, që më tërhoqi vëmendjen. Pas disa ditësh po e mendoja dhe fillova ta vizualizoja në mendje, derisa filmi u bë komplet i qartë për tu hedhur në skenar gjë, që më mori rreth 1 javë, por që kam rishkruar pak gjatë xhirimeve për tu përshtatur më shumë me vendet e xhirimit dhe aktorët”, tregon regjisori. Zhanri i filmit është dramë dhe ka si temë jetën e një mekaniku të pakënaqur dhe gruan e tij të papunë që përballen me zhdukjen e papritur të vajzës së tyre.

“Ngjarjet filmi i vendos në Tiranë në një zonë urbane. Skenarin e kam shkruar në një formë që mund të xhirohej kudo pasi tema nuk lidhet shumë me vendndodhjen. Në këtë film kam trajtuar mungesën e komunikimit, keqmenaxhimin, dëshirën për të mos punuar gjë që është shumë e theksuar në ish-vendet komuniste, rinia që kërkon të emigrojë për arsye ekonomike, duke harruar që ndryshimi i mentalitetit ka më shumë rëndësi sesa ndryshimi i vendndodhjes”, shton më tej regjisori Ardit Sadiku. Në film Agimi është kryefamiljari luajtur nga Kastriot Shehi, një baba që vetëm punon duke menduar që ka përmbushur detyrat familjare. Drita është kryefamiljarja e luajtur nga Jorida Meta, ajo është e papunë e kapur nga rutina e përditshme dhe padëshira për të bërë diçka. Ermela është vajza e luajtur nga Enxhi Cuku, ajo studion për piano dhe është shumë e dhënë pas rrjeteve sociale. Në shtëpi ajo përballet me të ëmën, që i cakton detyra, ndërsa babain e sheh rrallë, pasi ai i shmanget shtëpisë. Aktorë të tjerë në role janë edhe Klodian Hoxha, Ermela Ruri, etj. Aktorja Ebnxhi Cuku një emër i njohur dhe i vlerësuar tashmë nga publiku tregon se është një rol, ku mund ta gjejnë veten në histori të tilla shumë vajza. “Unë luaj vajzën në një familje ku mungon komunikimi, dhe mundohem të gjej atë dashuri që më mungon në rrjete sociale, në të panjohur dhe arratisem nga shtëpia. Është një rol ku mund ta gjejnë veten në një histori të tillë shumë vajza”,  tregon për rolin e saj aktorja Enxhi Cuku.

Filmi  dhe bashkëpunimet

Regjisori Ardit sodiku vlerëson dhe bashkëpunimin për këtë projekt të tij me drejtorin e fotografisë Endrit Shkreta. “Pasi e mbarova skenarin fola me drejtorin e fotografisë Endrit Shkreta, i cili u shpreh shumë i gatshëm të ishte pjesë e projektit dhe nga kjo fillova të krijoj dhe vrullin e duhur për të kompletuar ekipin dhe aktorët”, vijon regjisori. Filmi do të vijojë ditët për publikun në kinema. Regjisori bën me dije se që në momentin e parë që shkruajti skenarin u nis me idenë që filmi të kishte një projeksion tradicional dhe një premierë televizive, por nuk do të mungojnë dhe festivalet. “E kam dërguar filmin në disa festivale të njohura, por që mbetem në pritje për përgjigje. Tema e filmit është universale dhe kjo ndoshta do të jete një plus”, shprehet regjisori Ardit Sadiku. Vendet e xhirimit sipas regjisorit ishin shumë afër me njëri-tjetrin duke bërë që koha e xhirimit të reduktohej shumë. “Kjo me ndihmën e as. regjisorit Mateo Cingu, i cili krijoi një orar xhirimi logjistik. Kemi hasur vështirësi të vogla si në çdo projekt, por që ekipi ishte i sinkronizuar dhe ja kemi dalë mbanë”, pohon ai.Premiera e filmit "Life Between the Waters" (Jeta mes Ujërave) është nesër në mbrëmje në kinemanë Cineplexx në TEG.

 Nga Julia Vrapi

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 49

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/11/2018 - 07:41

 Fundjava sjell në skenën e teatrit “Metropol” veprën teatrore “Ditari i Ana Frank”. Drama është mirëpritur nga publiku.

Postuar: 17/11/2018 - 07:39

  Ekspozita “Breza në artet figurative” vjen në edicionin e katërt në Muzeu

Postuar: 17/11/2018 - 07:37

 Në edicionin e 21 të Panairit të Librit shkrimtari Ismail Kadare ishte me lexuesit për prez

Postuar: 17/11/2018 - 07:35

 Autorë të njohur me vepra të suksesshme prezantohen këto ditë në edicionin e 21 të Panairit

Postuar: 16/11/2018 - 17:08

Shqipëria do të përballet me Skocinë ditën e shtunë në takimin e vlefshëm për Grupin 1 të Ligës

Postuar: 16/11/2018 - 07:27

Në Pallatin e Kongreseve, Shoqata e Botuesve Shqiptarë organizoi konferencën "Sfidat e lexim

Postuar: 16/11/2018 - 07:25

Teatri “Zihni Sako” në qytetin e Gjirokastrës në 50 -vjetorin e tij ka sjellë dhe edi